Eskpertiza/ Gjoba e Veliajt ndaj PD, e fallsifikuar. Do mbaj fjalen Erjon Veliaj ?!

Malsi

Anëtar i Nderuar
gjoba veliaj1.jpg

Ekspertët e laboratorit kriminalistik kanë vërtetuar më në fund se gjoba e Bashkisë së Tiranës për dëmet që sipas saj shkaktoi PD në protestën e 8 dhjetorit, është e fallsifikuar, raportoi AbcNews.
Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e policisë shkencore, të cilët kanë konstatuar se shkrimi që ka plotësuar gjobën nuk është i policit Karaj. Sipas AbcNews, për këtë konstatim, Laboratori i Policisë Shkencore, pranë ministrisë së Brendshme, ka njoftuar edhe prokurorinë e Tiranës, e cila në ditët në vazhdim do të thërrasë për të marrë në pyetje eprorët e policit Karaj. Ata, të cilët mbrëmjen e 8 dhjetorit i morën bllokun e gjobave efektivit të policisë bashkiake.
Sipas akt-ekspertimit krahasues dhe grafik, fleta që mban firmën e inspektorit Besmir Karaj nuk është plotësuar prej tij, por nga dikush tjetër. Vetë inspektori i pati denoncuar këtë fallsifikim në Prokurori ku shpjegoi se nga blloku i gjobave, që mbanin në fund nënshkrimin tij, ishte shkëputur një fletë , e cila ishte plotësuar më pas nga dora e dikujt tjetër. Ky denoncim tashmë është vërtetuar duke nxjerrë në pah një manipulim të shëmtuar për qëllime të vogla politike.
اështja bëhet serioze po të kemi parasysh se vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, doli publikisht për të thënë se gjoba ishte e inspektorit dhe si ai "i dilte për zot" rregullsisë së saj. Madje, me një ironi krejtësisht jokorrekte për një funskionar të lartë, Veliaj keqpërdori deri në meskinitet familjen e inspektorit Karaj.
Për ta bërë sa më të bujshëm spektaklin e tij, Veliaj kishte zgjedhur bllokun e inspektorit Besmir Karaj për të manipuluar gjobën, pasi babai i tij ishte kryetar i një dege lokale të PD. Intriga banale synonte të denigronte individin, duke i thënë opinionit që PD e gjobitën njerëzit e saj.
Pas denoncimit të inspektorit, kjo "gjetje" e Erion Velisë ka dalë zbuluar. Por në këtë rast nuk kemi të bejmë me një lojë fëmijësh, por me përfshirjen e kryetarit të Bashkisë në një fallsifikim, që moralisht nuk mund të qëndrojë në këtë detyrë. Edhe si manipulues edhe si abuzues me punonjësit e tij. Ndërsa ligjërisht, në bazë të Kodit Penal, Erion Veliaj, i cili i doli për zot kësaj gjobe, rrezikon deri në 7 vjet burg për falsifikim.
Ja se çfarë thotë neni 186 për fallsifikim e dokumentave: "Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë".
Nuk është hera e parë që Veliaj përfshihet në fallsifikime dhe abuzime të ngjashme, që nga koha kur drejtonte Lëvizjen Mjaft, si ministër i Mirëqënies dhe së fundi si kryetar bashkie.

Po vetë Kryetari çfarë tha për gjobën dhe për firmën e Karajt në këtë fletë-gjobë?

Sot u risjellim në vemendje intervistën eVeliajt në emision e Ilva Tares në Ora News, ku kryebashkiaku pretendonte se firma është e saktë dhe nëse rezulton e kundërta ai do të mbajë përgjegjësi.

INTERVISTA

Inspektori e ka firmosur këtë gjobë atë ditë?

Erion Veliaj: Po, e ka firmosur. Kjo është firma e inspektorit. Nëse thotë që nuk e kam firmosur atëherë të shkojë ta provojë në prokurori por e vërteta doli që ishte krejt ndryshe. Doli që i ati i inspektorit ishte pjesë e të gjobiturve, ishte pjesë e organizatorëve të protestës.

Nëse inspektori fiton çështjen në gjykatë, do të mbani përgjegjësi?

Erion Veliaj: Po, nëse ajo firmë nuk është e tij, atëherë do të mbaj unë përgjegjësi por në të kundërt PD do njolloset dy herë…


opinion.al
 
Back
Top