Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Familja: Kurrë nuk e kemi përmendur Neverland-in

Planet që të lejohet për shikim publik trupi i Michael Jackson në Neverland janë hedhur poshtë nga familja madje, pasi ata kanë frikë edhe për varrimin e këngëtarit, pasi mund të jetë ilegal, në rançin e tij.

Ligjet e shtetit për shëndet dhe siguri kanë bërë të qartë që varrimi i tij mund të jetë ilegal dhe mund të shkaktoj shkelje të ligjit.

Në të njëjtën kohë, familja e Jackson, ka lëshuar një deklaratë ku thotë: “Në kundërshtim me shkrimet nëpër media, familja Jackson zyrtarisht ka thënë se nuk do të këtë një shikim publik në Neverland. Planet po shkojnë sipas agjendës dhe nuk do të këtë një lejim special që mund të bëhet nga familja për ta shikuar kufomën e Jackson”.

Disa orë më parë autoritetet kishin thënë që një leje speciale duhet nga familja nëse mund të shikohet publikisht kufoma e Michael.

Ka po ashtu frikë që Neverland mund të kthehet në një Graceland – sikurse vendlindja e Elvis Prisley.

Autoritetet e Santa Barabara-s janë duke u përgatitur që të presin me mijëra adhurues të këngëtarit të cilët do ta vizitojnë rançin e tij.

Ishte shpresuar që do të këtë një pamje publike të kufomës se Jackson-it, i cili do të varroset këtë javë në Neverland.

Nëse familja do të mbajnë një varrim të mbyllur të Michael në rançin e tij privatë atëherë shërbimet post-memoriale duket se do të mbahet në këtë vend.

Trupi i tij besohet se është duke u mbajtur në “LA's Forest Lawn Memorial Park” që gjendet në “Hollywood Hills”, ku është varrosur gjyshja e tij, Martha Bridges me 1990.

Mbrëmë faqja e internetit ka dhënë opsione të ndryshme për varrimin e tij.

Parku i aktorëve të famshëm në “Hollywood Hills” është njëri nga vendet ku prehen shumica e artistëve të Hollywood-it.

Aty gjendet varret e aktorëve të mëdhenj të filmit si të Bette Davis dhe Lucille Ball, humoristi i filmave Buster Keaton dhe legjenda e pianos, i ashtuquajtur Liberace, ndërkaq në varrin e tyre gjenden edhe këngëtaret si Ricky Nelson dhe humoristi Stan Laurel.

Të famshmit e fundit që u varrosen në këtë vend janë ylli i filmit “Kung Fu” dhe “Kill Bill”, David Carradine dhe aktorja Sandra Dee.


Expressi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back