Titulli: Falsifikime në emër të Palit të bëra në Bibël
Përse u falsifikuan letrat baritore?
Përgjigjja më e qartë është se autori i kësaj letre është dikush që është përballur me probleme të reja në një gjeneratë pas Palit, të cilave Pali nuk i ishte adresuar asnjëherë, dhe ai dëshiron ti trajtoj ato duke përdorur emrin e një autoriteti (si Pali) i cili dëgjohet nga njerëzit. Kush më shumë se Pali kishte autoritet në Kishën e tij? Kështu që, autori tek 1 Timoteu ka trajtuar problemin e mësimeve të rreme dhe të atyre që përhapnin “mite dhe gjenealogji”, po ashtu tek 2 Timoteu ai trajton problemin e mësuesve të rremë që pretendojnë se ringjallja “ka ndodhur tashmë”. Gjithashtu, ai ka trajtuar problemet e ndryshme që kishin të bënin me drejtimin e Kishës dhe me probleme të tjera rreth rolit të gruas në Kishë. Ai i bëri të gjitha këto duke u shtirur si Pali.
Disa shkollarë kanë argumentuar se ndoshta diçka më e përpiktë ka qenë arsyeja e shkrimit të këtyre letrave të falsifikuara në emër të Palit. Në një studim shumë interesant dhe me shumë ndikim, shkollari amerikan Dennis MacDonald argumenton se letrat baritore janë shkruar për të kundërshtuar këndvështrimet që qarkullonin në historitë që lidheshin me Thecla-n.[8] ثshtë e vërtetë se “Veprat e Palit”, ku gjenden edhe historitë e Thecla-s, me shumë mundësi janë shkruar rreth shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjet pas letrave baritore. Por, është e vërtetë se “Veprat e Palit” kanë qarkulluar për një kohë të gjatë para se presbiteri, në Azinë e vogël, të trillonte rrëfimin e tij. Po ashtu, pikëpamjet që gjenden në historitë e Thecla-s bien, në mënyrë të jashtëzakonshme, në kundërshtim me këndvështrimet e mbrojtura në letrat baritore. A mundet që njëri prej tyre të jetë shkruar për të autorizuar, nën emrin e Palit, pikëpamjen e kundërt?
Në “Veprat e Palit” martesa është nënçmuar, ndërsa tek letrat baritore ajo është inkurajuar; në të vërtetë liderët e kishës janë urdhëruar që të jenë të martuar. Në “Veprat e Palit” aktiviteti ****ual është dënuar; vetëm duke mbetur të virgjër mund të hyhet në Mbretërinë e Qiejve. Tek letrat baritore aktiviteti ****ual stimulohet; gratë do të shpëtohen vetëm duke lindur fëmijë. Në “Veprat e Palit”, grave – veçanërisht Thecla-s – i lejohet të mësoj dhe të ushtroj autoritet, ndërsa tek letrat baritore gratë duhet të jenë të heshtura dhe të nënshtruara; atyre nuk i lejohet të mësojnë apo ushtrojnë autoritet. Duke qenë se letrat baritore kundërshtojnë drejtpërsëdrejti pikëpamjet që gjenden në historitë e trupëzuara në “Veprat e Palit”, MacDonald-i argumenton se letrat baritore janë falsifikuar nga dikush që kishte dëgjuar historitë e Thecla-s dhe dëshironte tregonte ato drejtpërdrejt nga këndvështrimi i “vërtetë” i Palit.
Ky është një argument shumë joshës dhe ndoshta edhe i saktë, por për shumë shkollarë problemi më i madh në këtë teori qëndron tek datimi i shkrimeve në fjalë. “Veprat e Palit” me shumë mundësi janë shkruar nga presbiteri i Azisë së Vogël disa dekada pas prodhimit të letrave baritore. Historitë që ka përdorur presbiteri mund të kenë qenë shumë më të vjetra, por pa pasur prova konfirmuese është e vështirë që ta vërtetojmë një fakt të tillë. Kështu që, një rindërtim historik i ndryshëm mund të jetë më i besueshëm.
