Fan Noli

CoNNecT

Administrator
Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letësinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teater. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teater nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publiçistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
 
Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" në Amerikë, në përmbledhjen "Albumi". Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.
Poezia e parë e Nolit është "Tomsoni dhe kuçedra„ (1914), ku Noli shpërthen me forcë kundër tradhtisë së feudalëve me Esat pashë Toptanin në krye. Pas saj Noli botoi poemën "Jepni për nënën", e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqipëtarëve, kudo që të ndodhen, të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë, të cilën elementët anti kombëtare e kanë çuar në greminë.

Cilët bij të tradhëtuan
Dhe të dogjën dhe të shuan
Dhe të lan' o shkab` e ngratë
Pa fole, pa zogj, pa shpatë,
Këta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet që t'i shtypni

Që në këto dy poezi bien në sy dy karakteristika të krijimtarisë së Nolit: frymëzimi nga ngjarjet aktuale dhe qëndrimi i rreptë e i prerë antifeudal. Pas revolucionit të qershorit Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë tij më të fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellë e Dragobisë", "Himni i flamurit„ etj.
Dy të parat janë elegji për L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit, të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji, nga Zogu. Në këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë, e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastr të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e A.Zogut:

Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë,
me tre plumba na i ranë,
na e vranë e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.

………………………………..
Nëno moj, ç'është përpjekur.
Gojëmjalt'e zemërhekur,
Syrgjyn gjallë e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.

Te "Shpella e Dragobisë„ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarisë popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie, por e gjithë poezia shpreh duf, revoltë e kushtrim për luftë;

Thon' u shtri e thonë u vra,
por t'i s'vdiqe or Baba,
as te Shkëmb' i Dragobisë
as te zemr', e djalërisë!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë.
Me ngjyrë epike e emocion të fuqishëm është shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombëtar që simbolizon qëndresën e paepur të popullit tonë gjatë 2000 vjetëve për të ruajtur kombësinë, vazhdueshmërinë e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabë
O vend e vatër, o nën' e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
flamur i kuq, flamur i zi.

Poeti pasi rendit gjithë luftrat e mëdha e të gjalla të popullit për liri, nën këtë flamur, thekson një antribut të ri të tij, që e ka përfituar në lëvizjen për demokraci : flamur i madh për vegjëli.
Poezi me motive biblike siç janë "Moisiu në mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti në kamzhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqëzimit", "Shën Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjatë viteve 1920-1924.
Pavarësisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanë as frymë as karakter fetar. Të gjitha së bashku, krijojnë një autobiografi në vargje të Nolit gjatë dhe pas Revolucionit të Qershorit.
Kështu p.sh., në poezinë "Krishti me kamxhik", Noli aludon për rolin dhe programin e vet të viteve 1921-1924. Në këtë konceptim qëndrojnë edhe poezitë "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqëzimit". Krishti simbolizon figurën i cili, si ai, do të jetë mbrojtës i masave të varfëra nga shfrytëzimi dhe tirania. Në këto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmës së paditur për heroin çlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund të arrijnë fitoren e ëndërruar, Në këto poezi, sidomos te "Krishti me kamzhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetër e rëndësishme e Nolit se toleranca duhet përdorur me kujdes. Larot dhe tradhëtarët feudalë duhen shtypur me dhunë, ndryshe ata rrezikojnë fitoren e arritur.
Momente të jetës së vështirë të Nolit në emigracion trajtohen në mënyre alegorike edhe në poezinë "Moisiu në mal". Këtu nëpërmjet simbolit të Moisiut, kryeprofetit të dhjatës së vjetër që simbolizon udhëheqësin, autori flet për përpjekjet e veta, idealet dhe luftën e tij për çlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dëshpëruar për disfatën e tij, por nuk është pesimist për të ardhmen e popullit të tij.
Një nga poezitë më të fuqishme të këtij cikli është "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtëzakonisht të goditura demaskon figurën e Zogut-Baraba.

Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Figura e Zogut dhe gjithë tiparet anadollake të qeverisë së tij, Noli i ka demaskuar edhe në poezinë e fuqishme "Kënga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shën Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri në sarkazëm gjithë renegatët e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimër del behari
s'ka si zjarr.

