Ti sa miq ke?" është pyetja më e shpeshtë në epokën e Faceboo-ut,
pas të cilit më shumë se të gjithë janë të dhënë adoleshentët. Por kjo
lojë ka tendencën të bëhet e rrezikshme dhe realiteti virtual, që i
mbivendoset atij real, mund të çojë në shpërthimin e mekanizmave
depresivë tek të rinjtë.
Këto janë përfundimet e një studimi amerikan nga Agjencia Amerikane e
Pediatrisë. Adoleshentët me vështirësi sjelljeje dhe nivel të ulët
vetëvlerësimi, d.m.th. ata që janë të prirur drejt vetëizolimit,
rrezikojnë t'i theksojnë edhe më shumë këto dobësi në botën e rrjetit
social. Kur shohin më të bukurin e klasës me një numër shumë më të madh
shokësh sesa ata kanë vetë, apo që poston gjithmonë komente pozitive, do
të ishte shumë më e "rrezikshme" sesa të gjenden të ulur vetëm në një
bar të tejmbushur apo situata të tjera të ngjashme, sepse nuk do të
kishte një mënyrë vëzhgimi për shprehjet e fytyrës apo gjuhën e trupit
në këtë kontekst.
Për më tepër, duke qenë i ekspozuar ndaj komenteve të gjithkujt,
fenomeni përveçse në bankat e shkollës mund të spostohet në faqet e
Faceboo-ut. Kujtojmë këtu rastin e vetëvrasjes së një 15-vjeçareje në
Masaçusets, e cila u vetëvra pas talljeve në profilin e saj.
Mendimi i specialistëve
"Ky është një rast ekstrem, - thotë psikiatri Claudio Mencacci, - por
është i vërtetë fakti se këto dinamika mund të çojnë në shpërthimin e
sjelljeve vetëdëmtuese tek adoleshentët vulnerabël. Facebook-u është një
realitet-vitrinë, ku individët vendosin vetëm elementët pozitivë. Kjo
bën që përballja shtyn adoleshentët të absolutizojnë gjithçka dhe si
pasojë të bien në depresion, pasi nuk kanë akoma instrumentet për të
dalluar realitetin nga iluzioni.
Për Mencacci-n, rrjeti në fjalë, më shumë se social, "mund të jetë
antisocial, sepse një realitet "i pastruar" nga aspekti negativ i të
jetuarit nuk është një realitet korrekt". Prindërit që vërejnë tek
fëmijët e tyre fillimin e një depresioni "duhet t'u rrinë pranë sidomos
gjatë kohës kur futen në komunitetin e rrjeteve sociale dhe t'u
shpjegojnë se jeta është krejt ndryshe nga vezullimi që i jepet asaj në
Facebook".
nga shoqeriajone