Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

FACEBOOK Mark Zuckerberg LIVE

Se cka dicka ky si perberje alienesh ama e shikon robi me kujdes shikimin e ti.
 
Zuckerberg del ‘pa u lagur’ nga dëshmia në Kongres

Shiko fotografinë 1875826

Mark Zuckerberg doli gati i pa lagur nga dëshmia para senatorëve, por raundi i dytë ishte më i ashpër. Themeluesi i Facebook u përball me pyetje të vështira mbi praktikat e grumbullimit të të dhënave nga kompania dhe nevojën për një rregullore të re, gjatë seancës 5-orëshe para Komisionit të Energjisë dhe Tregtisë në dhomën e përfaqësuesve.


Kjo ishte seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore, lidhur me skandalin e Cambridge Analitica, e cila e çoi në 10 orë, kohën totale të dëshmisë së tij në Capitol Hill.

Zuckerberg përsëriti apologjinë e tij, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për shfrytëzimin e të dhënave të mbi 87 milionë përdoruesve, por hezitoi të jepte një përgjigje të vendosur përballë presionit të demokratit Frank Pallone, për t’iu përgjigjur me po ose jo pyetjes nëse do të ndryshonte opsionet e përgjithshme të Facebook, për të minimizuar grumbullimin e të dhënave.

Themeluesi i platformës e cilësoi këtë një çështje komplekse që meritonte një përgjigje të përbërë nga më shumë se një fjalë. Për Pallonen përgjigja e tij ishte zhgënjyese. I shtyrë nga një deputete, Zuckerberg pranoi se edhe të dhënat e tij u janë shitur Cambridge Analytica, e lidhur me fushatën presidenciale të Donald Trumpit.

Nuk përjashtohet mundësia që Facebook të ndjekë penalisht kompaninë londineze. Më pas 33-vjeçari u dakordësua me idenë e rregullatorëve për kompanitë e internetit, duke e përkufizuar këtë si një hap të pashmangshëm.

Ndërsa u shpreh se ka përgjegjësinë morale në drejtimin e një platforme që mbron demokracinë, ai paralajmëroi ligjvënësit që të jenë të kujdesshëm me propozimet e tyre, pasi kompani të mëdha si Facebook-u kanë më tepër burime se sa kompanitë e vogla, për të respektuar rregullatorët.

Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back