Nga poezitë më të mira të Nolit janë "Anës Lumejve", "Rend or marathoromak". Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve, të vetmit tek të cilët i ka varur shpresat ai. Pas kësaj vjen besimi në fitore, drithërima e poetit që ndjen nga larg se së shpejti do arrijë nëpërmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytëzuesin e pushtetin feudal të Zogut. Ky është dallimi i Marathonomakut të Nolit nga Marathonomaku i Greqisë së Lashtë i cili lajmëroi fitoren ndaj ushtrisë së huaj.
Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit , por poezinë shqiptare në përgjithësi. Vargje si:

Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerë-mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë
Pranë sofrës i pangrënë
Pranë dijes i panxënë
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur

Janë ngjethëse edhe sot dhe mbeten gjithnjë aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja për kryengritjen në këtë poezi dallohet nga gjithë krijimtaria tjetër poetike e Nolit dhe e ka mbështetjen në vetë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, të cilat kishin tronditur prej kohësh jetën shoqërore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku më tepër trajtohet problemi i kuptimit filozofik të dashurisë si forcë jetëdhënëse.
Poezia noliane është një poezi novatore, sepse pasqyron idealet më përparimtare të shoqërisë shqiptare të viteve 20-30, idealet më demokratike, me një forcë artistike të jashtëzakonshme e me një formë origjinale. Shprehja poetike e tij përbëhet nga një mendim sintezë liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese të protestës. Ritmi i marshit i jep kësaj poezie gjallëri të vazhdueshme e tone optimiste. Në vargjet e Nolit realizmi eshte gërshetuar me frymën romantike të ëndërrës e të shpresës, po aq ngushtë sa është gërshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftës për liri shoqërore me tolerancën shoqërore e lirinë e individit Noli ndoqi modelët poetike klasike, por pati një ndikim të ndjeshëm nga poezia popullore. Në poezinë e tij figuracioni popullor i shkrirë në zjarrin e frymëzimit dhe me frazeologjinë e zgjedhur e të pasur të gjuhës së folur ka sjellë vargje me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse. Duke përdorur me mjeshtëri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike të jetës shqiptare.
Krahas veprave të shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masës dhe përpjestimit, gjë që ndihet edhe në prozën e tij të rrjedhshme, konçize, me një kompozicion të saktë. Noli përdori fondin e pasur të gjuhës shqipe, duke aktivizuar edhe fjalë të vjetra e duke krijuar të reja, si dhe duke futur në funksion edhe fjalë të huaja, ndaj themi se është ndër pasuruesit më të shquar të gjuhës sonë.
*******************************
Personalitet i shquar jo vetëm i letërsisë, po i gjithë kulturës shqiptare, Noli dha kontribut të madh në shumë fusha. Ai është poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe përkthyes i rrallë, që me veprat e tij i dha një ngjyrë të re letërsisë shqiptare. Krahas kësaj ai është njeriu i veprimit.
Si patriot i madh ai bëri ç'ishte e mundur në fushën e diplomacisë për ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit, i cili edhe pse dështoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do të shembej shumë shpejt. E gjithë veprimtaria e tij ishte një bazë e fuqishme për zhvillimet e mëvonshme shoqërore, politike, kulturore artistike në Shqipëri. Veprat e tij kanë hyrë në fondin me të cilin kontribuon populli ynë në kulturën botërore.
 
veprimtaria

Publiçistika
Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publiçistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristkat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A.Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj.
Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zenë një vend krejt të veçantë në publiçistikën shqiptare.

Kritika letrare
Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të Nolit, por edhe që pikëpamjet e tij mbi artin, mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjeshtë çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Veç kësaj ai kujdeset në gjithë shkrimet e tij kritike që të konkludojë, duke u bërë një jehonë e problemeve shoqërore më aktuale botërore e shqiptare. Introduktet për tragjedinë "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar" , ato për Dramën "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janë jo vetëm analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, por edhe kritika të ashpra ndaj realitetit e shoqërisë, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës. Veç introdukteve të mësipërme ai botoi dhe shkrime të tjera kritike, ku gjithnjë lexuesi ndien se si shkrihet në gjykimin e thellë përparimtar, në vlerësimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.