Ai mund të jetë pak a shumë kështu. Siç e pamë, kishat e Palit ishin ndarë në shumë shtigje të ndryshme. Një prej ndasive përfshinte çështjet e ****it, ****ualitetit dhe marrëdhënieve gjinore. Disa kisha pauline mendonin se gratë duheshin trajtuar si të barabarta dhe i duhej dhënë status dhe autoriteti i njëjtë me atë të burrave, duke qenë se Pali ishte shprehur se: “Në Krisht nuk ka as mashkull as femër” (Galatasve 3:28). Të tjerë të krishterë paulin mendonin se gratë ishin të barabartë me burrat vetëm “në Krisht”, d.m.th. vetëm “në teori” dhe jo në realitetin social. Këto të krishterë ishin të prirë që të zbusnin shprehjet e Palit mbi gratë dhe njëri prej tyre vendosi të shkruaj një grup letrash (letrat baritore) për të autorizuar, përmes përdorimit të emrit të Palit, këndvështrimet e tij. Ai dëshironte të trajtonte, gjithashtu, edhe probleme të tjera të tilla si natyra e drejtimit në Kishë, nevoja për të shtypur mësimet e rreme, marrëdhënia midis skllevërve dhe padronëve, prindërve dhe fëmijëve, etj Autori i grumbulloi të gjitha këto çështje të ndryshme në një grup letrash dhe i shkroi ato në emër të Palit duke i falsifikuar ato në mënyrë që ti pajiste me emrin e duhur autoritativ të nevojshëm për to.
Por jo çdokush ishte i bindur dhe jo çdokush i pranoi këto letra si të Palit. Duhet të kujtojmë se p.sh. Marcioni, nuk i kishte ato në kanonin e tij (është e vështirë të dimë nëse ai i njihte ato). Mbi të gjitha, pala tjetër e ndarjes rreth rolit të gruas nuk u shkatërrua nga dalja në dritë e letrave baritore. Ajo vazhdoi të ekzistoj dhe e shihte Palin jo si një kundërshtar i martesës dhe ****it, por si një mbështetës i grave. Kjo palë tjetër rrëfente historitë e saj rreth Palit, që mbështesnin pikëpamjet e tyre, dhe këto histori filluan eventualisht të përqendroheshin mbi Thecla-n, një prej të konvertuarave më kryesor të Palit. Gjatë një periudhe të caktuar në shekullin e dytë, të dy grupet e dokumenteve ishin në qarkullim të hapur, si historitë e falsifikuara rreth Palit dhe Thecla-s ashtu edhe letrat e falsifikuara të Palit që më pas u përfshinë në Dhjatën e Re.
2 Thesalonikasve
Kur isha një i krishterë ungjillor konservator, gjatë adoleshencës sime të vonë dhe fillimit të të njëzetave, isha fetarisht më se i sigurt për faktin se Jezusi do të kthehej shpejt nga qielli, për të nxjerrë jashtë kësaj bote mua dhe bashkëfetarët e mi, si edhe për “ngritjen në qiell” para ardhjes së vuajtjeve përfundimtare. Ne lexonim çdo lloj libri që mbështeste pikëpamjet tona. Në ditët tona janë të paktë ata që arrijnë të përfytyrojnë se pavarësisht nga Bibla, libri bestseller i viteve shtatëdhjetë ishte “The Late, Great Planet Earth”, i shkruar nga i krishteri fundamentalist Hal Lindsey. Bazuar mbi një studim të kujdesshëm (apo të pakujdesshëm, varet nga perspektiva juaj) të librit biblik të Apokalipsit dhe të librave të tjerë profetik biblikë, Lindsey shkruante me bindje rreth asaj që do të ndodhte në Lindjen e Mesme sapo superfuqitë si Bashkimi Sovjetik, Kina, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pak para ardhjes së dytë të Jezusit, të pajtoheshin për tu përfshirë në një ballafaqim masiv që do të dërgonte në një holokaust gjithëpërfshirës nuklear. Në këtë libër na thuhet se e gjithë kjo do të ndodhte para fundit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ashtu siç thuhet edhe në shkrimin e shenjtë.
