“Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Lauri

Anunnak
Hamdi Bushati (1896-1983),qe rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma te njohtuna shkodrane,ka ba me shume perkushtim,kambengulje dhe me ndershmenى shkencore e pune te palodhun,tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhe te dhana direkt nga goja e popullit,librin dyvolumsh me vlere te madhe historike “SHKODRA DHE MOTET”–“TRADITE,NGJARJE,NJEREZ”- te botuem (mbas vdekjes se Tij) ne Shkoder ne vitin 1999,me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”

I biri i Tij,mesuesi i njohtun z.Nexhmi Hamdi Bushati ne “Dy fjale per botuesin” nder te tjera shkruen:“Per botimin e kesaj vepre kane treguar interesim te veçante punonesit e Muzeut Historik te Shkodres dhe ata te Fototekes “Marubi” me ne krye drejtorin,Z.Mentor Quku,qe angazhoi dhe te ndjerin Vehbi Troshani per daktilografimin me cilesi te larte te ketij doreshkrimi. Po keshtu meritojne mirenjohje Z. Ali Kazazi e Visar Baia qe arriten te sensibilizojne dashamiresit e nismave kulturore duke mundesuar sponsorizimin e botimit te kesaj vepre. Me kete rast e ndjej per detyre te falenderoj Z. Prof. Dr.Zija Shkodra,Faik Luli,Islam Dizdari,Menduh Derguti,qe me pergatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre te kualifikuara ndihmuan qe ky punim te dilte sa me serioz.”.

bushati1_zpsi09smpfj.jpg

Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

“Siç dihet historikisht,kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren,shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman,te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam,nder ato vitet e okupacionit,ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres. Krahas myslimanve erdhen edhe kristjan.

Nga pikpamja etnografike dhe historike duhet ditur prejardhja e familjeve te shqiptarizuara si myslimane ashtu kristjane. Me gjithe gjurmimet tona mbi keto familje qe ekzistojne sot ne Shkoder,duhet te kene mbetur pa u permendur edhe te tjera,por shpresojme t’i zbulojme me vone. Njikohesisht kjo eshte nje çeshtje politiko-komplekse,qe meriton per t’u studjuar. Krahas interesit historik ky proces paraqet edhe vlere shoqerore,sepse evidenton psikologjine e shkodranit,bujarine e tolerancen e tij ndaj “jabanxhinjve”. Duhet dijtur se ne Shkoder ka edhe familje te shuara,sidomos ne periudhen e smundjeve epidemike,sikurse murtaja,kolera,etj. te shekujve 18,19. Me rast edhe keto familje do te mundohemi t’i zbulojme deri ku mundemi. Per prejardhjen e familjeve qe jemi duke i pershkruar nuk kemi dokumente konkrete,perveç te dhenave tradicionale te vete pjestarve te atyre familjeve,te cilet kane degjuar nga pleqt e tyre.”

Te ardhur ngaTurqia,Egjypti,Arabia,Dardanelet,Maroku,Tunizia,Algjeria,Siria,Dagistani,Sudani

Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende,por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si:etj:

familja Raxhimi (imam nga Egjypti),

familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit),

familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice),

familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut),

اukejt (artilier nga Turqia),

اakejt (personalitet zyrtar nga اanak-Kalaja-Dardanele),

Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame),

Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku),

Dilaverit (ushtarak nga Turkia),

Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit),

Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman),

Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti),

Rust (nepunes),

familja Kalact,familja Shehi (shehler me origjine arabe),

familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane),

familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit),

fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit),

familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal),

familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli),

familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel),

familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal),

familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit),

familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise),

familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani),

familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman),

familja Allajbegve (kolonel me origjine turke),

familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar),

familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).

Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder,qe formojne nji numer te vogel,jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart,sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise,te Tunizise te Sirise etj…. Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.

Familjet te ardhura nga Armenia,Greqia,Austria,Italia:

Nga Armenia: te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut,si:

familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe),

familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi),

familja Muzali (mjek). (nga Greçia):

familja Kacarosi (nepunes depoje duhani),

familja Ronkali (rrobaqepes),

familja Idromeno (arkitekt e piktor).

Te ardhun nga Austria,Vjena: familja Ingriz kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder,

Nga Italia:

familja Scanietti (artist),

familja Zamputti (mjek),

familja Tedeschini (mjek qe nga 1760),

familja Benussi (farmacist).

Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numuri i tyre nuk eshte i ndjeshem.

Podgoriçajt te ardhur nga Mali i Zi:Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha:

1) Gjate sundimit te Bushatlinjve,

2) Mbas Kongresit te Berlinit,

3) Gjate Luftes se I Botrore,

4) Gjate Luftes se II Botrore”. Podgoriçajt jane sllav musliman nga Podgorica,Shpuza,Nikshiqi o ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma te hershme,sidomos ato te dyndjes se pare,e ndjejne veten shqiptar dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“.

Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq),prej nga rrjedh sot familja Podgorica,

familja Bajri e cila dikur quhej Muxhiq,

familja Mandia (=Mandiq),

familja Osmani (=Osmanagiq),

familja Haveri (=Haveriq),

familja Uruçi (=Uruçeviq),

familja Bebeziq,

familja Sykaj (=Sykniq),

Juka (=Jukniq),

Llukaqi (=Llukaqeviq),

Halluni (=Hallunoviq),

familja Striniq.

Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.