Studimet
Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj.
"Historia e Skënderbeut"është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjë, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj.
Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe te tij në formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV nuk ishte realizuar dot në shumë vende të Evropës. Për të krijuar atmosferën e kohës, për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare, që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane . Noli ka thurrur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burre shteti e diplomat. Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori, pa nënvleftësuar masat .
Ribotimet e veprës e ngritën cilësisht atë dhe punën e këtij studjuesi si historian. "Historia e Skënderbeut" e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh.

Shqipërimet artistike
Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqiptare. Por këtë nuk e arriti vetëm se ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqisht, latinisht, frengjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mire thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare, kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundi të zgjedhë e të përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botëror, që jo vetëm e pasuronin kulturën tonë kombëtare por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar.
Punën e përkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyri punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do t'a bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj.
Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi përkthimin e "Rubairave" të O.Khajamit nga Noli tha : "Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di në ia kalojnë përkthimeve të Fan S.Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes, që janë të dorës së parë ".
 
Fan S.Noli

Fan Stilian Noli, një nga personalitetet më të shquara të Shqipërisë, kujtohet si një figurë e shquar dhe e shumëanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri shteti. Noli lindi në Qytezë, fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë, në 6 janar të vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë shqiptare e bënë atë, demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijimtarisë poetike shqiptare.
fan-noli.jpg

Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ai shkoi në SHBA ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite Noli krijoi vargjet e para dhe nisi edhe shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të. Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare. Si prift ortodoks për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këtë vend në prani të princit Vilhelm Vid.

Noli si politikan
Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920. Ai u bë figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. “Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare”, mendojnë edhe sot një pjesë e historianëve. Me rrëzimin e qeverisë së tij Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.

Veprimtaria kulturore dhe atdhetare
Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Noli shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim.
423px-FAN_NOLI.jpg
Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. Ai vdiq në Florida në mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.
•turizmi.com•
 

Attachments

  • 423px-FAN_NOLI.jpg
    423px-FAN_NOLI.jpg
    77 KB · Shikime: 0
Titulli: Fan Noli

Syrgjin vdekur.
(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
---------------------------------------------
Anës Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.

Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?

Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
ا'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!

اirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

اakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
---------------------------------------
Fryn moj Erë

Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Nga ata male, moj erë trime,
ç'lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.

Syri m'u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.

Atje tek losnja në fush' të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj'çup' të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erë, etj.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par'a çupën,
për kë të bënte më par'vajtim?
Fryn, moj erë, etj.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
اava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, etj.

Moj er'e rreptë, erë malsore,
shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m'u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, etj.

Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë
dhe un'i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott'e mi.
Fryn, moj erë, etj.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh,
dhe lott'e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t'i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er'e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr'e saj.
--------------------------------------------------

Te rrosh a te mos rrosh (perkthim)

Hamleti
William Shakespeare

Te rrosh a te mos rrosh – kjo eshte ceshtja:
M’ e lart’ eshte valle te durosh.
Hobe, shegjeta fati te terbuar
A te perballsh nje det te turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japsh. Te vdec – te flesh –
Jo me – dhe me nje gjume te mbarosh
Cdo zemer-dhembje, mijera tronditje,
Qe trupi prej natyres trashegon.
Ja nje qellim qe duhet desheruar
Me gjithe shpirt. Te vdec – te flec; te flec?
E nofta t’enderrosh! ah, ketu ngec;
Se c’ endrra shohim n’ ate gjume-vdekje,
Passi na shkundet kjo peshtjellj’ e mortme,
Kjo frike na qendron; ja aresyja
Qe aq’ e zgjat nje jete me mjerime;
Se kush duron perbuzjen dhe kamcikun’ e botes,
Zullumn’ e shtypesit, perdhunen e krenarit,
Lengimn’ e dashuris’ se paperfillur,
Vonimn’ e ligjes, goje-cthurjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, qe cdo vlere zemer-gjere
Nga te pavlershmit merr, kur munt t’ a lanje
Hesapin fare me nje cope thike?
Kush valle barra mban e kush dersin,
Renkon nene nje jete te merzitur,
Po vetem tmerr’ I asaj dic pas vdekjes –
Vendit te pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhetari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajme te ligat qe po kemi
Se sa te hidhemi n’ato qe s’ dime.
Keshtu na ben ndergjegjia gjuh’ frikace;
Keshtu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutes
Semuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe pllane te medha e rendesore
Ndalen, percajne rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e veperimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjell, ne lutjet
Mekatet m’ I kujto te gjitha…
---------------------------------------------------
Rent or Marathonomak

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u çthur ordi e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!

Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush' e brek mi brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!

Ke një plagë, po s'e the,
Djers' e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!

T'u tha gryka, po s'të pihet,
T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrë kaqë s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!

Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra brinjët t'i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s'janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan' e që të çquan
Dhe fuqinë t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
ا'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok' u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!
----------------------------------------------------
Himni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmb Romani, as Venecjani,
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që linde Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
اpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj përdhè u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë prie Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri
 
Last edited by a moderator:
Pe: Fan Noli

Noli 81 vjeç, një miku: “Nuk takohemi dot sot. Studioj për provime”
Kur ishte tetë vjeç, e çonin në shkollë të futur në një thes, ngaqë s kishte qejf


Ishte i zoti t ia dilte po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare
Ai ishte paksa vetmitar. Nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale

“Nuk e njihja peshkop Nolin derisa u martova. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. Burri im ishte mik shumë i mirë i tij dhe ata kishin lidhje të ngushta. Zyra e “Vatrës” ndodhej në Huntington Avenue në Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranë saj në Blagden Street, kështu që ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. Apartamenti i tij ishte shumë i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtë, shumë pak mobilje, por shumë libra.-Kështu rrëfen për studiuesin tonë Nasho Jorgaqi, njëra nga bashkëkohëset e Nolit, Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Botë, “Dielli”, Qerim Panaritit. - Peshkop Noli na vizitonte dy herë në vit. Ai e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, sepse çalonte pak dhe e kishte akoma më të vështirë të zbriste. Fakti që ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumë i çuditshëm sepse burri im ishte mysliman, megjithatë, ai ishte shumë i afërt dhe i devotshëm ndaj peshkopit. Ai e çmonte aq shumë peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh në kishë.
“A mendoni se dallimi fetar u lejonte të kishin marrëdhënie madje më të afërta?” Pyetjes së studiuesit Nasho Jorgaqi, znj. Sara Panariti i përgjigjet me “po”. “Peshkop Noli kishte sens të shkëlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte: Pse nuk bëhesh prift? Do të ishe prift i mirë dhe gruaja jote ka karakter të këndshëm, kështu që do të bëhej priftëreshë e mirë”. Ai qeshte edhe me veten,- vazhdon rrëfimin e shoqja e mikut të Nolit.- Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumë gjëra të përbashkta. Qëllimi i tyre mbizotërues ishte përkushtimi ndaj çështjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Që të dy ishin të interesuar për shtimin e koleksionit të literaturës shqiptare, sepse kur erdhën shqiptarët në fillim në Amerikë, nuk kishte asgjë. Peshkop Noli përktheu shumë libra, mes të tjerash Shekspirin dhe “Rubairat” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinë e Skënderbeut” në shqip dhe në anglisht dhe përktheu shumë poezi origjinale; shkroi edhe shumë pjesë liturgjike. Përmes përpjekjeve të burrit tim dhe të shoqërisë “Vatra” u organizua një banket dhe të ardhurat iu dhanë peshkopit, që t i përdorte për botimin e librit “Bet hoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri për Skënderbeun u botua nga “Vatra”, kur burri im ishte botues i “Diellit”
Fan Noli në Harvard
“Në artikujt që ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti në Harvard, sepse vendosi të krijonte një bazë të mirë në anglisht me qëllim, që të kryente atë punë që donte të bënte. Fan Noli mund t ja dilte në të dy botët. Shumë herë anëtarë të klerit të huaj ose gazeta të huaja mund të funksionojnë vetëm në gjuhën e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t ja dilnin po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare.
Noli zbulohet si talent i aktrimit dhe notar
Fan Noli kishte aftësi dramatike dhe ndoshta mund të ishte bërë aktor shumë i mirë. Grupi teatral ku kishte marrë pjesë u shpërnda, pasi mbeti në mes të katër rrugëve në Egjipt, pa para. Ai duhet të ketë pasur aftësi dramatike, ndryshe nuk do të mund të mbante të mbërthyer për një kohë aq të gjatë ata që e dëgjonin. Ishte shumë tërheqës, kur fliste ai, ti e dëgjoje. Disa herë kam ndjekur shërbesat e kishës vetëm për të dëgjuar zërin e tij, sepse duke mos qenë shqiptare, nuk e kuptoja gjuhën. Ai shprehej bukur. Ai ishte në formën e tij më të mirë, kur fliste para auditorit. Bënte që çdo gjë të dukej e gjallë. Kishte një zë të mrekullueshëm, të fortë dhe kumbues (tingëllues).
“Kur flisnin me njëri- tjetrin, im shoq, Qerimi dhe Noli, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letërsia, nga arti te historia, por subjekti për të cilin flisnin më shumë ishin Shqipëria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar për nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Por nuk flisnin ndonjëherë për sportin, edhe pse burri më thoshte se peshkop Noli kishte qenë notar i shkëlqyer dhe shumë i fuqishëm. Megjithatë, ai nuk kishte shumë kohë për gjëra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diçka. Kjo ishte e mrekullueshme!
Noli kënaqej me piknikët e shqiptarëve të diasporës