Natyrisht, e gjithë kjo nuk ngjau asnjëherë. Në ditët tona nuk ka më Bashkim Sovjetik, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit nga të shkruarit e mënyrës se si do të vij së shpejti fundi i botës. Në ditët tona, në frontin e librave më të shitur, në të njëjtën mënyrë si librat e Herry Poterit, ka qenë seria shumëvëllimëshe “Left Behind” që flet rreth atyre që, në fundin e kohërave, nuk do të merren në ngritjen e menjëhershme në qiell. Këto libra janë shkruar nga Jerry Jekins dhe Timothy LaHaye, ky i fundit, së bashku me gruan e tij Beverly, kishte gëzuar paraprakisht një karrierë në shkrimin e librave rreth ****it për të krishterët. Atë që miliona të krishterë, të cilët besojnë se Jezusi do të kthehet sërish gjatë jetës së tyre, nuk arrijnë të kuptojnë është se ka pasur gjithnjë të krishterë që kanë menduar të njëjtën gjë për jetët e tyre. Kjo ka qenë pikëpamja midis të krishterëve konservator në fillim të shekullit të njëzet, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në shekullin e tetëmbëdhjetë, në shekullin e dymbëdhjetë, në shekullin e dytë, në shekullin e parë – në fakt kjo ka ndodhur në çdo shekull. Gjëja që kanë të përbashkët të gjithë ata që kanë menduar në këtë formë është fakti se besimi i tyre është vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme se ka qenë i gabuar.
Edhe vetë Pali mendonte se fundi i kohërave do të vinte gjatë jetës së tij. Ky fakt nuk është askund më i qartë se sa në një nga librat për të cilin jemi të sigurt se është shkruar nga ai, 1 Thesalonikasve. Pali i shkroi të krishterëve në Thesalonik, sepse disa prej tyre ishin shqetësuar rreth vdekjes së disa besimtarëve të bashkësisë së tyre. Kur Pali konvertoi këto njerëz, ai i kishte mësuar atyre se fundi i kohërave ishte i afërt dhe shumë shpejt, pasi Jezusi të kthehej sërish, ata do hynin në Mbretërinë e Perëndisë. Por, disa anëtarë të bashkësisë kishin vdekur para se kjo të ndodhte. A e kishin humbur ata shpërblimin qiellor? Pali shkruan për t’i siguruar ata që kishin mbetur gjallë se edhe ata që kanë vdekur do të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë. Në fakt, kur Jezusi të kthehet në madhështi mbi retë e qiellit “ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin” (4:15-16). Lexojeni me vëmendje këtë verset: Pali pret të jetë një prej atyre që do të jetë ende gjallë kur e gjithë kjo të ndodhë.
Ai vazhdon duke thëne se do ketë një ndodhi të befasishme dhe të papritur. Ajo ditë do të vijë si “një vjedhës natën” dhe kur njerëzit do të mendojnë se gjithçka është në rregull “atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta” (5:1-2). Thesalonikasit duhet të jenë vigjilent dhe të përgatitur sepse, njësoj si me dhimbjet e lindjes së një gruaje shtatzënë, është e mundur të kuptohet se çasti është shumë afër, por nuk mund të parashikohet momenti i saktë i ndodhisë.
ثshtë pikërisht ky theksim i papritshmërisë së rishfaqjes së Jezusit, që do ti zë njerëzit në befasi, ajo çka e bën letrën e dytë të Thesalonikasve kaq të rëndësishme. Edhe ky, gjithashtu, është një libër i shkruar rreth ardhjes së dytë të Jezusit, por tanimë trajtohet një problem krejtësisht i ndryshëm. Lexuesit janë dërguar në “rrugë të gabuar” nga një letër gjoja të shkruar nga Pali, në të cilën pohohet se “erdhi dita e Krishtit”. Autori i 2 Thesalonikasve, duke pretenduar se është Pali, argumenton se fundi i kohërave nuk do të vijë menjëherë. Së pari duhet të ndodhin disa gjëra të tjera. Do të ketë një lloj kryengritjeje dhe rebelimi politik apo fetar dhe një figurë e ngjashme me antikrishtin do të shfaqet e do rrijë në Tempullin e Jeruzalemit dhe do ta deklaroj veten Zot. Vetëm atëherë “Zoti Jezus” do të vijë për ta shkatërruar me hukatjen e gojës së tij”. (2:3-8).
Më fjalë të tjera, Thesalonikasit duhet të jenë të sigurt se ata nuk janë ende në momentin përfundimtar të historisë kur Jezusi do të rishfaqet sërish. Ata do ta kuptojnë kur ai të jetë duke ardhur falë ndodhive që shfaqen në përmbushjen e shkrimit të shenjtw. Po a mund të jetë ky i njëjti autor që shkroi letrën 1 Thesalonikasve? Krahaso skenën e shfaqjes së Jezusit tek 2 Thesalonikasve, sipas së cilës ardhja e Jezusit do të marrë më shumë kohë dhe do të paraprihet nga ndodhi të njohshme, me atë të 1 Thesalonikasve, sipas së cilës fundi i kohërave do të vijë si “një vjedhës natën” i cili shfaqet befasi në momentin më të pamendueshëm. Duket se ka një kontrast ndërmjet mësimeve të 1 Thesalonikasve dhe 2 Thesalonikasve. Kjo është arsyeja përse shumë shkollarë mendojnë se 2 Thesalonikasve nuk është shkruar nga Pali.
