eGo0sTyle
System Engineer
Shiko fotografinë 1727258
Kush janë miqtë virtualë dhe çfarë shkruhet në faqet on-line për politikanët, nga çifti Meta, Berisha, Rama, e deri tek vetë Presidenti i Republikës Sikur para disa vitesh të na thoshin se, për ne shqiptarët e thjeshtë, ka një mënyrë tjetër për të takuar politikanë, qeveritarë, deputetë etj., përveç pritjes pas dyerve të hekurta të institucioneve, nuk do ta kishim besuar. Po, ja, që ia mbërritëm edhe kësaj dite, lavdi Zotit! Apo mos duhet thënë Lavdi Internetit?!
Tashmë, është fare e thjeshtë. Mjafton një kompjuter, internet dhe gjithçka është e zgjidhur. Politikanët tanë, që është shumë e vështirë (si i thonë fjalës) t'i kapësh nga mënga, tani mund t'i kapësh nga... facebook-u.

اfarë është facebook-u? ثshtë një faqe interneti, tip ditari prezantues, ku njerëzit hedhin një profil të vetin, e ku zakonisht shkruajnë, kush janë, çfarë bëjnë, çfarë pëlqejnë, etj. Dhe përbri profilit, qëndrojnë edhe miqtë e tyre më të mirë, me të cilët shkëmbejnë foto dhe mendime on-line.
Manisë së facebook-ut, nuk i kanë shpëtuar dot, si njerëzit e thjeshtë, politikanët, aktorët, këngëtarët, e të gjitha llojet e kategorive, tashmë, mund t'i gjesh on-line. Mjafton të klikosh në adresën e facebook-ut dhe aty të kërkosh emrin e tyre, dhe të dalin para të gjithë. Atë që nuk mund ta bësh dot fizikisht, e bën virtualisht. Madje-madje, ka dhe nga ata politikanë, të cilët janë të palodhur, kur vjen puna për të komunikuar me "miqtë" e tyre në këtë mënyrë.
Në një vëzhgim që ne bëmë në internet, na rezultuan shumë njerëz të njohur. Ishte e pamundur t'i publikonim të gjithë, por u munduam të sjellim disa nga emrat, të cilët zor se ka njerëz në Shqipëri që nuk i njeh.
E kishim të vështirë ama të gjenim se, cili ishte profili i vërtetë i tyre në facebook, pasi për disa nga politikanët të dilnin shumë profile, madje ka edhe profile me politikanë dhe burra shteti, që nuk jetojnë më, por që "prapa u vjen historia"...
Profili në Facebook, mund të jetë i vërtetë ose fals, në kuptimin që mund të jetë hapur vërtet nga personi përkatës, ose nga dikush tjetër që ka "luajtur" me emrin e VIP-it, duke hapur një profil për të.
Një profil i rremë facebook-u, gjithsesi, dallohet. Zakonisht, në të tilla profile, mund të hysh lehtë, pa kode, pa pengesa. Kurse një profil real, ka "postblloqe" të shumta virtualë, ku nuk mund të hysh, pa njohur personin që e ka hapur, pa qenë në listën e tij të miqve, etj.
Po cilët emra shqiptarësh të rëndësishëm, apo të famshëm, i gjen në facebook?
Një prejtyre, i cili nuk kishte si të munngonte, ishte Enver Hoxha, i cili, jo më shumë se 3 ditë më parë, festoi 100-vjetorin e lindjes. Sigurisht që xhaxhi Enveri nuk e ka hapur vetë profilin e tij, sepse në kohën e tij, ditarët ishin me letër e kalem, e jo si këto shpikjet e sotme që na vështirësohen përditë...
Por, gjithsesi, Enver Hoxha është në facebook, madje, jo në një, por në plot 32 profile. Profilet ia kanë hapur, me sa duket, fansa të tij, sepse në to, lexon me shumicë vlerësime pozitive për figurën e Hoxhës. Shumë nga ata që shkruajnë aty janë të huaj.