Peshkopi kënaqej kur shkonte në piknikët e shqiptarëve, ku do të ulej e të rrinte me anëtarët e rëndësishëm të kishës. Ai ishte vegjetarian dhe pëlqente frutat, kështu që në këto piknike do të gjendej gjithmonë një shportë me fruta për të. اfarë shihnin tek Noli si njeri?Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonë se ndodhesha në praninë e një njeriu të madh.
Ai ishte shumë tërheqës. Kishte diçka në zërin e tij dhe në mënyrën se si fliste. ثshtë një cilësi që jo gjithmonë mund ta përcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonë. Thjesht e ndjej se po flisje me një njeri me aftësi të mëdha, me njohuri të thella dhe shumë i përkushtuar. Nga ana tjetër, ai rrallë zbulonte ndonjë gjë për veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonë për kauzat e për të tjerët. Nuk besoj se mund t i afroheshe shumë në planin personal. Në themel, Fan Noli ishte njeri i drojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetëm dhe këtu nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale.
“A mendoni se i vinte ndonjëherë keq që nuk ishte martuar?” Kjo pyetje pikante e studiuesit, prof. Nasho Jorgaqit, merr kete përgjigje nga znj. Panariti: “Nuk e di. Im shoq më ka treguar, sesi një herë ai dhe peshkop Noli shkuan në varrimin e dy vllezërve të rinj shqiptarë, që ishin vrarë në një aksident
automobilistik. Mbas varrimit, burri im e çoi Nolin me makinë në apartamentin e tij në Blagden Street. Gjatë rrugës së kthimit, Fan Noli i tha pak a shumë tim shoqi. A e di, ne nuk e patëm kurrë kënaqësinë e fëmijëve, por nuk do të kemi kurrë as tragjedinë e tyre”.
Peshkop Noli ishte njeri shumë i respektuar jashtë bashkësisë shqiptare. Ai linte përshtypje të mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog në Harvard kishte shkuar në Shqipëri për të drejtuar një sërë studimesh antropologjike. Ai botoi një libër me titull “Mali i gjigantëve” (The Mountain of the Giants&rdquo) dhe i kishte kërkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim të lexonin dorëshkrimin për t u siguruar që materiali historik ishte i saktë. Një mbrëmje na ftoi të treve për darkë. Mysafirë të tij ishin disa njerëz shumë të shquar që kishin lidhje me Harvardin si dhe një anëtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit në Uashington. Vëmendja e gjithsecilit atë mbrëmje ishte përqendruar te peshkop Noli. Të gjithëve
u bënë shumë përshtypje njohuritë e tij për historinë e Ballkanit. Ai ishte në qendër të vëmendjes. Ajo qe një mbrëmje e mahnitshme dhe ai, një tregimtar shumë i mirë.
Një histori shumë zbavitëse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin për darkë, një të shtunë mbrëma. Ndoshta ishte 81 vjeç dhe ishte duke mësuar aramaishten në Harvard. Një ditë më telefonoi për të më pyetur nëse do të më vinte keq, po të ndryshonte ditën, sepse i kishte dalë diçka tjetër. I thashë se nuk më vinte keq dhe ai mu përgjigj: “Kam provime dhe më duhet të mësoj”. Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeç. Po, kështu që nuk është kurrë vonë të mësosh për provime. Vërtetë zbavitëse! “Duhet të ketë qeshur, kur ja u ka thënë këtë” -Po, qeshi. Qeshi. Një herë tjetër kur ishte i ftuar për darkë, mori në telefon për të na thënë se i kishte ndodhur diçka me protezën e dhëmbëve, kështu që nuk do të ishte në gjendje të përtypte asgjë. Mu desh të përgatisja diçka të bollshme që mund ta hante. Ai hëngri supë me zarzavate dhe më pas hëngrëm tortë me luleshtrydhe, që ai e shijoi plotësisht.
Peshkop Noli e dashuronte muzikën. Ai e kishte bërë zakon të shkonte çdo të premte mbasdite në koncert simfonik. Ato pak herë kur nuk mund të shkonte, ma jepte mua biletën e tij. Kishte një vend të hatashëm; ishte në llozhën e parë mbi skenë. Kur kisha vajtur në koncert përpara se të martohesha, isha ulur në llozhën e dytë nga nuk shihej asgjë.
Noli, mes studiuesve të Shekspirit, në Shtëpinë e Bardhë
Në qershor 1964, lexuam në gazetën “Neë York Times” se në përkujtim të 400 vjetorit të lindjes së Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar një mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë për studiuesit e Shekspirit. Megjithatë, jo shumë njerëz kishin dijeni për përkthimet e peshkop Nolit në shqip të Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do të dëshironte të shkonte. Atëherë, ai i shkroi një letër shumë të këndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeç dhe nuk e kishte parë kurrë nga brenda Shtëpinë e Bardhë. Ai mendonte se peshkop Noli do të kënaqej shumë po ta ftonin edhe atë. Mbas një jave peshkopi mori një ftesë. Duhet të jetë tronditur! Po, u trondit, sepse atje ishin të gjithë studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim për t i thënë se presidenti Johnson i dërgonte të fala. I tillë ishte humori i tij.
Burri im e admironte shumë peshkopin. S kish gjë që të mos e bënte për të. Ai filloi fushatën për të mbledhur para që t i blinte peshkop Nolit një shtëpi në Florida, ku ai të shpëtonte nga muajt e hidhur e të ftohtë të dimrit. Të gjithë mendonin se ajo ishte një marrëzi, se nuk do të mblidheshin kurrë aq para sa duheshin. Por i mblodhën.
Poezitë e peshkop Nolit u botuan te “Dielli në kohë të ndryshme. Ai përktheu shumë nga poezitë e Viktor
Hygoit, që do të thotë se e njihte mirë frëngjishten. Përktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte shumë i sëmurë, peshkopi i tha burrit tim se dëshironte që ato poezi të botoheshin si libër, ndryshe do të humbisnin po të varroseshin në faqet e “Diellit”. Pas vdekjes së peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarë adhurues të Fan Nolit, që kontribuan për shtypjen e librit. Padyshim që peshkopi nuk e pa kurrë librin. Peshkop Noli kish dashur që pas vdekjes librat e bibliotekës së tij t ia dhuronte Bibliotekës Publike të Bostonit. Në atë kohë, për disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atëherë, sekretarja e tij Mary Johns, i dërgoi ato në Shqipëri. Qenë volume të tëra dhe u desh të bëheshin arka druri për transportimin e tyre. “Si, nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo një marrëzi?”, pyet prof. Jorgaqi. “Po, kështu ishte. Tani ata do të ishin shumë të kënaqur t i kishin ato libra”.

