LeVoyageur
RDM 33 NSOE
![v-v-b.jpg v-v-b.jpg](https://fv.al/data/attachments/95/95053-d20a8b2984d5e91836615caaf45d5d98.jpg?hash=0gqLKYTV6R)
Pas 25 vitesh/ Familja i jep fund kërkimit për eshtrat e Remzi Hoxhës: Do e mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë.
TIRANË– Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij.
Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, ata thonë se kanë vendosur të mbyllin kapitullin e vrasjes së RemziHoxhës. Familja Hoxha po ashtu ka njoftuar se në vitin 2021 do të bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës.
“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.
![zscf.jpg zscf.jpg](https://fv.al/data/attachments/95/95054-de9da46d75d14987ed925b63ea948a6c.jpg?hash=3p2kbXXRSY)
Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar. Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.
(A.K.dosja.al)