Facebook-u, fajtor për 1 në 5 divorce

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Facebook-u, fajtor për 1 në 5 divorce Rrjeti social përmendet si shkak në pjesën më të madhe të padive për divorc
Shumë njerëz po përdorin internetin për të tradhtuar e flirtuar

Facebook-u sapo ka bërë publike trendet më të shpeshta të statuse për vitin 2009. Lista ka pika të zakonshme si “Farmville”, “Michael Jackson” dhe “Lady Gaga”. Gjithsesi, do duhej të përfshihej në atë listë edhe fjala “divorc”. Facebook tashmë përmendet në një prej pesë padive për divorc, sipas një studimi të ri të bërë publik këtë javë. Statusi i Facebooku-t: I divorcuar: Të rejat mbi përdorimin e fjalës divorc në statuset e Facebook-ut 2009 vjen nga një studim i qendrës britanike të divorceve të quajtur “Divorce-Online”. Sipas gazetës britanike “Telegraph” qendra pretendon se 20 përqind e padive për divorc përfshijnë një lloj reference të Facebook-ut. Rrënja e problemit nuk duhet të jetë surprizuese për askënd. Shumë njerëz të martuar po e përdorin rrjetin social për të flirtuar, ose më shumë. “Arsyeja më e zakonshme është akuza se njëri prej bashkëshortëve kishte biseda të papërshtatshme me kontekst seksual me njerëz të tjerë”, thotë drejtori i përgjithshëm i “Divorce-Onlin”, Mark Keeenan. Mesazhet dhe komentet flirtuese që gjenden në faqet e Facebook-ut po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme mes çifteve. Firmat kompjuterike po fitojnë gjithnjë e më shumë para duke krijuar pajisje kompjuterike që lejojnë bashkëshortët dyshues që të spiunojnë në mënyrë elektronike aktivitetet e dikujt në internet. Një 35-vjeçare madje zbuloi se bashkëshorti i saj po divorcohej me të nëpërmjet Facebook-ut. Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marrë fund pasi lexoi statusin e bashkëshortit të saj që thoshte: “Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Brady”. Vitin e kaluar një 28-vjeçare i dha fund martesës së saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte një marrëdhënie virtuale me dikë që nuk e kishte takuar kurrë. Any Taylor, 28 vjeçe u nda nga David Pollard pasi zbuloi se ai po flinte me një shoqëruese në lojën “Second Life”, një botë virtuale, ku njerëzit krijojnë një personalitet të ri. Rreth 14 milionë britanikë besohet se përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miq të vjetër ose për të bërë miq të rinj. Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetësh u fajësua për rritjen e divorceve, duke qenë se bashkëshortët e bezdisur e përdornin për të kontaktuar ish-të dashurit e dikurshëm.
Konfuzioni shkakësor
Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se problemi nuk është Facebook-u dhe se problemi në fakt gjendet tek natyra tradhtare e personave. Njerëzit po zbulojnë gjithnjë e më shumë partnerët e tyre që i tradhëtojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, por s’ka arsye për të besuar se njëri faktor po shkakton tjetrin. Tradhëtia është tradhti dhe Facebook-u është vetëm një mënyrë për ta bërë. E vërteta është se interneti nuk është aq larg realitetit sa duket. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se rrjetet sociale nuk po na bëjnë më të mos-përshtatur shoqërisht se sa jemi. E pavarësisht faktit se disa prej nesh janë narcisistë të rrjeteve sociale, shumë prej nesh kanë profile Facebook-u që reflektojnë saktësisht realitetin. Prandaj, nëse e kemi zakon të tradhtojmë në botën reale, e kemi zakon të tradhtojmë dhe në atë virtuale. Në të kundërt, jemi në rregull.
Statuset më të përdorura në vitin 2009
Facebook-u ka publikuar fjalët më të përdorura në statuset e përdoruesve. Rrjeti social e ka emëruar listën “Kujtesë: studimi se si idetë dhe tendencat e reja po përhapen në Facebook”. Për të përcaktuar listën Facebook-u ka marrë frazat më të përdorura në statuset e këtij viti dhe më pas i ka krahasuar me ato të vitit 2008 për të përcaktuar ato që kanë qenë risi këtë vit.

