Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Falja e gjakut të djalit që ju vra në shkollë

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Një ngjarje humane ka ndodhur të premten në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, me ç’rast familja Syla nga Mitrovica i fali gjakun e djalit, familjes Hyseni. Më 28 janar në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, kishte humbur jetën nxënësi Astrit Syla, si pasojë e plagëve të marra me thikë nga shoku tij i klasës.
Të pranishëm përveç shumë qytetarëve dhe klerikëve fetarë, ishte edhe Myftiu i Republikës së KosovëS, Naim Tërnava dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Për hatër të Allahut e fali gjakun e djalit dhe lus Zotin që ta rehatoj atë në xhenet”, ka thënë babai i të vrarit, Arsim Syla.

Ai ka falënderuar gjithë popullatën që e kanë mbështetur në momentet më të vështira, duke u lutur që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë.

Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifi, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, tha se ka akoma burra të cilët respektojnë vlerat e shqiptarisë.

“Ky gjak u fal për hatër të Allahut, për hatër të dëshmorëve, familjeve të të zhdukurve dhe të gjithë shqiptarisë. Lutem që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve”, ka thënë mes tjerash Latifi.

Myftiu i Republikës së Kosovë, Naim Tërnava, e ka cilësuar këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme.

Ai ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri, kudo që ndodhen, raporton KP. “ثshtë njerëzore, islame dhe burrërore të shtrish dorën e pajtimit, të bësh një akt kaq të dashur tek Allahu”, ka thënë mes tjerash Tërnava.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se shqiptarët si popull kanë ditur të menaxhojnë gjithmonë me situata të vështira me të cilat janë ballafaquar. /Telegrafi/


FALJA E GJAKUT T
 
Titulli: Falja e gjakut të djalit që ju vra në shkollë

Bravo Allahu na baft nga ato njerz qe falim e kerkojm falje.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back