Eurodeputetja greke: Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit. Shqipëria, vegël e Turqisë

eurodeputetja-e-qirpos-655x356-550x299.jpg

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”. Kështu u shpreh deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE” organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe Bashkimi himariot i Athinës, duke shtuar se sjell mesazhin e shpresës, luftës dhe fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri, por nuk është skllav.

Eleni Theocharous duke zhvendosur kërcënimet greke nga PE në Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të bëjnë duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot thekson:

“Që atëhere kur kemi formuar frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrimit të mbrojmë të gjitha të drejtat e vorioepirit. Greqizmi i voriepirit do ishte ok nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe irredentizmit të myslimanëve.”

Duke rikujtuar raportin e Fleckenstein për integrimin e Shqipërisë për të cilin u fol të martën e kaluar në PE eurodeputetja thekson se “Greqia e nxituar ka miratuar që Shqipëria të vazhdojë me integrimin, sepse ky vend kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe korrupsionit, ushtron presion me minoritetet, dhe është në vegel e Turqisë duke lejuar shkollat e myslimanëve.”

Eurodeputetja greke Eleni Theocharous tha se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes, të drejtën e qarkullimit të librave. Ndërsa shtoi se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë ndaj asnjë shqetësim nga Shqiptarët nuk është i justifikuar./OraNews/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top