Publikuar: 14:37 / 3.03.2014
Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon si dhe eurodeputetja, Ulrike Lunacek, i kanë dërguar letër komisionares për çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom, me të cilën i kërkojnë që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dalë sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, merr vesh KTV.
Me këtë letër Fajon e Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian, përkatësisht deri në vjeshtë.
“اështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjell lëvizja e lirë nuk kanë çmim. Populli i Kosovës këtë e meriton”, thuhet në letër, transmeton “Koha”.
Ato kanë akuzuar komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, por konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë për plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave, pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim. /Telegrafi/