Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

Lauri

Anunnak
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ka thënë se Turqia nuk do të pranojë kërkesën e Qeverisë shqiptare, për kthimin e eshtrave të rilindasit shqiptar Sami Frashëri. Kryediplomati turk është cituar nga mediat turke, duke thënë se Sami Frashëri është një thesar për Turqinë dhe gjithmonë do të qëndrojë në Stamboll.

Konkretisht në datën 20 shkurt, "Todays Zaman", media online turke shkruante: "Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka refuzuar një kërkesë nga Shqipëria, për tu kthyer eshtrat e një osmani të shquar shqiptar të njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në nacionalizmin turk".

"Dashtë Perëndia, ai do të mbetet atje. Ai është thesari ynë", citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm turk/gazeta sot
Frasheri sami.jpg
 
Back
Top