Fakte mbi sindromin down.

Guest2

Antarë i Respektuar
Sindromi Daun është një kusht gjenetik që shkakton vonesë në zhvillimin motorik dhe intelektual të individit. Sot në botë ai rezulton të ndodhë 1 në 691 lindje që jetojnë. Individët me këtë sindromë kanë 47 kromozome në vend të 46 të tilla që ka një individ me zhvillim tipik. ثshtë sindromi kromozomik më i hasur i ndodhur. Ai nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin socioekonomik. Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth individëve me sindromin Daun, është se, ata janë më shumë të ngjashëm me ne, se të ndryshëm prej nesh. Sindromi Daun diagnostikohet në lindje ose herët pas saj. Fillimisht mund të bazohet në karakteristikat fizike të pamjes së jashtme si plogështi e muskujve, një profil me reliev të zbutur të fytyrës, fundet e syve të ngritura lart. Diagnoza mund të përcaktohet më mirë nga një analizë kromozomike. Zakonisht ajo shkaktohet nga një gabim në ndarjen qelizore gjatë konceptimit. Ende nuk dihet se përse ndodh dhe nuk lidhet me diçka që nëna ka bërë gjatë shtatzanisë. Mendohej se rritej probabiliteti i pësimit të saj me rritjen e moshës së nënës, megjithatë dihet se sot rreth 80 % e fëmijëve me këtë sindromë janë të lindur nga nëna me një moshë jo më të madhe se 35 vjeç.

ثshtë shumë e rëndësishme të dihet se ndërsa fëmijët e të rriturit me sindromin Daun përvojojnë vonesat zhvillimore të tyre, nga ana tjetër ata kanë shumë talente dhe dhunti dhe duhet të jemi po ne që t’i japim atyre mundësinë t’i zhvillojnë e përdorin ato.

Shumë fëmijë me sindromin Daun kanë dëmtime të buta deri të moderuara të zhvillimit të tyre, por është shumë e rëndësishme të theksohet se ata janë më shumë si fëmijët e tjerë se të ndryshëm prej tyre. Shërbime ndërhyrjeje të hershme duhet t’u sigurohen atyre menjëherë pas lindjes. Terapitë duhet të përfshijnë ato fizike, të të folurit dhe të zhvillimit. Shumica e fëmijëve ndjekin shkollat normale më të afërta, disa në klasa të rregullta, të tjerë klasa edukimi special. Disa fëmijë kanë nevoja edhe më specifike dhe kërkojnë një program edhe më të specializuar.

Disa fëmijë me sindromin Daun pas gjimnazit mund të vazhdojnë edhe më tej studimet e larta. Shumë të rritur me Sindromin Daun janë të aftë të punojnë në komunitet, por disa kërkojnë një mjedis më të strukturuar për një jetë më qetë.

Edhe pse thuhet se, Personat me sindromin Daun nuk mund të arrijnë qëllime normale në jetë, me mbështetjen e duhur, ata munden. Shumica e individëve me sindromin Daun mësojnë të ecin dhe flasin, dhe shumë prej tyre tashmë janë duke vazhduar shkollën normale, marrë provimet dhe jetuar një jetë si gjithë te tjerët, ose gjysëm – të pavarur si të rritur.

Edhe pse thuhet se, Njerëzit me sindromin Daun kanë të njëjtën paraqitje, Personat me sindromin Daun mund t’i kenë të gjitha ose asnjërën prej tyre. Një person me sindromin Daun mund të ngjajë më tepër me një të afërt të familjes së tij biologjike, se me dikë tjetër që ka po këtë sindromë.

Edhe pse thuhet se, Personat me sindromin Daun janë gjithnjë të lumtur dhe shumë të dashur afektivisht, Ne të gjithë jemi unikë dhe njerëzit me sindromin Daun nuk janë më të ndryshëm nga çdokush tjetër në karakteristikat e tyre të personalitetit apo gjendjet e luhatshme të humorit.
 
Titulli: Fakte mbi sindromin down.

Jane shume te dashur dhe te vecante si femije :)
 
Titulli: Fakte mbi sindromin down.

TI NUK JE AUTIK!

