Evolucioni njerezor dhe gjuha

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Qe ne hapat e pare te njerezimit, komunikimi ishte i rendesise se pare. Me ane te tingujve njerezit e rendit primitiv paralajmeronin rreziqet, kapjen e prese, me pak fjale te gjitha emocionet e ndryshme si frika, gezimi etj etj.

Gjuha dhe komunikimi eshte celsi i bashkimit dhe organizimit njerezor. Eshte pikerisht kjo faze qe e ndan njeriun nga kafshet e egra. Ne fillimet e saj gjuha e folur mundohej te imitonte cdo tingull te natyres per te treguar fenomenin. Bubullima qe ben bubu, shkreptima etj etj. Gjuhes se folur i jane dashur mijera mijevjecare sa te merrte nje forme unike te bazuar ne menyrete mrekullueshme ne kode te natyres.

Gjuha e shkruar eshte me e vone por jo me pak e rendesishme. Sipas mendimit tuaj individual, kush eshte me e rendesishme dhe qe i ka ashtu sic edhe i jep nxitje me te madhe zhvillimit njerezor, gjuha e shkruar apo gjuha e folur ? Ju per cilen prej tyre do te votonit dhe personalisht ke zoteroni me shume dhe i atribuoni me teper vlera. Kush prej tyre ka ndikim me te fuqishem ne zhvillimin mendor te individit ?
Kush prej tyre sot ndikon njera-tjetren ?
 

Attachments

  • mother_teresa_albanian.jpg
    mother_teresa_albanian.jpg
    34.5 KB · Shikime: 24
Gjuha e shkruar eshe nje kodifikim nji per nji i gjuhes se folur.Ketu kemi dallim ndermjet logogrames dhe ideogrames.Merita e madhe e parardhsve te shqiptareve ishte pikerisht "shpik"-ja e ideosimbolit shkronjor ku ata u "spikaten" per "shkipen" e tyre ose "spik"-un.
Pikepyetja e madhe per mua asht [ikerisht ky moment,koha kur ndodhi ky kodifikim si dhe a ka ndihmuar me vone gjuha e shkruar ose nje metode e caktuar kodike ne shtimin e fjaleve te reja te gjuhes se folur.
Megjithate une i jap vlera me te medha gjuhes se folur per keto arsye:
1.Asht arsyeja kryesore qe ka sjelle zhvillimin e trurit.Sikur te mos lishte lind gjuha e folur ,truri i njeriut s'do kishte dallim nga ai i ndonji kafshe tjeter.Gjate shtimit te fjaleve ne mijera e qindra vjecare,njeriu njekohesisht mesonte mbi sistemet e referimit si tingulli,planetet dhe dielli,yjet,toka lumenjte,malet dhe i bashkengjiste me elemntet mendimore-foljore-tingellore.Mendimi dhe gjuha e folur jane nji unicitet i pandashem.Mendimi ekziston sepse ekziston gjuha e folur.Ne nuk mund te mendojme me ane te gjuhes se shkruar.Gjuha e shkruar ka ndihmuar njerezimin ne arshivimin memorizues te dijeve te brezave dhe mesimin e tyre nga brezat e rinj.Por "shkrimi" ka fund ndersa gjuha e folur nuk ka fund.Cikli tenton te sjelli fundin ne fillim,d.th.m njerezit te komonikojne serish me ane te gjuhes se folur ne sitemin real tridimensinal.Pra ne video-tingull komunikim.Tendeca asht drejt librave te cfaredo teme,artikujve e tjere te regjistrohen ne formatin hapesire-tingull dhe ti transmetohen te tjereve si dhe brezave qe do vine ne kete forme.Pra,shkrimi pati nji rol t rendesishem per te sjelle transmetimin e mendimit perseri ne formen e tij origjinale natyrore,pra ne formen e tij me te larte,te cfaqjes se tij fizike(tinguj) me emrin qe ne i kemi vene "gjuha e folur" ne nji sfond qe quhet realiteti i hapesires reale tridimensionale ku vendosen elementet njerezore komunikues.Cdo element ka korrelacionet e forta te cilat edhe kur jane pasive (nuk flasin) kane nji ndikim ne te menduaro-folurin si dhe kuptimin e mesazhit nga bashkepjesmaresit ne mesazhet e komplikuara njerezore ndermjet tyre.Kjo ndodh sepse ato ashtu jane formuar ne tre milione vjet.Kur shkruajme ato humbasin dhe kjo ndikon ne ngjitjen thelbesore.Shkrimi asht artificializimi,konservimi i mendimit gjate te ciles mendimi-folimi ka nji koficient humbje te konsiderueshem.Dihet qe shija e gjerave qe prodhon natyra asht kur ato jane ne formen e tyre te gjalle dhe te fresket ne momentin e sapo prodhuar dhe keputur.Konservimet sic e thashe dhe me larte kane afatin e tyre te dekompozimit ose skadimit.Per gjuhen e shkruar ky afat mund te jete maksimumi edhe dy shekuj.
Duhet ta dini se dhe truri komunikon ndermjete vetes po me vale ultratinguj.
 
