Europa ime: Frika ime!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
EUROPA IME: FRIKA IME!

36005727_303.jpg


Ndryshimi i motmoteve është zakonisht një çast i përshtatshëm për të parë me optimizëm përpara, mendon shkrimtari Beqë Cufaj. Por viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i frikshëm se 2016.

Stamboll, Bruksel, sërish Stamboll, Nizza, Saint ةtienne-du-Rouvray, Würzburg, Ansbach, München, Berlin. Janë qytet emrat e të cilëve kur i lexon në këtë ndërrim vitesh 2016/2017, në kohë normale, kohë të qeta, mendon që ishin apo do të jenë stacione ku njeriu mund të bëjë pushime të gjata për plazh, vizita të shkurtra shopingu apo ecje alpine. Për fat të keq nuk është kështu.

Jemi në ndërrimin e motmoteve.

Janë çaste kur njeriu duhet të shohë me optimizëm dhe të shpresojë çdo të mirë për familjarët, miqtë, kolegët për mbarësi e përmbushje dëshirash.

Por ja që shkronjat janë të pafuqishme ta shpjegojnë të gjithë dhembjen dhe tragjedinë, e cila nuk mundet ta përmbledhë të panjohurën dhe të papriturën. Vrasjen tinzare dhe me këtë edhe vuajtjen njerëzore, e cila ka kapluar, pse të mos i themi, këtë ndeshje të madhe, këtë përballje të tmerrshme të feve dhe civilizimeve, kulturave dhe gjuhëve, shteteve dhe kombeve.

ثshtë e zorshme për të mos thënë e pamundur të bëhet diagnostifikimi i sëmundjes nëpër të cilën njerëzimi po kalon. Ashtu siç interneti që nuk njeh kufijtë dhe gjuhët, vërtetësinë e lajmit (fake apo të vërtetë), edhe shërbimet sekrete e të sigurisë thjesht do ta kenë të pamundur të parandalojnë rrezikun nga terrori dhe sulmet tinëzare të të frustruarve dhe mashtruarve që në emër të një Zoti që nuk ekziston hedhin në erë veten apo të tjerët rreth tyre.

Shqetësim për zgjedhjet më 2017

Dhe janë politikanët ata që si asnjëherë më parë kanë për detyrë që qytetarëve të tyre t’u ofrojnë dhe garantojnë siguri kur shkojnë në punë apo udhëtojnë në pushime. Dhe janë qytetarët ata që përmes votave të tyre duhet që besimin t’ua japin njerëzve, që do ta kenë koncentrimin dhe vizionin që të punojnë për paqtimin në këto kohë kaq të brishta dhe të pasigurta.

Duhet, thjesht, duhet.

Por ja që asgjë nuk duhet nëse askush nuk do.

Prandaj them se po hyjmë në një vit, i cili do të jetë edhe më i frikshëm sesa ky që po lemë pas.

Pas Brexit-it dhe Trumpit më 2016 Europën tonë e presin në 2017 Holanda, Franca, Gjermania. Zgjedhjet në këto shtete nuk do të jenë vetëm zgjedhje, por edhe referendume: për shtetet nacionale dhe diferencimin e të huajve në to, apo përmirësimin e bazës ligjore në politikën e emigrimit dhe bashkëpunimin ndëreuropian në luftën kundër terrorit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është i rëndësishëm. Sepse vet fakti që do të jenë vetëm këto dy alternativa për zgjedhësit është një faktkeqësi për Europën. Dhe për pjesën tjetër të botës.

Pa përgjigje ndaj pafuqisë

Ndaj sëmundjes, që ka kapluar njerëzimin, nuk ka as profetë as doktorë, as politikanë, as shërbime sekrete që të mund ta parandalojnë të paditurin, atë që mendon se me një mësymje kamioni apo bombë në pazare po hakmerret për fatkeqësinë e tij pse ka një religjion a shtet i cili është ashtu si është.

Kjo furtunë e cila mundet të shpërthejë në çdo çast dhe çdo vend, në çdo qendër tregtare, stadium futbolli, stacion autobusi, tren, tramvaj, lagje, shesh, nuk e ka as sociologun, as filozofin e aq më pak shkrimtarin, i cili ka dijen a fuqinë ta gjejë përgjigjen e plotë për tërbimin dhe reagimin, që njeriun e bën të humbasë edhe shpresën e fundit në atë që quhet njeri.

Për ta thënë shkoqur: janë në rrezik koncepte civilizimesh. Ky i yni, europiani, perëndimori është duke u sulmuar nga koncepti tjetër, ai i botës tjetër. Përmes individëve të përgatitur a manipuluar, të cilët janë ose refugjatë ose rrezikues, që janë rritur në Europë por duan ta godasin atë. Kudo dhe kurdo. Vitin që po lemë dhe vitin në të cilin po hyjmë.

Prandaj frika është pjesë e pandashme e jetës sonë. Edhe kur Presidenti na apelon që të mos kemi frikë prej saj kur për Kërshëndella na tha: “Ne e ndjejmë frikën- por: frika nuk na mposht. Ne e ndjejmë pafuqinë- por: pafuqia nuk na mposht. Ne e ndjejmë tërbimin- por tërbimi nuk na mposht”.

اfarë lehtësimi. Dhe frike.

Sepse është pikërisht frika ajo që në çdo fjali megjithatë mbizotëron edhe tek i Pari i Vendit tim.

Lamtumirë frikë e vitit 2016!

