Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Evropës i duhen mekanizma të rinj për të luftuar diskriminimin

B092DAB7-7955-4815-BDA1-9335CE2FA697.jpg

Nga Thomas Piketty
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara po nis gjyqi ndaj vrasësit të afro–amerikanit Xhorxh Floid, në Evropë dhe në Francë janë ashpëruar konfliktet e identitetit. Në vend se ta luftojë diskriminimin, qeveria franceze e udhëhequr nga Emanuel Makron, ka nisur një garë me të djathtën ekstreme, se kush përndjek më shumë profesorët e shkencave sociale dhe të majtës, që pretendohet se janë shumë filo–islamikë.
Kjo është një çështje serioze, pasi në vend të kësaj lufte, do të ishte më urgjente të krijohej një model i vërtetë francez dhe evropian për luftën kundër diskriminimit. Një model që e pranon realitetin e racizmit, dhe që është në gjendje ta analizojë dhe korrigjojë atë, ndërsa e vendos luftën kundër diskriminimit në një kontekst më të përgjithshëm të politikës shoqërore me një thirrje më universale.
Le të fillojmë me çështjen e analizimit të racizmit. Shumë studime kanë treguar përhapjen e tij, por për momentin nuk ka një vëzhgues të diskriminimit që të garantojë një monitorim të vazhdueshëm të fakteve. Në Francë, Mbrojtësi i të Drejtave (autoriteti i pavarur për të luftuar diskriminimin) ka theksuar në raportet e tij diskriminimin në tregun e punës dhe në tregun e pasurive të patundshme, por nuk zotëron mjetet për të kryer një monitorim sistematik.
Për shembull, në një studim të vitit 2014 të sponsorizuar nga Instituti Montenj, studiuesit dërguan CV të rreme tek punëdhënësit në përgjigje të afërsisht 6.231 ofertave të punës, dhe analizuan numrin e propozime për intervistë pune që morën. Kur përdorën emra të trilluar me origjinë myslimane, përgjigjet ishin shumë të pakta.

Edhe emrat hebrenj u diskriminuan, por në një masë më të vogël. Problemi është se ky studim nuk është përditësuar, ndaj askush nuk e di nëse situata është përkeqësuar apo përmirësuar.
Në Francë dhe vendet e tjera evropiane, ekziston një nevojë urgjente për një observator, për të treguar se si evoluojnë këta tregues çdo vit.
Ndërkohë, është thelbësore të matet se ku përqendrohet ky diskriminim. Ashtu si antisemitizmi apo homofobia, edhe islamofobia nuk është një dukuri fatale, dhe mund të kapërcehet. Observatori i Diskriminimit, që mund të vendoset nën autoritetin e Mbrojtësit të të Drejtave, duhet të sigurojë një monitorim vjetor të diskriminimit brenda kompanive (nëpaga, ngritje në detyrë, trajnim, etj.).

Për këtë arsye, në sondazhet për regjistrimin duhet të futen dhe pyetjet në lidhje me vendin e lindjes së prindërve. Pa këta tregues, është e pamundur të luftohet diskriminimi. Problemi është se e gjithë kjo nuk mund të bëhet pa futur kategori etnike të tilla si ato të përdorura në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar sipas parimit të diskriminimit pozitiv, pra trajtimit të pabarabartë në favor të atyre që i përkasin një pakice.
Ndërkohë, problemi tjetër nuk është aq shumë fakti që kjo është e ndaluar nga kushtetuta franceze. Por përdorimi i kategorive të ngjashme do të rrezikonte të kristalizonte identitetet e përziera, pa treguar efektivitetin e tyre në luftën kundër diskriminimit.
Që kur këto u përdorën këto kategori në regjistrimin në Britani në vitin 1991, diskriminimi në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka rënë në krahasim me vendet e tjera. Për më tepër, ka një konfuzion me përgjigjet:gjysma e njerëzve të lindur në Turqi, Egjipt ose Magreb e konsiderojnë veten “të bardhë”, të tjerët “aziatikë” ose “arabë.
Nëse asnjë vend evropian nuk e ka përsëritur këtë përvojë, arsyeja nuk është ndoshta vetëm se askush nuk shqetësohet për diskriminimin në Francë, Gjermani, Suedi ose Itali. Futja e pyetjeve në lidhje me vendlindjen e prindërve në regjistrat e popullsisë, do të shënonte njëfarë progresi.
Më në përgjithësi, politikat e diskriminimit pozitiv të zhvilluara nga kategoritë etnike në Shtetet e Bashkuara ose Mbretërinë e Bashkuar, kastat në Indi, apo ato territoriale në Francë janë shpesh hipokrite. Ato bëjnë të mundur vetëm pastrimin e ndërgjegjes së dikujt, duke lënë pas dore financimin e shërbimeve publike thelbësore për të thyer ciklin e pabarazive.

Siç tregoi Esma Benhenda në librin e saj ‘Tous des bons profs” (Të gjithë mësuesit e mirë), paga mesatare për mësuesit në Francë rritet në përpjesëtim me numrin e studentëve që kanëpërparësi shoqërore në një institucion të caktuar arsimor.
Pra shpërblimet më të pakta u jepen mësuesve që punojnë në shkolla në periferitë më të varfra, dhe ato nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar praninë e fortë mes tyre të mësuesve të pasigurt ose pa përvojë.

Kur në shkollat përgatitore universitare, krijohen 1 mijë bursa pa shtuar burime financiare për miliona studentë të disavantazhuar, kjo vetëm sa inkurajon një sistem arsimor të bazuar në pabarazi të mëdha. Ne duhet t’i japim vetes mjetet për të luftuar diskriminimin, por mbi të gjitha duhet të mbështesim politikat shoqërore universale, pa të cilat rruga drejt barazisë do të mbetet një iluzion.

/“Internazionale” – Bota.al
 

Attachments

  • B092DAB7-7955-4815-BDA1-9335CE2FA697.jpg
    B092DAB7-7955-4815-BDA1-9335CE2FA697.jpg
    1.1 MB · Shikime: 28
  • B092DAB7-7955-4815-BDA1-9335CE2FA697.jpg
    B092DAB7-7955-4815-BDA1-9335CE2FA697.jpg
    1.1 MB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back