Redaktimi i fundit:
Shkencëtarisht është vërtetuar se kur dëgjon dhe sheh aktivizon trurin
më shumë se sa vetëm kur dëgjon. Psh. nëse dëgjojmë një emision në radio
dhe po të njëjtën ta shihnim ne TV do të ndikonte më zhumë në zhvillimin e njeriut!
E njëjta me leximin. Më mirë e mban në mend diçka kur vet lexon se sa
kur ty ta lexon apo ta thot gojarisht një tekst tjetër kush!
Hyrja (input) ne tru është e dyfishtë!
 
Une personalisht zoteroj me mire gjuhen e shkruar, jo se kam probleme me gjuhen e folur eee, por tek e folura mund te lejoj dhe ndonje "padrejtesi" te vogel, ndersa gjuha e shkruar per mua eshte teper e rendesishme dhe as qe behet fjale te mund te anashkalohen gabime ne te shkruar.
Gjuha e shkruar mendoj se ndikon me shume ne zhvillimin mendor te individit pasi eshte e vertete, ajo qe lexohet memorizohet me shpejt e me fort se ajo qe degjohet.
Kur degjoj dike qe flet me dialekt, ndonese me vret veshin gjuha e tij, prape eshte disi e pranueshme, por nese shoh nje shkrim ne dialekt skandalizohem, nuk tolerohet.
 
sipas mendimit tim dhe mesa po shikoj dhe te bashkfolesve ketu ne zhvillimin njerezor/shoqeror me shume ndikim ka gjuha e shkruar dhe ska si te jete ndryshe.shkrimet jane ato qe mbeten & qe tregojne ndikimin e evolucionit ne trurin njerezor.
Une te pakten ne te shkruar mundohem te mos bej gabime...... te foluren e kam free.
 
Redaktimi i fundit:
Une personalisht zoteroj me mire gjuhen e shkruar, jo se kam probleme me gjuhen e folur eee, por tek e folura mund te lejoj dhe ndonje "padrejtesi" te vogel, ndersa gjuha e shkruar per mua eshte teper e rendesishme dhe as qe behet fjale te mund te anashkalohen gabime ne te shkruar.
Gjuha e shkruar mendoj se ndikon me shume ne zhvillimin mendor te individit pasi eshte e vertete, ajo qe lexohet memorizohet me shpejt e me fort se ajo qe degjohet.
Kur degjoj dike qe flet me dialekt, ndonese me vret veshin gjuha e tij, prape eshte disi e pranueshme, por nese shoh nje shkrim ne dialekt skandalizohem, nuk tolerohet.


Ka folur Fire-Fly dhe per mua...Absolutisht gjuha e shkruar !! Anashkalimet dhe tolerimet me gjuhen e folur skane kurrsesi si te ndihmojne zhvillimin ...Te qenit fakt (e zeza mbi te bardhe) i jep nje shtyse me shume "se teres" !!
Personalisht mbaj qendrim te rrepte kundrejt "se shkruares"...e quaj shume te rendesishme dhe te pazevendesueshme!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top