"Faleminderit" dhe "më fal", janë dy fjalë që dëgjohen shpesh së paku këtu ku jetoj. Fjalë të thjeshta por që kanë magji në vete.
Desha të hap këtë temë ku të kemi një mundësi për të shprehur ndjenja falënderuese apo pse jo një kërkesë faljeje po të ndjehet e nevojshme.
Ja filloj me një falënderim të posaçëm për @Moonlight sepse është arsyeja që jam këtu dhe njoha shpirtra të bukur si ju të gjithë. Po ashtu i kërkoj falje që nuk përfilla këshillën e saj (premtoj se do të përmirësohem)
Nuk filloj me përzgjedhje (se kam disa anëtarë më të afërt se të tjerët) por një falënderim të gjithëve që jeni pjesë e jetës sime (edhe pse virtuale) dhe të më falë ç´do kush që kam lënduar apo fyer, ju garantoj ka qenë pa qëllim të keq.
Le të shprehemi lirshëm pra.....