"Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Prokuroria dhe policia: "Lajm i pavërtetë që ka si qëllim të hedhë mjegull mbi hetimet, por që do të hetohet".


Sokol Bizhga, specialist i Krimeve të Rënda: "Ngjarja më e vështirë që kam hetuar gjatë gjithë karrierës sime".


KUKثS - Bleona Mata, vajza 6-vjeçare nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit gjendet e "vrarë", por në facebook. "Skandali më i madh në botë. Gjendet e vdekur vajza nga Kukësi Bleona Mata. Halla e saj, e cila bënte si e paditur, e kishte vrarë dhe copëtuar pasi Bleona e ka parë atë me të dashurin.


O zot çfarë tmerri!" thuhet në forumin e rrjetit social "facebook" rreth mesnatës ku është publikuar lajmi se vajza është gjetur e vrarë. Gjithashtu në një adresë të vendosur me emrin e vetë 6-vjeçares shkruhet "Një minutë heshtje për vrasjen në mënyrë barbare të vajzës së vogël Bleona Mataj, e cila u vra në mënyrë barbare nga halla e saj.


Vetëm 6 vjeç ishte. Kjo vajzë kishte jetën përpara por jeta iu ndal nga halla e saj mizore e cila e vrau pa u menduar dy herë". Lajmi është përhapur në mënyrë të shpejtë sidomos në qytetin e Kukësit ku qytetarë të shumtë të sensibilizuar nga kjo ngjarje iu janë drejtuar menjëherë mediave.


Ndërkohë, drejtori i policisë së Kukësit, Sadri Ramçaj, në një prononcim për mediat lokale deklaroi se "Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në dijeni të publikimeve, por nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij publikimi". Kreu i bluve të Kukësit tha në vazhdim se në të tilla ngjarje ka njerëz të interesuar që të hedhin tymnaja.


Prokuroria: Kemi të bëjmë me një abuzim


Publikimin e rrjetit social "facebook" e ka përgënjeshtruar edhe prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton për këtë ngjarje. Prokurori i çështjes, Anton Martini, thotë se nuk ka asnjë të vërtetë për ato që janë publikuar në forumet e "facebook".


"Kemi të bëjmë me një abuzim për një ngjarje me shumë rëndësi dhe të dhimbshme", shprehet prokurori Anton Martini. Ndërkaq kreu i hetimit të kësaj çështjeje ka deklaruar në vazhdim se pavarësisht se këto publikime janë abuzime, prokuroria do të hetojë për të zbuluar personat të cilët kanë publikuar lajmin në të.


Prokurori Anton Martini ka pohuar se në hetim janë dhe të afërm të vajzës, përfshi edhe hallën e saj, me të cilën Bleona kishte shkuar për të kullotur bagëtitë në mal pasditen e 22 majit.

Bleona%202.JPG

Gjyshi i Bleonës: Nuk e besoj që vajza të ketë gisht

Policia: Nuk ka asgjë të vërtetë nga publikimi


Në dijeni të këtij lajmi të publikuar në internet ishte vënë edhe familja e vajzës së zhdukur në Zapod të Kukësit nga disa të rinj të fshatit.


Zenel Mata, gjyshi i 6-vjeçares, thotë se ishte vënë në dijeni të lajmeve në internet nga disa të rinj, por që vetë ata nuk kishin kontaktuar me policinë dhe se nuk besonte që e bija e tij, halla e Bleonës të ishte përgjegjëse për zhdukjen. Babai i vajzës së zhdukur e ka akuzuar motrën e tij, Alketa Mata, bashkë me grupin e vajzave të tjera si të përfshira në zhdukjen e së bijës, Bleonës.


Bizhga: Nuk ka asnjë zhvillim në hetime


Ndërkohë që edhe policia e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet rreth kësaj ngjarjeje. Njëri prej ekspertëve të kësaj policie, Sokol Bizhga, kryeson grupin e hetimit të ngritur nga ana e policisë.