Rezultati i studimit prodhoi një listë me 15 fraza:

1. Aplikimet e Facebook (Farmville, Farm Town, Social Living)
2. “FML”
3. “Swine Flu”
4. Vdekja e njerëzve të famshëm (Michael Jackson, Patrick Swayze, Billy Mays)
5. Familja
6. Filmat (New Moon, Transformers, Star Trek, The Hangover, Paranormal Activity and Harry Potter)
7. Sportet (Steelers, Yankees)
8. Reforma shëndetësore
9. FB (aka Facebook)
10. “Twitter”
11. Vitet
12. Lady Gaga
13. “Yard”
14. Besimi
15. Unë

Viti i kaluar ishte viti i akuariumeve në Facebook, por një fakt që rrjeti social nuk përmend janë raportimet se aplikimet si “Farmville” e të tjera po u vjedhin të dhënat përdoruesve. Referencat e vdekjes së Michael Jackson apo njerëzve të tjerë të famshëm rezultuar të jenë një subjekt popullor për përdoruesit e Facebook-ut, ashtu si dhe filmat më të famshëm të vitit. Ndërkohë që rrjeti social ka bërë listën e termave më të përdorur në statuse, në listë mungojnë shqetësimet e privatësisë që u përmendën gjatë vitit 2009.To
 
Titulli: Facebook-u, fajtor për 1 në 5 divorce

Fajin dmth nuk e paskan ata qe tradhetojne, por facebook-u qe i krijoka mundesite. Epo mire atehere, te qendrojne shurdh dhe symbyllurazi ne rruge/pune/bar/restorant se mos ndoshta shohin ndonjeren qe u pelqen dhe i flet.

Sa njerez legena.
 
Studimi: Facebook, shkaku i parë i divorceve

facebook_ndarje-150x150.jpg


Rrjetet sociale tashmë janë bërë faktor kryesor për jetën e njerëzve. Aq të rëndësishëm janë bërë, sa kanë ndikuar edhe në revolucionet që po ndodhin në Afrikën e Veriut. Por, rrjetet janë kthyer edhe në një problem të madh. Facebook përshembull, është kthyer në shkakun kryesor për divorcet që ndodhin në amerikë. Ky përfundim vjen nga një studim i kryer nga Dhoma e Avokatisë amerikane për divorcet. Sipas këtij studimi, katër në pesë avokatë, janë përgjigjur se kanë gjetur provat për divorcet, pikërisht në rrjetin më popullor social, Facebook.gazetajone
 
Re: Studimi: Facebook, shkaku i parë i divorceve

Eh kjo gje degjohet shpesh edhe me ka rastisur te njoh femra edhe meshkuj te martuar qe sot per nje shkak te njohur me goc apo me meshkuj ne facebook jan ndare nuk eshte e drejte kjo po ja qe tani ndodhin keto gjera nese e mer serjozisht punen e virtualitetit humbet gjene me te shtrenjte familjen apo dike qe ke dashur ..dua te them virtualiteti eshte kalim kohe per te gjithe ata qe jan te martuar se kuptoj pse mendojne se ne virtualitet munden te gjejne dike apo te krijojne nje gje qe nuk ekziston ..thjeshte jan iluzione qe njeriu ben thjeshte mundet te njohi dike qe kerkon nje gje me shume kurjoziteti te shikoj nese eshte ajo ne foto apo jo duke mar perbaze se ka shum genjeshtra sot ne virtualitet ... po nuk do te thote te ndahesh me ate qe ke krijuar nje jete te tere...
 
Pe: Facebook-u, fajtor për 1 në 5 divorce

FB po e po por kto ngjarje kan ndodh pa dal akoma fb me adresa te tjera para se te hynte fb ka pas mnyra te tjera te cilat edhe sot perdoren pavarsisht se fb er perdorin me shum ne virtualitet ka shum raste te tilla
 
Pe: Facebook-u, fajtor për 1 në 5 divorce

Se ka fajin facebook,per gabimet qe bejne njerezit...Gjithmone ka ekzistuar tradhetia,nuk eshte se e solli facebook ate...Ca faji kane rrjetet sociale???Cdo gje varet tek njeriu vete,dikush qe do te beje nje tradheti e ben dhe jashte ne realitet,nuk eshte se facebook po i shtyn apo ndalon keta gjera...Une fajin ja le njerezve qe ndonjehere tregohen te dobet para disa situatave,e sjane ne gjendje te veprojne me logjike...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top