Falimenti i “Belle Air”, kaos në Rinas

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Qindra qytetarë, që duhet të udhëtonin të dielën dhe të hënën me avionët e kompanisë ajrore “Belleair”, kanë qëndruar për orë të tëra në aeroportin “Nënë Tereza”, pa u informuar se kompania kishte shpallur ndërkohë falimentin zyrtar, duke anuluar të gjitha fluturimet.

"Unë dua të iki në shtëpi, në Milano. Dua të shkoj në punë, por kështu po humbas punën dhe të ardhmen. Po rri në aeroport prej shumë orësh dhe nuk e di kur do të nisem", thotë një pasagjere.

"Ka edhe njerëz që nuk kanë para për të udhëtuar sepse me kompanitë e tjera janë nga 200-300 euro. Kanë mbetur në mes të udhës", thotë një tjetër zotëri.

"Ne Parodistët e Vlorës ikim për shfaqje në Torino. Shqiptarët na presin atje për shfaqje, por ne nuk ikim dot", thotë një prej parodistëve të njohur të Vlorës, edhe ai pasagjer i 'Belle Air'.

Qytetarët thonë se kanë prerë bileta deri në orën 20:30 të së dielës, kur vetë kompania kishte njoftuar se kishte bërë ndërprerjen e aktivitetit të saj.

"Deri në orën 20:30 të darkës, vijonin të prisnin biletat, kur anulimet janë bërë që në orën 16:00 të së dielës. Si ka mundësi që biletaria vijon të shesë bileta, kompania merr lekët, kur shpall një faliment", thotë një tjetër pasagjer.
Kompania ajrore “Belleair” ka anuluar mbi 10 fluturime, që duhet të kryheshin të hënën në drejtim të Italisë dhe Greqisë. E njëjta situatë, si në aeroportin “Nënë Tereza”, është paraqitur edhe para zyrave të kompanisë në Tiranë, ku qytetarët kanë kërkuar shpjegime për anulimin e udhëtimit të tyre.

Vetëm në orët e mbrëmjes është bërë i mundur transporti i pasagjerëve të parë drejt Italisë, përmes avionëve të kompanisë “Blu Panorama”. Përkundrejt pagesës shtesë prej 60 eurosh për segment, 168 pasagjerë kanë mundur të udhëtojnë nga Tirana drejt Bolonjës.

Sipas burimeve zyrtare të aeroportit, në orën 19:00 u nis një tjetër avion me 168 pasagjerë drejt Milanos, ndërsa po gjatë mbrëmjes u bë i mundur edhe transporti i pasagjerëve të linjave të Bergamos dhe Venecias.

Pjesa tjetër e qytetarëve, që do të udhëtonin të hënën drejt destinacioneve të anuluara nga “Belleair” do të bëhet i mundur të martën. Autoritetet e aeroportit konfirmojnë se kompania “Blu Panorama” do të mbulojë fluturimet e “Belleair” përgjatë të gjithë javës.

“Belle Air”, lajmi në median italiane
Enti Kombëtar për Aviacionin informon mbi pezullimin e fluturimeve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Që në mëngjesin e ditës së hënë dhe në orët e mëtejshme, Enti Kombëtar italian për Aviacionin Civil ka informuar mbi pezullimin e fluturimeve të kompanisë ajrore “Belle Air” dhe ka bërë të ditur se po ndjek e monitoron me vëmendje situatën, për të mbrojtur “interesat e pasagjerëve dhe të sektorit”.

Lajmi për pezullimin e fluturimeve zuri vend jo vetëm në mediat e specializuara, por edhe në ato kombëtare dhe lokale.

Kompania “Belle Air” lidhte Tiranën me 17 qytete italiane, nga veriu deri në jug të Italisë. E nëse në disa qytete tregu ofron edhe fluturime me kompani të tjera, ka zona ku “Belle Air” ishte e vetmja që fluturonte drejt Shqipërisë, zona që tani për tani mbeten pa fluturime direkte me kryeqytetin shqiptar.

Shtrohet problemi i Torinos dhe i zonës së Piemontes, në përgjithësi. Në këtë zonë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, ka lëvizje të mëdha edhe të sipërmarrësve të shumtë, që kanë hapur biznese në Shqipëri.

Prandaj “Fly Torino”, një shoqatë qytetarësh, kërkoi urgjentisht një lidhje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme ajrore me Shqipërinë.
Top Channel
 
‘Belle Air’, stop edhe në Kosovë

PRISHTINE-BELLAIR.jpg


Edhe pse kishte deklaruar se fluturimet në Kosovë do të vazhdonin pa problem, kompania “Belle Air Europe”, e cila kryen fluturime nga Prishtina, njoftoi të mërkurën se, përpara një situatë të vështirë ekonomike është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.

Në komunikatën për shtyp njoftohet gjithashtu se edhe kompania ajrore “Darwin Airline” ndërpret fluturimet nga Prishtina për në Zyrih dhe Gjenevë dhe anasjelltas. “Darwin Airlines” ka marrëveshje me “Belle Air Europe” për t’i marrë në shfrytëzim avionët.