Pas Hoxhës, në listë, për nga numri i profileve vjen Edi Rama. Ekzistojnë 14 profile, me emrin Edi Rama në facebook. Sigurisht, vetëm njëri është vërtet i Edi Ramës. Sali Berisha ka 12 profile, por ajo që dallohet tek këto, është se, në asnjë prej tyre, nuk ka gjurmë, që ai ta ketë hapur vetë një profil personal. Në fakt, është pak e paimagjinueshme të përfytyrosh Doktorin, duke hapur një profil të tillë.
Në Facebook, në profilet e politikanëve, ke një rast të mirë për të marrë vesh emrat e miqve të tyre. Miqtë i bashkëngjiten profilit ditë pas dite, duke vendosur emrin dhe foton në faqenprofilit.
Për nga numri i miqve, ndër më aktivët në facebook, renditet i pari Erion Veliaj, me plot 3480 miq dhe në vend të dytë, Andis Harasani, me 2602 miq. A thua të kenë kaq shumë miq këta? Këtë nuk e dimë, ama një gjë është e sigurt: profili i tyre, është i hapur nga ata vetë dhe, po të shohësh, duke qenë se kanë dhe kaq shumë miq, janë dy nga personazhet më aktivë të listës sonë të facebook-ut.
Më i varfri në miq na rezulton të jetë Lulzim Basha. Faqja e tij në facebook, meriton vërtet nofkën që i ngjitën në një shou komik, Shpyllëzim Basha. Faqja e Lulit është shpyllëzuar komplet nga miqtë. Disa ditë më parë, aty gjeje miqtë e ministrit riosh dhe fotot e tyre, por, dje, ato ishin zhdukur si t'u kishte rënë me shkop Harri Poteri vetë.
A thua të jetë tip kaq i pashoqërueshëm Lulzimi? Apo është ajo që na thanë dje gojët e liga, që ai zhduki me urgjencë të gjitha të dhënat nga Facebook-u, po atë ditë që "Shekulli" botoi profilin e kunatit të tij, Erjon Isufit, marrë nga faqja e këtij të fundit në Facebook? Eh, Luli, Luli, sa frikacak që qenke...
E, normalisht, profileve në facebook, nuk kishte si t'u mungonte dhe kryeparlamentarja e vendit, dora vetë, Jozefina Topalli. Ajo ka 3 profile të tilla në facebook, ku një prej tyre, nuk është profil i saj, është një çështje e hedhur për diskutim dhe, dy të tjera, janë profile të saj, madje, një prej tyre, me një foto disi "provokuese", ku hiret e kryeparlamentares duken qartë. Ndërsa, sa për miqtë, Jozefina ka plot 277 të tillë, kjo, vetëm në njërin prej profileve, ku duket qartë që është i krijuar nga ajo vetë.
Edhe çifti, Meta-Kryemadhi, nuk ka si të mungojë. Madje, Monika është treguar më moderne në këtë pikë. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk e ka parë të nevojshme të hapë një profil të mirëfilltë në facebook, ajo ka zgjedhur të ketë një profil të sajin, ku nuk mungojnë miq me emra të njohur të ekranit.
Monika ka 369 miq, por kjo nuk do të thotë që ky numër nuk mund të lëvizë. Në profilet e krijuara për Ilir Metën, nuk mungojnë anëtarët më të rinj të partisë së tij. Disa prej tyre (133 pjesëmarrës), janë angazhuar me shumë zjarr në profilin me temë: Ilir Meta kryeministër. Dhe thonë pastaj që nuk e ka me qejf atë postin e kryeministrit Meta...
Siç duket, koha në dispozicion për t'u ulur në tryeza bisedimi, është e pakët dhe partia ka zgjedhur të diskutojë problemet e saj në këtë mënyrë, ama nuk i kanë vënë veshin asaj fjalës së urtë që thotë: "Pazaret e shtëpisë nuk bëhen në rrugë".
E, nëse ndokush do të vinte dorën në zjarr që, në facebook nuk do të gjente edhe vetë emrin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ka gabuar. Edhe Presidenti ka profil të tillë, madje 2. ثshtë e qartë që profilet nuk janë të krijuara nga ai vetë, megjithatë nuk besojmë se presidenti nuk do të ishte pak kurjoz të dinte se çfarë thuhet për të, kështu që vetë logjika, të çon në idenë që, medoemos, qoftë dhe një herë të vetme, ai ka klikuar mbi këtë adresë. Vetë prsedenti ka 102 anëtarë të regjistruar, të cilët në masë janë mbështetës të tij.