Djaloshi rebel, që nga vitet e gjimnazit. E revoltonte padrejtësia
Gjatë viteve të hershme të shkollës, ai kishte qenë rebel, kishte protestuar për pushimin nga puna të një prej mësuesëve të tij të gjimnazit; jo se autorietet nuk kishin të drejtë të pushonin mësuesin, por Noli nuk mund të lejonte ta bënin këtë pa dhënë asnjë arsye. Theofani besonte gjithmonë në barazinë dhe lirinë për të gjithë njerëzit. Ai besonte në barazinë, në kuptimin që askush nuk mund të kishte të drejta mbi një individ tjetër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kishte ndryshime klasore; sigurisht që disa njerëz do të ishin më të pasur, disa më inteligjentë, disa më të aftë se të tjerët; megjithatë të gjithë duhet të kishin mundësi të njëjta. Noli besonte te Krishti, si tek profeti më i lartë. Ai kishte shumë humor. I donte fëmijët dhe muzikën, e donte edhe kishën. Ai nuk ishte thjeshtë anëtar i bashkësisë fetare, por ishte njeriu më i rëndësishëm i saj. Aftësitë e tij intelektuale ishin të mahnitshme. Fliste disa gjuhë, përktheu Shekspirin dhe Dhiatën e Re. Studioi muzikë, e dashuronte muzikën. Politika ishte një tjetër tipar i karakterit të tij. Pikësynimi më i madh i Nolit ishte të çlironte popullin shqiptar. Përmes përpjekjesh të palodhura, Noli arriti të siguronte ndihmën e presidentit ثilson, në çështjen e pavarësisë. Mbasi u takua me të në ثashington, D.C., ثilsoni i tha
Nolit se ai kishte vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe do ta përdorte në interes të Shqipërisë.