Mirësevjen frikë e vitit 2017.

g.shqip
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Europa ime??? - Bota po digjet, ky qan Europën! - Po ç'u bë o i verbër me qytete e tjera të Botës? - Hi e pluhur!
Me të vërtetë nuk shihni më larg se hunda! - Po si njeri njherë nuk shkruan stop terrorit ndaj palestinezëve?
Jashtë USA nga Afganistani! - STOP vrasjeve në Irak - STOP vrasjeve në Libi! - E në Siri mos të flasim!

Se mo të shohim një demostratë si në vitet e 60/70 ka mbaruar....

Njeriu ka frikë, nga se mendon vëtëm për prapanicën e vet,
si dhe pse ka humbur mëshira ndaj të tjerëve.
Ne fakt, frikë nga çka, kur ne vetëm fizikisht jetojmë????
Ky terrorizmi, si duket shumicës ia ka shpërlarë trutë! - Ua ka futë
lepurat në bark!
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Opinion shume koherent dhe bashkekohor.
Ndaj te njejtin shqetesim me zoterine.
Ne bote mund te ndodhe c'te doje per arsyet qe duan apo nuk duan njerezit, zoteria eshte ne te drejten e tij te kete frike e te jete i shqetesuar.
Mos ndoshta valle duhet me pare te zgjidhe hallet e botes per te cilat ai si qytetar i thjeshte nuk mban asnje pergjegjesi per te mos u ndjere i frikesuar dhe i shqetesuar?
Jam i vetedijshem qe Europa ka gisht ne rremujat qe ndodhin neper bote e prapeseprape europiani i thjeshte ka te drejten e tij per te jetuar i lire ne paqe.
Kjo mungese paqeje dhe sigurie eshte me te vertete shqetesuese dhe e frikshme.
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Besoje fuqishem qe Europa, ashtu si gjithmone, do ja dali ne te mire te cdo qytetari te saj.

Besoje fuqishem qe kan investuar aq dije sa per te ja dal.
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Besoje fuqishem qe Europa, ashtu si gjithmone, do ja dali ne te mire te cdo qytetari te saj.

Besoje fuqishem qe kan investuar aq dije sa per te ja dal.

Europa eshte k**** e vjeter :).
Gjithmone ja ka dale e do ja dale edhe kesaj here.Kjo eshte e sigurt!
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Europa eshte k**** e vjeter :).
Gjithmone ja ka dale e do ja dale edhe kesaj here.Kjo eshte e sigurt!

Ne munde edhe ta shajm sa duam megjithate, neve dhe botes, i ka dhene modele, jete dhe lirie.

Pa nje Europe, si shembull, bota e as ne, perfundimisht do ishim ne nje gjendje jo per tu lakmuar :posta:
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Ne munde edhe ta shajm sa duam megjithate, neve dhe botes, i ka dhene modele, jete dhe lirie.

Pa nje Europe, si shembull, bota e as ne, perfundimisht do ishim ne nje gjendje jo per tu lakmuar :posta:

Edhe ata qe e shajne ose jetojne ne Europe ose tentojne te vijne me miliona ne Europe.Rrjedhimisht fjala e tyre s'ka peshe fare!

Ps-Une nuk e shava, ai imi ishte kompliment lol
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

...e thënë shumë në një minutë!


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Ne munde edhe ta shajm sa duam megjithate, neve dhe botes, i ka dhene modele, jete dhe lirie.

Pa nje Europe, si shembull, bota e as ne, perfundimisht do ishim ne nje gjendje jo per tu lakmuar :posta:

Sidomos modelin e kolonive te veta neper bote jane mega-modele qe jane per ti duartrokitur , si per shembull : shteti i Malit dhe gjuajtja e bomboneve nga ajri kunder guerileve nga Franca eshte rasti me tipik i marrjes se modelit ! Te ndodhe ne shek. 21 , kjo gje dhe te kete modele si Franca , haj Zoti mos e befte .
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Sidomos modelin e kolonive te veta neper bote jane mega-modele qe jane per ti duartrokitur , si per shembull : shteti i Malit dhe gjuajtja e bomboneve nga ajri kunder guerileve nga Franca eshte rasti me tipik i marrjes se modelit ! Te ndodhe ne shek. 21 , kjo gje dhe te kete modele si Franca , haj Zoti mos e befte .

Mos ia ngjit o Cen, se këta janë të mrekullueshëm. As macën se shkelin.
ثshtë poashtu interesant si gati na lanë pa shtet më 1913:

London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
 

Attachments

  • London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    237.1 KB · Shikime: 0
  • London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    237.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Shif ne prape me 1913 :dylbi:

PO ja na kish bere shtete me Marreveshjen e Shen Stefanit bashke me Rusine e erdhi Evrope shtriga e na ndau :viol::viol:
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Mos ia ngjit o Cen, se këta janë të mrekullueshëm. As macën se shkelin.
ثshtë poashtu interesant si gati na lanë pa shtet më 1913:

London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg

Edhe faktikisht pa shtet jemi !
Shtet kemi pas ne kohen e Enverit , ne kohen e bunkerave te tij !
Shtet i joti nuk quhet shteti qe nuk e drejtone ti ate , deshem apo sdeshem ta pranojme kete fakt .
 

Attachments

  • London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    237.1 KB · Shikime: 0
  • London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    London_Peace_Treaty_Signing_30_May_1913.jpg
    237.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Hahahhhhha si te tha shko e bej nej poezi ti ate bej si me te thon shko e boj drute :p

po pra, e me nez shporetin, se ftohte i madh, e me t'i hap syte e mu knaq tuj degju historira :liber::liber:
 
Titulli: Europa ime: Frika ime!

Europen e kan keqperdorur duke e qelluar kur ato ishin pa antiplumb!

-Dhe pse Europa nuk e ka dashur kurre tja bejn pa antiplumb.
 
Back
Top