Ditët e fundit mësohet se është marrë sërish në pyetje nëna e vajzës së zhdukur dhe vajzat me të cilat ka qenë 6-vjeçarja pasditen e 22 majit. Specialisti i Krimeve të Rënda deklaroi se nuk ka asnjë zhvillim përsa i përket hetimeve për zhdukjen e Bleona Matës. Sipas Bizhgës, deri tani nuk ekzistojnë prova për të vënë para përgjegjësisë personat e dyshuar. "ثshtë ngjarja më e vështirë dhe më e mistershme që kam hetuar gjatë gjithë karrierës sime",- mësohet të jetë shprehur Sokol Bizhga.


Bleona Mata u zhduk në orët e vona të pasdites së 22 majit ndërsa kishte shkuar me disa vajza të rritura, përfshi edhe hallën e saj me bagëti në një pyll në afërsi të fshatit. 6-vjeçarja është zhdukur pasi vajzat e rritura që e shoqëronin, e kishin lënë atë vetëm siç pohojnë për rreth 15 minuta, por ku janë kthyer nuk e kanë gjetur. Fëmija 6-vjeçar rezulton e zhdukur dhe aktualisht kanë kaluar 40 ditë nga humbja e saj.


Ndërkohë policia e shtetit shqiptar ka akorduar 22 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, megjithatë burime të policisë kanë bërë të ditur se me gjithë akordimin e shumës nuk ka asnjë informacion nga ndonjë dëshmitar i identifikuar apo anonim
shekulli
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

sa turp
dhe mua me kishin ftu te faqja ksaj por se pranova se i kam bezdi ....


nuk e di nese eshte rasti i pare fallco ky ne shqiperi .... por eshte tu dal si mod...

ne youtube pershembull nje anetar qe ka bezdi nje anetare tjeter beri 1 video duke than qe i vinte keq qe ajo goca u hodh nga depresioni nga kati i 5 dhe vdiq.......


nuk arri te kuptoj : cfare jan keto kafsha ? per mua eshte sikur e kan ber krimin keto ...
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

Shpresoj shume qe kjo faqe te jete krijuar nga ndonje injorant... mundesisht s'me vjen cudi te kete edhe 100mije fansa. Thjeshte lutem qe te mos jene te verteta gjerat qe shkruhen aty kaq.
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

po tani eshte apo nuk eshte e vertet?
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

Po lexo te gjithe artikullin qe ta kuptosh :D
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

Si nuk ju vie , spo them turp, por keq te pakten, te tallen me ngjarje te tilla!
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

ky personi qe ka bere publikim fallco shkon gje ne burg apo ska lidhje ?
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

Cdo informacion pa reference e marr lehte lehte. ;)
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

thuhet qe seshte e vertete por te luash me dhimbjen e tjereve kjo eshte cnjerezore...........
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

ne xhungel , ops desha me thene ne shqiperi, atje ku dhe pula ha gure njerezit e "moderuar" na paskan filluar te perdorin rrjetin social te ashtequajtur facebook, i cili qellimi i hapjes eshte tjeter per tjeter , dhe nga keto specie te cuditshme qe fatkeqesisht jetojne ne maj te malit, na u perdorka per qellime llapazano-thashe-themesh, nga njerez injorant dhe copa mishi me dy sy, qe cuditerisht paskan marre vesh qe teknollogjia paska evoluar me internet e pasuar me rrjete sociale.

Keto kafshet me facebook nuk zgjidhin asgje. Policia dhe qeveria duhet te marri masa kundrejt ketyre hapeseve te kesaj faqeje. Dhe te levizin menderen dhe te gjejne cfare ndodhi me ate little girl. vend i poshter !!
 
Titulli: "Facebook": Bleona Mata gjendet e vrarë

ky personi qe ka bere publikim fallco shkon gje ne burg apo ska lidhje ?

Kodi Penal e parashikon ne nene te vecanta ...shpifjen dhe hapjen e informacioneve jo te verteta .
Po thuaj qe ne s'kemi shtet ..dhe njerzit perfitojne nga kjo gje .
 
Back
Top