Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

MasteR

I'm offline
Ti sa miq ke?" është pyetja më e shpeshtë në epokën e Faceboo-ut,
pas të cilit më shumë se të gjithë janë të dhënë adoleshentët. Por kjo
lojë ka tendencën të bëhet e rrezikshme dhe realiteti virtual, që i
mbivendoset atij real, mund të çojë në shpërthimin e mekanizmave
depresivë tek të rinjtë.


Këto janë përfundimet e një studimi amerikan nga Agjencia Amerikane e
Pediatrisë. Adoleshentët me vështirësi sjelljeje dhe nivel të ulët
vetëvlerësimi, d.m.th. ata që janë të prirur drejt vetëizolimit,
rrezikojnë t'i theksojnë edhe më shumë këto dobësi në botën e rrjetit
social. Kur shohin më të bukurin e klasës me një numër shumë më të madh
shokësh sesa ata kanë vetë, apo që poston gjithmonë komente pozitive, do
të ishte shumë më e "rrezikshme" sesa të gjenden të ulur vetëm në një
bar të tejmbushur apo situata të tjera të ngjashme, sepse nuk do të
kishte një mënyrë vëzhgimi për shprehjet e fytyrës apo gjuhën e trupit
në këtë kontekst.


Për më tepër, duke qenë i ekspozuar ndaj komenteve të gjithkujt,
fenomeni përveçse në bankat e shkollës mund të spostohet në faqet e
Faceboo-ut. Kujtojmë këtu rastin e vetëvrasjes së një 15-vjeçareje në
Masaçusets, e cila u vetëvra pas talljeve në profilin e saj.



Mendimi i specialistëve
"Ky është një rast ekstrem, - thotë psikiatri Claudio Mencacci, - por
është i vërtetë fakti se këto dinamika mund të çojnë në shpërthimin e
sjelljeve vetëdëmtuese tek adoleshentët vulnerabël. Facebook-u është një
realitet-vitrinë, ku individët vendosin vetëm elementët pozitivë. Kjo
bën që përballja shtyn adoleshentët të absolutizojnë gjithçka dhe si
pasojë të bien në depresion, pasi nuk kanë akoma instrumentet për të
dalluar realitetin nga iluzioni.


Për Mencacci-n, rrjeti në fjalë, më shumë se social, "mund të jetë
antisocial, sepse një realitet "i pastruar" nga aspekti negativ i të
jetuarit nuk është një realitet korrekt". Prindërit që vërejnë tek
fëmijët e tyre fillimin e një depresioni "duhet t'u rrinë pranë sidomos
gjatë kohës kur futen në komunitetin e rrjeteve sociale dhe t'u
shpjegojnë se jeta është krejt ndryshe nga vezullimi që i jepet asaj në
Facebook".

nga shoqeriajone
 
Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Por sdi pse ia vene gjithe fajin facebook-ut???
Edhe rrjet e tjera sociale apo vec interneti, perdorimi i cel qe i vogel qon ne keto gjera.
Keshtu te dashur kalamnja :p luani topelufte sikur luanim ne dikur :D
 
Pe: Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Por sdi pse ia vene gjithe fajin facebook-ut???
Edhe rrjet e tjera sociale apo vec interneti, perdorimi i cel qe i vogel qon ne keto gjera.
Keshtu te dashur kalamnja :p luani topelufte sikur luanim ne dikur :D

Ja vene fajin se ka perparuar shkenca e teknologjia,kjo ne saje te evolumit te njeriut,smund te kthehemi pas ne kohe,nuk e posedojme ate ''luks''...Njerezit me perpara ose me sakte rinia nuk i ka pase keta perparime qe kemi ne,ndaj kane qene te detyruar te lozin me cti kete ofruar ambjenti...Sot kane ''gjithcka''qe sdine ta shfrytezojne per ''asgje''....
 
Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Gloom po mire dakort me ca thua ti se perderisa i ke pse jo?
Por une them qe ne moshe te vogel duhet te jete prindi
ai qe duhet ta kontrolloje ne kuptimin e mire te fjales.
Ci duhet fb nje 12 vjecari (dhe kete e di mire se i kam pare vete), ci duhet tel nje femije ne klase te 5 6 ??
Pra ''luksin'' sic thua ti persa i perket moshave delikate e kane prind.
Une sjam kunder teknologjise perkundrazi na ndihmoi, por ama duhet edhe kjo deri ne nje pike.Sepse eshte e bukur derisa nuk harrojme realitetin.
Sepse nje femi nje adolesht gjithe diten para pc mbyllet ne vetvete.
Ska komunikim me asnje etj etj
 
Pe: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

12 vjecari eshte femije,mesa di un adoleshenca eshte nga mosha 14-18,varet dhe nga sexy sepse tek femra mosha e pubertetit fillon me heret se tek meshkujt....Prinderi ka pergjegjesi ketu jam dakord me ty,por prinderi ska dhe aq faj kur nis nje femije ne shkolle,i jep tel me shume per te ''ditur'' vendndodhjen e femijes(megjithese ta shohesh holle-holle tel eshte ''genjeshtari'' me praktik i kohes),dhe ne shkolle femija hyn nen banke ne facebook...Sado ti rrish femijes mbi koke ka raste qe devijon,eshte koha e tille....
 
Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Flm qe me ndrite per moshen e adoleshences :p
Por une e kisha si shembull qe fillon qe ne femijeri.
Gjithsesi une e perseris qe edukaten qe ke ne shtepi e ke edhe jashte.
Ok se femija i ben te gjitha fshehurazi edhe ne benim.
Por serish prindi duhet te dije ta kontrolloje ta edukoje etj etj
Persa i perket cel edhe ketu ish nje shembull, pa cel isha edhe une dikur
shendos vajta shendosh erdha nga shkolla :D, perderisa folem mashtrimet smundet ketu serih te genjeje??

Une per veti te jem prind derisa te kishin nje moshe
do i lija pc por pa internet.
Max vec dhoma ime apo si te vije kjo.
 
Pe: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Antonia te kuptoj cdo thuash,e te perkrah se jane me baza ato qe thua,por sic i thone nje fjale : - Kur ke kemben jashte pusit eshte kollaj te japesh keshilla...Detyren e prinderit ti leme ta bejne ata qe e kane per ta bere,eshte ''gjynah''te akuzosh nje prind per edukaten qe i jep femijes dhe kushtet(materiale)qe ja krijon femijes...Njeriu nuk ec me cka qene(ka kaluar jo ne ishim keshtu jo ne benim keshtu,jo ne shkonim ne shkolle e sna gjente gje,ka ndodh dhe qe i ka gjet dicka po he..),njeriu ec me ate qe kemi sot,sot keta na ofron realiteti ca ka kaluar eshte ceshtje e mbylluar e vulosur....
 
Pe: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Sa mire jam une qe skam fb fare je me rehat se vret mendjen jo per gje po eshte rrjeti me i pa sigurt
 
Pe: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Master ti sje adoleshent,je i sigurte ti:p
 
Pe: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Gloom ska lidhje ajo por fb eshte sic kam cituar ne shume raste nder rrjetet me pak te sigurta dhe kjo me shume per afktin se ne shqiperi futja e fb erdhi ne kohen e futjen se TIK ne mase cka do te thot se ne kete periudhe u be futja ne mase e komp dhe internetit ku jo te gjith dinin te fshihnin mire te dhenat ne fb se ky i fundit ta jep mundesine por perseri mundet dikush me id te rreme te te beje ftese e te biesh pre e kurthit per kete sme ka terhequr :)
 
Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Jam zene me ca shoqe ..motivi..Pse na hoqe nga facebooku,....eshte rrjet i rrezikshem...
 
Titulli: Facebook-u mund të çojë në depresion adoleshentët.

Perpara se gjithash Facebook-u eshte nje server i stermadh qe arkivon te dhenat personale te cdo personi qe ka nje llogari te hapur aty.Keto te dhena mund te keqperdoren nga persona te ndryshem nepermjet hackerave te cilet nuk e kane shume te veshtire per te thyer paswordin e dikujt ne facebook.Arsyeja eshte sepse ky rrjet nuk ofron shume opsione sigurie.Per organet e policise dhe te prokurorise facebook eshte vertet nje burim informacioni gjithmone ne dispozicion..Privacia juaj eshte gjithmone e rrezikuar,ndaj mos u cuditni dhe mos u merzitni nese nje dite te dhenat tuaja jane ne sherbim te dikujt tjeter.Prandaj beni kujdes me cka hidhni ne facebook.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top