Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Falimentimi i bizneseve - (jo)shqetësues

Falimentimi i bizneseve - (jo)shqetësues

Prej fillimit të këtij viti e deri më tani, në Kosovë janë shuar 897 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë vitit të kaluar, numri i bizneseve të shuara ka qenë 587, thonë zyrtarë qeveritarë.

Shuarja e këtyre bizneseve vazhdon të mbetet shqetësuese për disa ekspertë të ekonomisë, ndërsa disa të tjetë e konsiderojnë normale.

Eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, konsideron se rënia e investimeve, remitancat e pamjaftueshme, si dhe niveli i lartë i korrupsionit në administratë po pengojnë zhvillimin e bizneseve në vend, që në disa raste detyrohen edhe të çregjistrohen.

Ai shpreh shqetësimin, se me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.

“Unë mendoj se përmirësimi i klimës se biznesit është sipërfaqësore. Administrata nuk është efikase në lëshimin e dokumenteve të nevojshme. Kështu që edhe në këtë aspekt mund të them se përmirësimet janë fare të lehta".

"Duhet shumë më tepër të punohet në përmirësimin e administratës, në mënyrë që të kuptojë biznesin, në mënyrë që mos të jetë e korruptuar, dhe nuk e shikojnë se çfarë biznesi po i ofron”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Falimentimi i bizneseve nuk është diçka tragjike, vlerëson eksperti tjetër i ekonomisë, Naim Gashi. Ai shprehet se në çdo vend të botës falimentojnë dhe regjistrohen biznese të reja.

"Ekonomia e tregut është e tillë, se për çdo ditë lindin biznese të reja dhe për çdo ditë falimentojnë biznese. ثshtë tepër pozitive nëse në vendet e botës duke përfshirë edhe Kosovën shumë më tepër regjistrohen biznese të reja, sesa falimentojnë".

"Për arsye se falimentimi i biznesit nënkupton mbylljen e disa vendeve të punës më pak taksa për shtetin dhe më pak gjenerim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes GDP nacionale”, shprehet Gashi.

Megjithatë, Gashi numëron disa nga shkaqet që ndikojnë në shuarjen e bizneseve.

Statusi politik i Kosovës, rënia e investimeve të huaja, furnizimi më shërbime publike, mungesa e lidhjeve hekurudhore, paraqesin vështirësi në zhvillimin e bizneseve.

“Statusi politik të cilin e gëzon Kosova në raport më rajonin por edhe më vendet e Bashkimit Evropian. Kosova është vendi i vetëm i mbyllur në Bashkimin Evropian, ku biznesmenët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë mundësi të qarkullojnë dhe të avancojnë biznesin e tyre më vendet e BE-së".

"Kurse arsye tjetër është mungesa e pamjaftueshme e investimeve të huaja, për arsye se investimet e jashtme gjenerojnë vende të punës, gjenerojnë nën-kontraktorë më të vegjël dhe efekti i regjistrimit të bizneseve është zinxhiror”, shprehet Gashi.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, numri i bizneseve të shuara është më i madh, por për shkak të procedurave për shuarjen e tyre, pronarët hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, sipas autoriteteve komente gjatë këtij viti janë regjistruar 6,245 biznese të reja, ndërkaq në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të regjistruara ka qenë 5,618.

BotaSot/com
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back