Fatbardhe Hetemaj: Një shqiptare, në garë për Parlamentin finlandez

Nga: ERMIRA ISUFAJ

U largua së bashku me familjen një ditë me mot të keq, nën retë e plumbave dhe luftimeve që asokohe zhvilloheshin në Kosovë. Synimi ishte i njohur: për një jetë më të sigurt dhe më të mirë. Sot, 27-vjeçarja është një emër i përfshirë bindshëm në hapësirat politike të kryeqytetit finlandez, Helsinkit. Këtë të diel, ajo kërkon votat e qytetarëve për një mandat deputeteje në zgjedhjet lokale që zhvillohen atje.
  • Vajzat e moshës së saj i kanë thuajse të njëjta standardet e jetesës dhe kërkesave ndaj vetes. Ose janë në fazën e kualifikimeve profesionale, ose i gëzohen një vendi pune. Të qenët e huaj nuk e stepi aspak kosovaren 27-vjeçare. Nuk u mjaftua vetëm me sigurimin e jetesës apo me çështjen e integrimit, por të bëhej zëri i atyre që nuk kanë guximin e saj. Vajza nga Skënderaj do të grumbullonte shumë të rinj rreth vetes, që si ajo mjaftohen vetëm me ankesa, por duan t’i zgjidhin probleme si racizmi, problemet ekonomike, izolimi i të rinjve etj. Vitin e kaluar, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Helsinki, ajo kandidoi për postin e deputetes së Partisë Konservatore, duke fituar 4719 vota, nga 5000 të nevojshme. Ndërsa, këtë të diel, ajo garon sërish për të njëjtën forcë politike, por në zgjedhjet lokale, sfidë elektorale prej së cilës pret edhe fitoren.

Hetemaj-Fatbardhe-220x300.jpg


Kosovarja 27-vjeçare, e përfshirë në politikë
Ditët e para të jetës së re në Helsinki, ndonëse vetëm një fëmijë, iu dukën si ëndërr. Jo vetëm mungesa e sigurisë fizike, pasi shtëpia e saj në komunën Skënderaj të Kosovës e shumë të tjera u bombarduan gjatë luftës, por edhe fakti që të dy prindërit juristë mbetën pa punë, ishin arsye të mjaftueshme që familja Hetemaj të mendonte si zgjidhje emigrimin në Perëndim. Pa e ditur se një ditë mbiemri i tyre do të përmendej aq shumë, e do të reklamohej nëpër rrugët e kryeqytetit finlandez, më së shumti në kohë fushatash elektorale, kjo për shkak të vajzës së familjes, Fatbardhës.

HEMETAJ-200x300.jpg


E prirë gjithnjë drejt çështjeve shoqërore, me problematikat, por edhe zgjidhjet që parashtrohen, 27-vjeçarja mundi të gjejë terrenin e përshtatshëm që përmes politikës të mund të ndikojë në çështje me rëndësi, kryesisht ato që i përkasin target-grupit të saj moshor, në shtetin të cilit i takon prej shumë vitesh, si një shqiptaro-finlandeze.

“Vendosa të hyj në politikë, sepse që nga fëmijëria gjithmonë më kanë interesuar dhe magjepsur punët e shoqërisë, dhe mundësia për të pasur ndikim në to. Shtysat parësore ishin dëshira e madhe për të ndikuar në aktivizimin e shoqërisë, duke u kujdesur për të në mënyrën e duhur. Mendoj që politika duhet të ushtrohet në bazë të vlerave. Dhe kur kandidova në 2011-n, nga rezultati i përftuar kuptova që kisha shumë përkrahës rrotull vetes me ide, opinione dhe vlera të ngjashme me të miat, e të vlefshme për shoqërinë finlandeze”, shprehet Hetemaj.

Në sfidën elektorale të vitit të kaluar i munguan 147 vota për t’u ulur në karrigen e deputetes, por edhe vendi i zëvendëses në rast të mungesës apo lënies së mandatit të deputetit përkatës nuk e pa me syrin pozitiv. Vendosi të rikandidojë për të njëjtat arsye, për të cilat i hyri politikës. Këtë herë, ajo garon në zgjedhjet elektorale për Partinë Konservatore, me bindjen se do të mbledhë numrin e nevojshëm të votave, pas një fushate të gjatë elektorale dhe faze parapërgatitore, përpara se finlandezët këtë të diel t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.

HEMETAJ2-300x242.jpg


Femër?! Asnjë pengesë për të bërë politikë
Edhe pse sistemet politike ndërrojnë, në cilindo vend të botës është prirje njerëzore që politikës kaherë t’i vishet kostumi dhe kravata burrërore. E identifikuar kështu, jo vetëm se shifrat e përfshirjes së grave në politikë janë në minorancë, krahasimisht me ato të burrave, me gjithë “tentativën” pozitive për barazi gjinore në nivele drejtuese dhe politike, sërish femra në politikë është një imazh i servirur ndryshe.

“Nuk mendoj se është e vështirë të jesh e përfshirë në politikë, vetëm pse je femër. Të paktën, në Finlandë unë nuk e ndiej si dallim mes meje dhe meshkujve, ndofta edhe sepse gjinia nuk luan rol të madh. Në politikë gjithnjë kemi sfida dhe ato fitohen me mundin që ne vetë japim, gjithashtu me përkrahjen e familjes, shoqërisë e kolegëve. Unë dua të hyj në Parlament, që të mund të ndikoj në zgjidhjen e gjërave, të cilat nuk janë korrekte në opinionin tim. Pse vetëm të ankohem për to, kur mund të kem mundësinë t’i ndryshoj? E ndiej si obligim të marr përgjegjësi dhe të veproj në shoqëri. Finlanda, edhe pse një shtet me mirëqenie, ka mjaft probleme në radhët e të rinjve, izolimi, vetmia e tyre, çka më shqetësojnë vërtet”, thekson Fatbardhe Hetemaj, kandidatja shqiptaro-finlandeze për Partinë Konservatore.

Nëse angazhimi parësor për të mbetet politika, kjo nuk do të thotë që interesat apo kënaqësitë përtej saj mbeten jashtë pritshmërive të Fatbardhës. Ajo gjen kohë të lirë për t’iu kushtuar edhe miqve të ngushtë, familjes apo leximit, që është një nga lëmet e preferuar të 27-vjeçares, ndërsa thekson se televizionin e ndjek vetëm atëherë kur luajnë futboll dy vëllezërit e saj, Përparim dhe Mehmet Hetemaj, të cilët luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë të Italisë.
 
Titulli: Fatbardhe Hetemaj: Një shqiptare, në garë për Parlamentin finlandez

sa fikism i kam kto vendet skandinave baaaaaa baaa
 
Pe: Fatbardhe Hetemaj: Një shqiptare, në garë për Parlamentin finlandez

Qenka dhe e mire ne pamje...
 
Titulli: Fatbardhe Hetemaj: Një shqiptare, në garë për Parlamentin finlandez

Hajde vnds..:)..hallal i koft,per deri sa nuk i mungon zgjuarsia ka aftesi komonkimim do arrije lart.
Pact fat, te realizoj me sukses ate qe a filluar..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top