Edhe Ben Blushi është një nga ata anëtarë që kanë zgjedhur vullnetarisht të hapin një profil virtual. Ai ka 161 miq në faqen e tij në facebook, komentet e të cilëve nuk kanë munguar. Madje, Ben Blushin, për t'i marrë prononcime, nëse nuk mundesh dot ta kapësh, e gjen në profil dhe nuk përton të japë përgjigje. Ndoshta Benit i është mbushur mendja që politika tashmë bëhet në facebook!
Historia e shpikjes 4-vjeçare me vlerë 16 miliardë dollarë dhe 100 milionë anëtarë
"Facebook", nisi për të lidhur studentët, tani është rrjeti social botëror
Facebook-u u themelua në 4 shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg-u, atëherë student 19-vjeçarnë Univesitetin e Harvardit. Pas dy muajsh, ai ishte përhapur në shumicën e shkollave, dhe shumica e personave me adresë interneti universitare si (edu, .ac.uk, etj.) ishin të gatshëm ta kishin për vete.
Në 27 shkurt 2006, Facebook-u, ishte më i parapëlqyeri në shkollat e larta dhe në bizneset e mëdha. Nga 11 shtatori 2006, kush është mbi 13 vjeç, mund të marrë pjesë në Facebook dhe, pjesëmarrësit, mund të jenë pjesëmarrës në një ose më shumë rrjete, siç janë shkollat, vendi i punës, ose rajone gjeografike.
Dhe, kështu, qëllimi fillestar i Facebook-ut, për të mbajtur në kontakt mes studentëve të universitetit dhe liceve të të gjithë botës, tani është shndërruar në një rrjet social, ku përfshihen të gjithë përdoruesit e internetit.
Emri i sajtit, i referohet fotos me të dhëna të secilit anëtar (facebook-s), të cilën disa kolegje amerikane, publikojnë për studentët e rinj, si mënyrë për t'u njohur nëpër kampuse dhe nga personeli.
Sajti tani numëron mbi 100 milionë përdorues në të gjithë botën dhe vlerësohet në rreth 16 miliardë dollarë. Kompania "Sony", para disa kohësh, njoftoi se do të financonte një film kushtuar Facebook-ut, për të treguar, se si ai kaloi nga një pikë e thjeshtë takimi on-line mes studentëve, në një rrjet social më të vizituarin në botë.
Jozefina Topalli:
Me këtë emër ka 3 profile, ndër të cilat, dy janë profile dhe 1 është çështje e shtruar për diskutim. Në një prej profileve kryeparlamentarja ka 277 miq dhe ky profil duket qartë që është i krijuar nga Jozefina dora vetë. Ndër miqtë e famshëm të saj janë:
Mero Baze
Arta Dade
Enkel Demi
Altin Hazizaj
Arbri (Big Brother)
Milva Ekonomi
Ben Blushi:
Me emrin e Benit në facebook, dalin dy profile, njëri prej tyre është profili personal dhe tjetri është profil më logon e partisë socialiste. Ai ka 161 miq, me një pjesë të madhe të të cilëve komunikon rregullisht nëpërmjet facebook-ut. Disa prej miqve të tij, që sigurisht emrat i keni të dëgjuar, janë:
Rezarta Shkurta
Hueyda el Saied
Edison Ypi
Saimir Tahiri
Arta Dade
Arbri (Big Brother)
Andis Harasani:
ثshtë e padiskutueshme, që është njëri prej personazheve më aktivë të facebook-ut. Siç e përmendëm dhe më lart, renditet i dyti për nga numri i miqve. As më shumë e as më pak, 2602 miq. Që profilin e ka krijuar vetë, kjo nuk ka pikë diskutimi, madje, shpeshherë, është dhe autor i çështjeve të shtruara për diskutim. Ai ka shumë miq, por shkëputëm disa prej tyre:
Besarta (kosovarja e Big Brother)
Florjan Binaj (polici i portokallisë)
Irsa Dermeni
Ingrid Gjoni
Mero Baze
Balina Bodinaku
Edi Rama:
Me këtë emër dalin 14 profile, ndër të cilat, 5 janë çështje për diskutim.
