EULEX: Serbia të tregojë ku ndodhen varrezat masive

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
28952_7.jpg

PRISHTINث – EULEX-i i kërkon Serbisë të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës. Lajmi vjen një ditë pasi disa media në Kosovë raportuan se EULEX-i ka informacione mbi një varrezë masive me rreth 300 shqiptarë, në afërsi të Rashkës.

EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që të informojë opinionin publik nëse në afërsi të Rashkës ka me të vërtetë një varrezë. Qeverisë së Serbisë i kërkohet gjithashtu që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dokumentacionin e Ushtrisë së Serbisë të vitit 1998 –1999, në të cilat ndodhen informacionet për luftën gjatë këtyre viteve në Kosovë. Sipas EULEX-it këto dokumente janë me rëndësi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Sipas EULEX-it ende nuk dihet asgjë për fatin e 1790 personave të zhdukur gjatë luftës. Gjatë vitit 2011 ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë kryer 84 hulumtime në terren dhe kanë gjetur trupat e 42 personave të vrarë. Gjatë këtij viti janë identifikuar 30 lokacione të reja, të cilat pritet të hulumtohen.
Ashtu si vitin e kaluar, sfida më e madhe do të jetë gjetja e informacioneve, te cilat çojnë në zbulimin e varrezave masive. Sfidë tjetër është edhe përcaktimi i identitetit të trupave pa jetë mbi bazën e ADN-së.

(er.nu/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top