DORINA HOXHA

Dorina-Hoxha-320x240.jpg


Ti që ke një shoqëri të tërë për ta njohur, për t’iu përshtatur dhe socializuar, ti që po ecën me hapa të vogla drejt zhvillimit, ti që mbase nuk do jesh koshient për ekzistencën e këtyre rreshtave, ti që vizualisht më njeh dhe që kërkon të luash me mua duke vrapuar, ti që trishtove pavetëdijshëm familjen tënde me veçantinë tënde në sjellje, me mungesën e fjalëve…ti nuk je autik!
Ti që shqipton të rrokëzuara fjalë dhe shpeshherë të përgjysmuara, ti që rend si maratonomak i lirisë fëminore, ti që i frikësohesh zërit të lartë, ti që strukesh i vetëm mes fëmijëve, ti që ke dëshira, ti që sapo ke filluar të diferencosh shijet e ushqimit… ti nuk je autik. Ti që gjithnjë kërkon një dorë mbështetëse si një bosht rreth së cilit të rrotullohet bota jote e qëndrueshmërisë. Ti nuk je autik! Ti që me pafajësinë tënde fëminore më trishtove aq sa shikimi im u turbullua dhe përpara shikoj një qiell me spektër ngjyrash emocionale të panjohura më parë. Ti me syçkat e bukura plot dritë, ti nuk je autik engjëll i vogël! Ti që po lexon këtë shkrim dhe gëzon shëndet të plotë, por shpirtërisht fsheh dhimbje dhe je dorëzuar ndaj të keqes, mendo se dikush nuk ia doli dot si ti! Ndaj nuk je autik…
Ti që pret të dalë bota nga një gotë Whisky për të qëndruar i vetëm, ti nuk je autik. Ti që nuk i njeh ngjyrat e të kuptuarit, ti nuk je autik. Ti që e mban kokën prapa e përshëndet me dorë deri në zhdukjen e hijes më të largët në horizont, ti nuk je autik. Ti që përhumbesh në mendime dhe gjykon vetveten, ti nuk je autik.
Ti që flet e flet për veten pa e njohur, ti nuk je autik. Edhe ti që shan politikën, edhe ti që shet dhe blen morale, as ti nuk je autik. Ti që pret të mbyllësh turnin e tretë pasi ke pastruar rrugët me fshesë shqope, nuk je autik. Ti që je me duar dhe këmbë, i shëndetshëm, i vetëdijshëm dhe që vjen paturpësisht në lokal e i kërkon 20 lekë të reja secilës tavolinë, ti nuk je autik.
Ti që there vajzat e tua në delir marrëzie, as ti nuk je autike. Ti që vuan heqjen e lirisë prej vitesh, e që tenton t’i japësh fund jetës, ti nuk je autik! Ti që nuk paguan biletën e urbanit dhe debaton për çështjet e politikës me një faturino të lodhur, ti nuk je autik. Ti që kërkon një punë dhe e gjen atë dhe sërish nuk je i kënaqur, ti nuk je autik gjithashtu! Ti që tradhton besimin e dikujt, ti nuk je autik. Ti që nuk e kuptove se po të shpërdorohet dhe abuzohet besimi, ti nuk je autik. Ti që nuk e përule krenarinë dhe kuptove që humbe ato që deshe, ti nuk je autik. Ti që e përule egon dhe ofrove dashuri dhe dështove sërish, ti nuk je autik. Ti që ëndërrove 24 orë me sy hapur dhe luftove me mullinjtë e erës, ti nuk je autik. Ti që shkëlqen fizikisht, por i vdekur emocionalisht, ti nuk je autik.
Ti që nuk gëzohesh nga asgjë dhe ankohesh për çdo gjë, ti nuk je autik. Ti që lufton me vetminë i rrethuar mes njerëzve dhe nuk kënaqesh me një trëndafil mbi tryezë, ti nuk je autik. Ti që i fshihesh drejtësisë sepse ke vrarë njerëz dhe nuk je penduar, ti nuk je autik. Ti që dhuron një libër dhe nuk pret që në këmbim të të falënderojnë duke cituar pjesë nga libri, ti nuk je autik. Ti që pritshmëritë e jetës i sheh deri në pragun e varrezave, ti nuk je autik. Ti që qan se të ka vdekur fëmija dhe nuk pate mundësi ta kuroje më mirë, ti nuk je autik. Ti që ke vite pa u takuar me familjen dhe i druhesh reagimit të tyre, ti nuk je autik. Ti që vuan nga inferioriteti i shoqërisë, ti nuk je autik. Ti që lexon gjithë ditën në bibliotekë dhe kupton që ende s’ke kuptuar asgjë, ti nuk je autik.
Ti që je këmbëngulës dhe kupton që ka një cak, ti nuk je autik. Ti që je dyshues në gjithçka, që të rëndojnë fatkeqësitë e botës dhe që me fanatizëm vetmon, ti nuk je autik. Ti që rend me shpejtësi marramendëse në timon ndonëse i di rreziqet, ti nuk je autik. Ti që kërkove qiqra në hell dhe gjete hell pa qiqra ti nuk je autik.
Ti që nuk e gjete ende dashurinë në prag festash dhe ende do lutesh, ti nuk je autik.
Ti që mezi pret të ndërrohet ora se i frikesh errësirës, do të vërdallosesh nëpër natyrë më gjatë, ti nuk je autik. Ti që mezi pret pranverën, rrezet e së cilës do të ngrohin vetminë tënde, ti nuk je autik. Ti që më përshëndet, e unë që përshëndes spektrin tënd autik në heshtje. Brenda vetes ulërij
përbindshëm: Ti nuk je autik, sepse të gjithë jemi!!!

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top