Eskurzioni i Njëanshëm

menta1

Antarë i ri
OPINION

Eskurzioni i njëanshëm


Dikur në librat e gjeografisë së vendit amë, shkruheshin e shpjegoheshin shumë mirë luginat, shpellat, lumenjtë etj., të Rusisë, të Karpateve e çdo gjë që lidhej me atë pjesë gjeografike. Ndërsa, autorët e tyre frikoheshin ta “kalonin” kufirin për të dalë të paktën me mendje dhe për t’i vënë vulë në mendjen e lexuesit andej kufirit mrekullitë e Kosovës. Por, kjo nuk ndodhi. Dhe, për fat të keq, nuk ndodhë ende. E nisa këtë shkrim të menduar më parë, i nxitur nga një kulturë e mirë që është krijuar këndej kufirit për t’i quar fëmijët tanë t’i vizitojnë dhe të njihen së afërmi me ato që kanë lexuar dhe dëgjuar për Shqipërinë, për pjesën andej kufirit. Të gjithë jemi rritur me ëndërrën që të mos vdisnim me merak po të mos e vizitonim njëherë Shqipninë. Dhe nuk janë të rastit edhe emrat e fëmijëve tanë si Vlora, Saranda, Shkumbin, Jon, Valbona etj. Normalisht mund ta paramendoni ndjenjën e këtyre bartësve të emrave kur shkojnë në Vlorë, Sarandë apo gjetiu. Por, unë nuk kam hasur një gjë të tillë andej kufirit, përveq ndonjë familje kosovare e larguar moti kohë nga Kosova. Për më tepër, andej kufirit deri vonë, shumë qytetarë kanë menduar se Kosova është një qytet i vetëm! Dhe, më thoni tash ju lexues të nderuar, si mund të bashkohemi po të mos njihemi mirë dhe po të mos hapemi me njëri-tjetrin? Ndjenja e bashkimit, ka jetuar dhe jeton vazhdimisht këndej kufirit. Edhe sot kur ne qojmë fëmijët tanë, i japim kuptim dhe formë këtij bashkimi. Por kjo, për fat të keq për momentin është e njëanshme. Vetëm ne i qojmë. Dhe ka vite që presim autobusët me fëmijët nga Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria, që të pjeken me Kosovën. Dhe, ai që do ta vizitojë njëherë do të jetë i lidhur përherë. Por, si duket, bazuar edhe në librat e mëparshëm, nxënësi dhe i riu në Shqipëri nuk di pse të vie në Kosovë dhe çka të vizitojë, pasi kush ka pasë ta mësojë?! Kush ka pasë t’i tregojë bukuritë e Grykës së Rugovës, burimin e Drinit të Bardhë, Shpellën e Gadimës, Ujëvarat e Mirushës, Blinajën, Brezovicën etj etj. Dhe mbi të gjitha, ku do të gjejnë Lidhjen e Prizerenit, Reqakun apo Kalanë e qëndresës shqiptare – Jasharajt në Prekaz.
Ne do të vazhdojmë të shkojmë në shpinë e madhe, do t’i afrohemi Bacit dhe tash është koha e Bacit të madh të vie në shtëpinë tonë, siç e do zakoni! Vizitoni Kosovën, se bashkimi vjen natyrshëm dhe i dyanshëm.


Me respect

Menta1

mbes me shpres qe te diskutohet kjo teme nga ju forumist te nderuar
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Titulli: Eskurzioni i Njëanshëm

Kush ka pasë t’i tregojë bukuritë e burimin e Drinit të Bardhë, Shpellën e Gadimës,

Une kam qene ne keto 2 vende, biles 2 here kam qene ke shpella e Gadimes dhe per mua Kosova mbetet toke shqiptare me bukuri mahnitese. Me vjen mire qe me eshte dhene rasti ta vizitoj, plus qe ne Prizeren kam shkuar shume shpesh dhe me pelqen shume si qytet.
Per nxenesit e Shqiperise, mund te them se ata qe jane nga Shqiperia e mesme e poshte eshte e veshtire te marresh rrugen per ne Kosove, duke mare parasysh qe rruget ne veri te Shqiperise kane qene skandal gjithmone ndersa ato te jugut kane qene me mire. Them qe me rregullimin e autostrades do ndryshojne gjerat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top