Te ardhur nga tokat shqiptare,Ulqini,Tuzi,Kraja:Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini,Tuzi,Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriçajve,i ulqinakve,etj,i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”

Ne fund te pjeses se dyte jepen kumtesat vlersuese te kesaj vepre nga:

Prof.Dr.Jup Kastrati,Prof.Dr.Gazmend Shpuza te cilen e quen “Enciklopedi Albanologjike per Shkodren dhe shkodranet”,As.Prof.Dr.Artan Haxhi,As.Prof.Dr.Simon Pepa,Islam Dizdari,Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkoderes As.Prof.Dr.Mahir Hoti,Mentor Kopliku,shkrimtari i njohtun Fadil Kraja,Nikolla Spathari,Ahmet Osja,Artes Llazani si dhe Nexhmi Hamdi Bushati. Ka pase nji jehone jo te vogel ne shtypin shqiptare:”Gazeta Shqiptare” me 11.10.1998,“Rilindja Demokratike” 20.10.1998,“Rimbkambja” me 20.10.1998,“Drita Islame” tetor 1998,“Albania” me 21.10.1998,“Drita e Dijes” me shtator dhe tetor 1998,“Perla” ne nr.4 1998,“Klan” ne nr. 84 1998.
/Kosova tek AlbEmigrant
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Po zarshatet nga e kane prejardhjen se shqipo s'jane?
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Me pak fjale Shkodra qenka nje sallate gjenetike.
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Do sallate origjinale te arberit? Ngjitu ne malsine e mbi Shkodres, Dukagjin, Mirdite..Dhe arbereshet ne Itali. Pa ofeza per zonat e tjera. Me pushtimin turk keta banor u detyruan te jetojne neper shpellat e maleve ku jetonte vetem dhija e eger, ose mergimi jasht shtetit.
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Do sallate origjinale te arberit? Ngjitu ne malsine e mbi Shkodres, Dukagjin, Mirdite..Dhe arbereshet ne Itali. Pa ofeza per zonat e tjera. Me pushtimin turk keta banor u detyruan te jetojne neper shpellat e maleve ku jetonte vetem dhija e eger, ose mergimi jasht shtetit.

Levizja e popullsise drejt bjeshkeve fillimisht kishte ndodhur gjate invazionit sllav ne ballkan, konkretisht ne regjionin e Dardanise Antike (perafersisht Kosova e sotme). Kjo para se te ekzistonte dicka e tille si Perandoria Osmane.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Aver, pse nuk u ulen nga bjeshket keta popullatat pas ardhjes te shpentimtarve osman..?
Ai pushtim sllav nuk duroj as nje shekull, dhe nuk i prishi familjet e pricipatave. Ne te kunderten me pushtimin osman i shperberi ata. Kete ta tregon vete eksodi (disa eksode) i te gjitha familjeve nobel nga jugu e veriu i Shqiperise drejte Venecies e italise se jugut. Nje pjese ju ngjiten maleve, pjesa tjeter qendroj dhe pranoj te perzihej me turli sallate arabe e mongole.
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

E kush tha se nuk u ulen?
Po flasim per nje periudhe afer 5 shekullore, dhe nese ata nuk zbriten ne fillimet e pushtimit te Perandorise Osmane, nje pjese e tyre zbriti ne shekujt e mevonshem me c'rast u rikthyen ne ato toka nga ku ishin shperngulur me perpara... edhe pse jo me larg se Molla e Kuqe ne Serbine e sotme.

Eshte e vertete qe nje numer i madh i familjeve fisnike shqiptare u larguan drejt Greqise se sotme, Italise, Kroacise, Bullgarise etj., por poashtu eshte e vertete qe jo secila familje qe mbeti ne rrafsh u perzie me raca sllave e turke... pavaresisht artikullit qe ke sjellur ku behet fjale per nje grusht familjesh te perqendruara ne Shkoder. Ekzistojne studime te huaja qe deshmojne se shqiptaret gjenetikisht jane nder popujt me homogjen ne Europe.
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Pse jan familje nobel nji xhandar o zogut me pe leshit ka ul 7 burra n'kam prej dugagjinit :p

Edhe mirditort shquhen per burra,sa edhe heronj Enveri bani femra se skishte burra :D
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Pse jan familje nobel nji xhandar o zogut me pe leshit ka ul 7 burra n'kam prej dugagjinit :p

Edhe mirditort shquhen per burra,sa edhe heronj Enveri bani femra se skishte burra :D

Po ti quk mos je gje me prejardhje nga stambolli;)
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Po ti quk mos je gje me prejardhje nga stambolli;)

Edhe me ken sme bahet vone,ransi ka qe stergjysh e gjysh me kan lind ne shqipni,edhe une ndihem 100% shqiptar ;)
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Edhe Bujar Qamili e ndjen veten shqiptar-shkodran, por eshte i lagjes se poshte kalase Rosafa perballe ures se Shirokes..;)
Kendon edhe nje kenge me Allahu Akbar. gabel shqiptar hesapi
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Edhe Bujar Qamili e ndjen veten shqiptar-shkodran, por eshte i lagjes se poshte kalase Rosafa perballe ures se Shirokes..;)
Kendon edhe nje kenge me Allahu Akbar. gabel shqiptar hesapi

Po edhe qeveria qe perfaqson ty e ka ba " Mjeshter i madh i kenges"
 
Titulli: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Po edhe qeveria qe perfaqson ty e ka ba " Mjeshter i madh i kenges"

hahaha ma gjej nje gabel qe nuk eshte mjeshter i kenges lol "jahengun gebeli e ban" eshte fjale popullore. 80-90% e kengeve shqiptare sot kane melodi gabelsh dhe aspak shqiptare.

Te pershendes me te madhin Bik Noja e Sh Alushi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top