Faji zgjat aq sa zgjat pendimi ?

Lauri

Anunnak
Abeli dhe Kaini u takuan pas vdekjes së Abelit. Ata po ecnin në shkretëtirë dhe e njohën njëri-tjetrin nga larg. Vëllezërit u ulën përtokë, ndezën një zjarr dhe hëngrën. Ata heshtnin, si njerëzit e lodhur në fund të ditës. Disa yje po shfaqeshin në qiell, të cilët akoma nuk e kishin marrë një emër. Në dritën e flakëve, Kaini vuri re shenjën e plagës në ballin e Abelit dhe buka që po çonte tek goja i ra përtoke nga kujtesa e goditjes vdekjeprurëse të vëllait, duke e pyetur se ja kishte falur atë krim.
Abeli u përgjigj: A më vrave ti mua, apo unë të vrava ty?
Nuk mund të kujtoj më: shoh që ne jemi këtu bashkë si më parë. Tani e di që me të vërtetë më ke falur, tha Kaini, sepse harresa do thotë falje.
Edhe unë do të përpiqem të harroj. Tha Abeli ngadalë: Kështu është. Për sa kohë që pendimi zgjat, zgjat edhe faji.
FB_IMG_1588686664621.jpg
JORGE LUIS BORGES
by Lauri
 
. Për sa kohë që pendimi zgjat, zgjat edhe faji.
Dmth faji im nuk paska maru akoma? Se akoma ndihem e penduar ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top