Familja miliardere e Mr. Facebook vazhdon të punojë si më parë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pasuria e familjes së tyre kap shifrën 17.5 miliardë dollarë dhe sigurisht që në këto kushte, nuk kanë nevojë për të punuar…

Por prindërit e Mr. Facebook, pra të Mark Zuckerberg vazhdojnë të punojnë si dentistë, ashtu siç bënin edhe më parë, pra para se të hynte në jetën e tyre Facebook.

Prindërit e Mark, por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë të përmbajtur me shpenzimet dhe mbajnë low profile.

Ed, babai i Mark vazhdon jetën e tij të përditshme, me pacientët në klinikë, ndërsa bashkëshortja e tij, Dona punon si sekretare e tij. Shtëpia ku jetojnë, ka mbetur e pandryshuar për disa dekada. Ajo është e thjeshtë, nuk ka shumë mobilje, ka një kuzhinë të vogël, ndërkohë që “luksi” i vetëm që kanë shtuar, janë disa ndenjëse teatri para një ekrani të madh televiziv.
article-2140881-12F8C4C3000005DC-106_638x501-300x235.jpg

Ed Zuckerberg nuk i ka prekur aksionet prej 2 milionësh të Facebook që i dhuroi i biri i tij në shenjë mirënjohjeje, pasi ai e ndihmoi në hapat e parë të biznesit të tij.

Kur u pyet nëse ekziston ndonjë formulë që fëmijët të bëhen të suksesshëm, Ed tha se nuk ekziston, por shtoi se: “Ajo çfarë duhet të bëjnë prindërit, është që mos t’ua përgatisin ata rrugën që duan të zgjedhin fëmijët e tyre, por t’i mbështesin në zgjedhjet që do të bëjnë për jetën e tyre”.

Përveç Mark, edhe tre vajzat e Ed janë të suksesshme. Pasuria e tyre e marrë sëbashku, shkon në 60 milion dollarë. Ariel është menaxhere në kompaninë “Wildfire Interactive” në San Francisco, Dona ka një blog me këshilla për mënyrën e ushqyerjes dhe po mbron doktoraturën në universitetin Prsiston, ndërsa Radi është e martuar me Bred Tuaretsi, me të cilin u njohën gjatë viteve të studimit në Harvard dhe sëbashku kanë edhe një fëmijë. /albobserver


article-2140881-12F8C4B9000005DC-85_636x288-300x135.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top