Ndërkohë që “Belle Air Europe” me zyrë në Prishtinë sqaroi se kanë filluar proçedurat e rimbursimit të biletave, Ministria kosovare e Infrastrukturës fton personat e dëmtuar që të kërkojnë kompensim.

“Në rastet kur nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e “Darwin Airlines”, ju lutemi të kontaktoni me Departamentin e Aviacionit Civil të Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Infrastrukturës njofton se duhet të mësojë statusin ligjor të kompanisë nga autoritetet italiane para se të jetë në gjendje të këshillojë më tutje personat e prekur në rastin e “Belle Air”.

Falimentimi i kompanisë pak ditë më parë shkaktoi kaos edhe në aeroportin e Rinasit, në Tiranë, ku qindra qytetarë që u duhej të udhëtonin të dielën dhe të hënën qëndruan për orë të tëra në terminal, pa u informuar se kompania kishte shpallur falimentin zyrtar dhe anuluar të gjitha fluturimet.
Top Channel


Pasagjerët e “Bell Air”, do të udhëtojnë të martën me kompaninë “Blue Panorama”

Zgjidhet problem i krijuar me udhëtarët e kompanisë ‘Belle Air’. Të gjithë qytetarët që kanë prerë bileta me kompaninë ‘Belle Air’, duke nisur nga e marta do të udhëtojnë me kompaninë italiane ‘Blue Panorama’. Kompania ‘Belle Air’ është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj si pasojë e një situate tejet të vështirë ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojnë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë ‘Belle Air’. Ministri Haxhinasto nga ana tjetër nuk pranoi faktin se kompanisë ‘Belle Air’ i janë bllokuar llogaritë.

Ndërkohë që mbështetjen ndaj kësaj kompanie ka dhënë edhe Ministria e transporteve dhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Kreu i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u shpreh se janë duke bere gjithe perpjekjet ligjore per te lehtesuar kete kompani te realizoje detyrimin qe pasagjeret te udhetojne ne destinacionet e tyre.

Pas tetë vitesh operim në tregun shqiptar kompania ‘Belle Air’pritet që ti nënshtrohet një ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.

Në këtë proçes Kompania ‘Belle Air’ fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar. (Ora News)

_______

Ndërsa qindra pasagjerë kanë prerë biletën për të udhëtuar me linjën ajrore ‘Belle Air”, dhe dhjetëra prej tyre presin në aeroport për tu nisur, kompania thekson se ka menduar për mbrojtjen e pasagjerëve dhe rimbursimin e biletave. Autoriteti i Aviacionit Civil thekson se është duke pritur konfirmimin zyrtar nga "Blue Panorama" për transportin e pasagjerëve që kanë prerë biletat me "Belle Air".

Ndërkaq drejtues të kompanisë kanë reaguar duke garantuar se do e zgjidhin shumë shpejt situatën e krijuar.
“Do e zgjidhim çështjen me kompanitë e tjera”, thanë për "News 24", drejtues të "Belle Air".

Mbrëmjen e së dielës kompania e fluturimeve ajrore “Belle Air” bëri me dije se ishte e detyruar të pezullonte përkohësisht fluturimet e saj. Shkak për këtë masë sipas kompanisë është bërë situata ekonomike.

"Belle Air" sqaron se me ndihmën e kompanisë ajrore italiane 'Blue Panorama', do të ofrojë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta "Belle Air", duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. “Për të vazhduar procedurat ju lutemi telefononi në +355 42 390 111.

"Të gjithë pasagjerët që kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës.
Për të vazhduar procedura të tjera rimbursimesh ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.
Të gjithë klientët "Belle Air" dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit Blue Express të Blue Panoroma Airlines +39 06 959 86666 ose të vizitojnë faqet web:Voli low cost per Roma, Milano, Palermo, Torino - Offerte voli basso costo blu-express.com dhe Voli low cost Cuba, Giamaica, Seychelles, Kenya, Zanzibar, Messico - Prenota online i voli economici Blue Panorama - sqaron kompania.
G.shqiptare
 
Titulli: Falimenti i “Belle Air”, kaos në Rinas

Kompania qe urrej me shum kjo ishte!
cmime skandaloze,avjone si ata te afganistanit


Preferoj te kem me shum zgjedhje,si ne cmime, dhe komoditet
bellair ishte e vetmja qe na rripte ne cmime!
persa i perket kthimit te lekve sma do mendja se do marri njeri lek!
 
Titulli: Falimenti i “Belle Air”, kaos në Rinas

Duhet te japin rrogari dhe nje zgjidhje se ndyshe hmmm
 
Titulli: Falimenti i “Belle Air”, kaos në Rinas

Kompania qe urrej me shum kjo ishte!
cmime skandaloze,avjone si ata te afganistanit


Preferoj te kem me shum zgjedhje,si ne cmime, dhe komoditet
bellair ishte e vetmja qe na rripte ne cmime!
persa i perket kthimit te lekve sma do mendja se do marri njeri lek!

Pse po sherbimet te linin per te deshiruar...sikur udhetoje me autobuzat e viteve 90.....
 
Titulli: Falimenti i “Belle Air”, kaos në Rinas

Te shpresojm per mire o Ida angel.se nje dote dhe shqiperia do behet si europa :)
deri tashi kemi pare vetem kala te ndertuara me rere
:(
 
Back
Top