Në një prej profileve, kryetari i partisë socialiste, ka 422 miq. Disa nga miqtë që i njohin të gjithë:
Balina Bodinaku
Mentor Nazarko
Ardi Asllani
Milva Ekonomi
Blendi Gonxhe
Andis Harasani
Bamir Topi:
Për presidentin, mund të themi që është "viktimë" e facebook-ut, e megjithatë, dhe pse pa vullnetin e tij, ai është pjesë e tij. Nuk ka profil personal, por me emrin dhe foton e tij janë hedhur çështje për tu diskutuar. Nuk i mungojnë kritikat dhe lavdërimet të bëra nga anëtarët e rregjistruar, të cilët kapin shifrën 102 dhe 32, të tjerë janë mbështetës të ideve të presidentit Topi. Ndër anëtarët e rregjistruar, nuk ka ndonjë emër shumë publik, por ama janë shqiptarë nga të gjitha anët e botës.
Erion Veliaj:
ثshtë në top listën tonë, përsa i përket numrit të miqve, ka 3480 të tillë. Profilin e ka krijuar vetë, kjo pasi është dhe Erioni, njëlloj si Harasani, i apasionuar pas kësaj mënyre komunikimi. Ndër miqtë publikë të Erionit, të cilët janë me të vërtetë shumë, po përmendim disa prej tyre:
Aurela Gaçe
Alket Islami
Kreshnik اollaku
Elvana Gjata
Ermal Hasimja
Andis Harasani
Sali Berisha:
ثshtë ndër të parët në listë për nga numri i profileve të krijuara me emrin e tij. Nuk dihet nëse ndonjë prej 12 profileve, është i krijuar nga vetë doktori, por duket që ka shumë anëtarë të rregjistruar. Edhe këtu, kryeministrit nuk kishin si të mos i kujtonin Gërdecin, ndaj një profil mban titullin "Gërdec Tragedy"
Lulzim Basha:
Për Lulin nuk kemi se çfarë të shkruajmë, është mjaftuar vetëm me hapjen e profilit dhe deri tani, në listën e miqve të tij, nuk ka asnjë.
Urojmë që të gjejë miq sa më parë, sepse ai duhet ta dijë shumë mirë fjalën: "Më mirë një mik se një thesar"
Ilir Meta:
Me emrin e Metës, dalin 3 profile. Asnjë prej tyre nuk është profili i vetë kryetarit të LSI-së, të 3 profilet janë çështje të shtruara për diskutim. Në njërën prej tyre janë 133 anëtarë. Sa për miqtë e Ilirit, mund të themi se janë pothuajse të gjithë anëtarët e LRI-së, në është ky fakt në programin politik të kësaj partie, këtë nuk e dimë ende.
Monika Kryemadhi:
Del vetëm një profil, i cili nuk ka dyshim që është i krjiuar nga vetë Monika. Ajo ka 369 miqm mes të cilëve shumë të njohur. Ja disa prej tyre:
Skandinada Lalaj
Arbri (BB)
Milva Ekonomi
Ermal Hasimja
Kreshnik اollaku
Altin Hazizaj
Andis Harasani
Enver Hoxha:
Kryeson listën për nga numri i profileve dhe ka 32 të tillë. Numri i të rregjistruarve, është shumë i madh, komentet e bëra, janë gjithashtu të shumta. ثshtë një emër që nuk ka arritur ende të mos ngjallë tërheqje në popull.
Fatos Nano:
ثshtë një nga ata që kanë një numër të madh profilesh me emrin e tyre. Ka 10 të tillë, një prej të cilëvem ka shumë gjasa të jetë i krijuar nga vetë zoti Nano. Miqtë i ka të pakët në numër, 32 ka të tillëm mes të cilëvem ka dhe emra që nuk i ndeshëm tek politikanët e tjerë:
Zajmina Vasjari
Edi Paloka