Familja, shpërblim për gjetjen e Julianit

cent

...Lontano
Mbushen 13 ditë nga zhdukja misterioze e 10-vjeçarit Julian اela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit te shërbimi sekret shqiptar, ndërkohë që familja dhe policia, ende nuk kanë as më të voglin informacion për vendndodhjen e tij.
30muvci.jpg
Në këto kushte, pas kërkimeve të shumta dhe të kota, nëpërmjet medias, prindërit e vogëlushit kanë ofruar një shpërblim parash, për këdo që jep informacione të sakta rreth Julianit.

Familja

Të ndodhur në udhëkryq e duke shpresuar për gjetjen e djalit të mitur, familja ka bërë publikë tre numra telefoni, duke ua vënë në dispozicion qytetarëve, të cilët mund të kenë dijeni për 10-vjeçarin.

“Kushdo që e sheh, të kontaktojnë direkt në numrat e celularëve 0696503814, 0694321796, 0685804565”, apelon babai i Julianit, Skënder اela, duke shtuar se pavarësisht kërkimeve të shumta, deri më sot nuk ka asnjë informacion për fatin e djalit të tij. Ai nuk ka dashur ta tregojë vlerën e parave të shpërblimit për gjetjen e djalit të tij, por ka bërë të ditur se familja, e ndihmuar edhe nga shumë miq, ka mbledhur një sasi parash, që janë vënë në dispozicion për informacione të vlefshme, që mund të çojnë në gjetjen e 10-vjeçarit.

Që prej ditës së premte të 30 nëntorit, Julian اela ka ndërprerë kontaktet me familjarët. Me vete, i zhdukuri ka pasur edhe një celular, por që rezulton i fikur që prej ditës kur ai është larguar nga banesa. Herën e fundit, i mituri është parë në një qendër interneti, afër shtëpisë në Laprakë. Ndërkaq, tri ditë më vonë, ai mendohet se ka shkuar në një “fastfood”, ku ka marrë diçka për të ngrënë dhe është larguar pa paguar. Sipas dëshmitarëve okularë, ku një prej tyre ka qenë punonjësja e internetit, Roza, thotë se Julian اela është larguar me një djalë më të madh se mosha e tij. Para kësaj, ai ka kërkuar që të ulet në një kompjuter, por fatkeqësisht nuk ka gjetur asnjë të lirë, e për pasojë është detyruar që të presë. Pas disa minutash, dikush e ka thërritur por askush nuk ka arritur që të identifikojë mikun e Julianit sepse ai ka qenë me shpinë nga qendra e internetit. Sipas dëshmitarëve, konfidencat që ata kanë shfaqur me njëri-tjetrin, të jepnin përshtypjen se njiheshin prej kohësh. Në një lidhje telefonike për gazetën “Shqip”, babai i të zhdukurit është shprehur se nuk kanë asnjë gjurmë për vendndodhjen e Julianit. Për këtë ai kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, se nëse e shohin gjëkundi, ta kontaktojnë në numrat e telefonit të lartpërmendur.

Policia

Zhdukja e vogëlushit mbetet një mister për të gjithë, familjarët, policinë dhe opinionin publik. Policia është treguar mjaft e rezervuar në lidhje me kërkimet që po bëhen për Julian اelën. Zhdukja e tij është mjaft e mistershme. “Nëse ai do të ishte rrëmbyer për shkak të detyrës së babait, atëherë në drejtim të Skënder اelës do të kishte ardhur një telefonatë. Rrëmbyesit do të kishin kontaktuar me nëndrejtorin i antiterrorit të SHISH-it, për t’i kërkuar para apo kërkesa që mund të kishin lidhje me punën e tij, por asgjë. Nuk dimë se çfarë të themi, kemi pak informacion.

Gjithsesi zhdukja e djalit, për shkak të detyrës së babait të tij është një prej pistave të hetimeve tona” thonë burime nga policia. Ndërkaq, edhe largimi nga banesa me dëshirë e 10-vjeçarit është një tjetër pistë hetimi nga ana e policisë. Burimet bëjnë me dije se uniformat blu janë duke mbajtur në monitorim të gjithë shoqërinë e Julian اelës, të cilët mund të orientojnë policinë në gjurmët e vogëlushit.

Mësohet se i mituri ka një karakter prej çapkëni dhe shoqërinë e kishte më të madhe se mosha e tij. Kjo nuk është hera e parë që vogëlushi largohet nga banesa, por asnjëherë nuk ka qëndruar kaq gjatë, e për më tepër të mos i përgjigjet dëshpërimit të prindërve, të cilët çdo ditë jetojnë me zemër të ngrirë, për fatin tij. Julian اela është zhdukur më 30 nëntor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Mësohet se i mituri nuk ka qenë as në shkollë, ditën e premte të fundnëntorit. Për pasojë drejtuesit e shkollës së ciklit 9-vjeçar kanë njoftuar prindërit për mungesën e tij në mësim. Ndër të tjera burime nga shkolla bëjnë me dije se policia ua ka ndaluar që të japin informacione në lidhje me sjelljen dhe shoqërinë që frekuentohej Julian اela. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë opinionin publik, të cilët shprehin keqardhje për familjen اela./Tch
 
Titulli: Familja, shpërblim për gjetjen e Julianit

Gjynaf.....Ne cdo rast eshte nje dhimbje e madhe per prinderit ...:(
 
Titulli: Familja, shpërblim për gjetjen e Julianit

Do zoti te jete gjalle dhe te gezoje shendet
 
Back
Top