ثshtë veçanërisht interesante të vërejmë se autori i 2 Thesalonikasve tregon se ai ia kishte mësuar këto gjëra tanimë të konvertuarve të tij kur kishte qenë me ta (2:5). Nëse kjo është e vërtetë, atëherë si mund të shpjegohet 1 Thesalonikasve? Problemi në këtë letër është se njerëzit mendojnë se supozohet që fundi mund të vijë në çdo çast, bazuar mbi atë që Pali i kishte mësuar atyre. Por, sipas 2 Thesalonikasve Pali nuk i kishte mësuar asnjëherë një gjë të tillë. Ai i kishte mësuar se para se të vinte fundi i kohërave duhej të ndodhnin një seri e tërë ngjarjesh. Për më tepër, nëse kjo ka qenë vërtet ajo çka Pali i mësoi atyre, siç këmbëngul 2 Thesalonikasve, atëherë është shumë i çuditshëm fakti që ai, tek 1 Thesalonikasve, nuk ia solli asnjëherë ndërmend këtë mësim, në momentin kur dukej sheshazi se ata mendonin se Pali i kishte mësuar diçka tjetër në lidhje me këtë çështje.
Me shumë gjasa Pali nuk e ka shkruar 2 Thesalonikasve. Kjo e bën një aspekt të kësaj letre shumë intrigues. Në fund të letrës autori këmbëngul se ai është Pali dhe ofron edhe një lloj prove për këtë: “Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu” (3:16). Kjo do të thotë se Pali ia ka diktuar këtë letër një skribi i cili e ka shkruar atë në tërësi, deri në germën e fundit, ku Pali ka nënshkruar me dorën e tij. Lexuesit e letrës mundej të vërenin ndryshimin në shkrimin e dorës dhe të njihnin atë të Palit, duke e vërtetuar këtë letër si vërtetë të shkruar prej tij, si të kundërt me letrën e falsifikuar të përmendur tek 2:2. Ajo që është e veçantë është fakti se autori deklaron se kjo është një praktikë e pandryshueshme e tij, por kjo nuk është mënyra se si mbyllen shumica e letrave autentike të Palit, përfshi edhe 1 Thesalonikasve. ثshtë e vështirë që këto fjalë të konsiderohen si të Palit, por ato kanë kuptim nëse supozojmë që një falsifikues është duke u përpjekur të bindë lexuesit e tij se ai ishte vërtet Pali.
Disa shkollarë e kanë dërguar çështjen e falsifikimit në autorësi pak më tutje dhe kanë sugjeruar se kur autori, duke pretenduar se ishte Pali, përpiqej të qetësonte lexuesit që të mos kequdhëzoheshin nga një letër e falsifikuar (“sikur të ishte prej nesh”), e cila në emër të Palit pretendonte se fundi i kohërave ishte shumë i afërt, ai po i referohej 1 Thesalonikasve! D.m.th., dikush i cili jetonte më vonë dëshironte ti hapte sytë lexuesve për mesazhin që vetë Pali kishte dhënë në lidhje me fundin e afërt të kohërave, sepse në fund të fundit kjo gjë nuk ndodhi dhe Pali dhe çdokush tjetër kishte vdekur ndërkohë. Kështu që, një autor përmes falsifikimit të një letre dëshironte të ofronte një farë sigurie duke pohuar se letra autentike ishte një falsifikim. Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë, apo jo, çka duket relativisht e sigurt është fakti që dikush, pas kohës së Palit, vendosi se duhej të ndërhynte në një situatë ku njerëzit ishin duke pritur me padurim fundin e kohërave. Autori sugjeron se kjo pritje bëhej me kaq padurim sa që ato po neglizhonin detyrimet familjare (3:6-12). Ai e bëri këtë duke shkruar një letër në emër të Palit, duke njohur shumë mirë se ai ishte dikush tjetër që jetonte pas kohës së Palit. Në këtë mënyrë, 2 Thesalonikasve duket se është një tjetër rast i falsifikimit të bërë në emër të Palit.