Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Eurovizioni njeh Kosovën

01eurovizion4.jpg


Gjenevë, 1 Maj - Unioni Radiodifuziv i Evropës (EBU), organizatori i Eurosong, ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në garat Eurovision Young Dancers që do të mbahen në Oslo më 24 qershor, siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, edhe pse Radio Televizioni i Kosovës nuk është anëtar i kësaj organizate.

Për këtë shkak në listën e pjesëmarrësve në këtë garë nuk ka përfaqësues të Serbisë, edhe pse Radio Televizioni i Serbisë është anëtar me të drejta të plota të EBU.
Sipas kësaj gazeta serbe, ndër 10 garuesit nuk do të jetë askush nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përpos Greqisë.

Drejtori gjeneral i RTS-së, Aleksander Tijaniq, në një deklaratë për “Kurir” thotë se reagimi i servisit tonë publik është i logjikshëm. “Ne kemi vetëm një votë në EBU, kështu që nuk mundemi që vetëm të marrim vendime. Për reagimin tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë garë, mjaftueshëm flet fakti që Serbia nuk gjendet në listën e pjesëmarrësve”, thotë Tijaniq.

Sipas “Kurir”, ky rast nuk është për herë të parë. Në gjysmëfinalen e parë të Eurosongut 2010 në Oslo, para paraqitjes së përfaqësuesit serb Milan Stankoviq, në panoramën me kontura të Serbisë nuk ka qenë Kosova, por kufijtë e Serbisë kanë qenë të mjegulluara. Kështu që, Kosova ka qenë e pamundshme të vërehet.
Justin Ebenek, anëtar i ekipit, i cili ka realizuar Eurosongun 2010, ka deklaruar atëherë se Norvegjia si nikoqir nuk ka guxuar të paraqesë Kosovën në përbërje të Serbisë, pasi që ky shtet ndër të parët ka njohur pavarësinë e saj.
Burimi: G.Koha ditore
 
Pe: Eurovizioni njeh Kosovën

urime kosova
 
Titulli: Eurovizioni njeh Kosovën

hahahahaahah

ka kan me shku pa e njoft ???

kur e verteta del ne rreze te dillit,,asht si me than,,ne dor te Zotit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back