G.Ballkan
 
Pe: Fan Noli

[youtube]7rq7VDoN86I [/youtube]



Fan Noli me Faik Konicën!


[youtube]GYN3Kq2HbVg [/youtube]

Një fjalim i tij!

[youtube]xbJCcvAN9MU [/youtube]
 
MERR E ZGJIDH
A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane


A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.

A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar

A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare

Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore

Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit

Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres

Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje

Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat

A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine

Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share

Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.

A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine

A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet

Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru

Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.

- poezi nga Fan Noli
 
KENGA E SALEP SULLTANIT

Një mexhlis të math na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.


Fyt' i Floqit po pëllet
Top' i Krosit po kërcet:
Ç'është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin' e pamë mbret!


Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.


Koço Kotta, mjek hanxhari,
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
Sadrazem u-bë firari.


Dhe Feridi faqe ndron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit' e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon.

Dhe sarhosh Iljas Vrioni
Dehet, siç e do zakoni,
Bërtet: "Rroftë Napoloni!
Kështu tha dhe Ksenofoni!"

Se ç' u-çporr xhumhurieti,
Se ç'u-rahatos mileti, hi
Se Sulltanin prap' e gjeti,
Se, që kur e humbi, s'fjeti!


Ç'ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s'bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.


Se ç' na u-gëzua xhani,
Se ç'na preu Ramazani,
Se ç' na piu Italjani,
Rroftë pra Salep-Sulltani!

- poezi nga Fan Noli
 
Fan Noli – Marshi I Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

1586545401240.png
 
Last edited by a moderator:
Në munç

Në munç të mbash në kokë terezinë
Kur shokët çmendër dhe fajtor të nxijnë;
Në munç të kesh besim, kur të dyshon
Kushdo, dhe s’ka njeri që të beson;
Në munç të preç, dhe pritjen s’e kursen,
Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,
Në të urrefshin, ti s’i çan me brirë,
Dhe s’hiqesh as m’i mënçim as m’i mirë.

Në munç të çndërrosh e të mejtosh,
Dhe nga këto në mos u robërofsh;
Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë,
Dhe t’i shkelmosh të dy si kallpazanë;
Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth
Të drejtën dhe në lak syleshin heth,
Kur sheh kalan’ e jetës të rëzuar
Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar;

Në munç të vësh m’i grumbull çdo thesar,
Edhe t’i loç të gjitha me një zar,
T’i humpç edhe të nisësh përsëri
Pa thën’ asgjë për këtë batërdi;
Në munç të kesh një zemër, trup e kokë
Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,
Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,
Dhe të thërret vullneti: “Mbahu, or burrë!”

Në munç të zbreç në turm’ e të mbash nderin,
Të hash me mbretin, të pish me neferin;
Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,
N’i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;
Në munç për çdo minutë të përpjetë
Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë;
Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,
Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!


Perkthimi i Nolit Ne mundsh e R. Kipling
 
javes lumenjeve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Ps: e kam adhuruar recitimin e kesaj perle gjithmonë kur isha e vogël ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top