Ernest Koliqi

Loyalty

Anëtar i Nderuar
[FONT=&quot]Biografia

[/FONT]
Ernest_Koliqi.jpg[FONT=&quot]
Ernest Koliqi, u lind në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. ثshtë cilësuar si një ndër prozatorët më të mëdhenj. Ndërsa në poezi, siç shprehet një studiues, Koliqi u angazhua me synimin që thekson Elioti: "Asnjë art nuk është më kombëtar se poezia". Mjaftuan dy librat me tregime "Hija e maleve" (Zarë, 1929) dhe "Tregtarë flamujsh" (Tiranë 1935) që Koliqi të zërë kryet e vendit në prozë, bashkë me Kutelin, sikundër për Poradecin mjaftuan "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemrës" të zerë kryet e vendit në poezi. Mendimi kritik, ndërsa Konicën e cilëson "nismëtar të prozës moderne shqipe", Koliqin e shënon "Themelues të prozës moderne shqipe". Në krijime poetike, përveç vëllimit "Gjurmë stinësh" (1933), "Kangjelet e Rilindjes", apo "Symfonia e shqipeve", etj., kulmohet me "Pasqyrat e Narçizit", me shtatë poemthat në prozë. Sipas studiuesit A. Plasari, po ta gjykonim një gjysmë shekulli të letërsisë shqipe me rreptësinë e Kurtiusit (Curtius), do të na shfaqej parasysh i hirtë e i ftohtë "zinxhiri i pashkatërrueshëm i një tradite mediokriteti," mbi të cilin ngrihen kryeveprat e jashtëzakonshme, "Pasqyrat" e Koliqit, "Tat Tanushi" i Kutelit, "Dranja" e Martin Camajt, që e kapërcejnë realitetin e një historie letërsie. [/FONT]

[FONT=&quot]Tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë të begatë, zhdërvjelltësi përpunuese dhe asimiluese të lëndës së vendlindjes, duke e shndërruar atë në poezi atdhetare, në ditiramb për gjuhën shqipe, në këngë malli e përgjërimi për Shkodrën, në tingëllimë dashurie, ku ndihet "shfrimi muzikuer i fjalëve".[/FONT]
[FONT=&quot]Filloi studimet më 1918) dhe në Bergamo themeloi të përjavshmen "Noi giovani" (Ne të rinjtë), ku botoi vjershat e para në italisht. Ishte 18- vjeçar, kur u kthye në Shqipëri, kur fitoi konkursin e Ministrisë së Arsimit për një himn kombëtar nga një juri ku bënte pjesë Fishta, Noli, Mit`hat Frashëri, Luigj Gurakuqi. Këtë "shfrim muzikuer të fjalëve" po ta ndjekim nëpër etapat krijuese të autorit, do të vëmë re se poeti e realizon duke u ushqyer nga tre burime kryesore: Burimi i parë është Shkodra dhe më pas viset arbëreshe. Burimi i dytë janë gojëdhënat, këngët, përrallat e gjithçka folklorike, si: Cikli i Kreshnikëve, rreth të cilave bëri studime dhe mbrojti tezë doktorature. Burimi i tretë është kultura italiane e botërore, që mori qysh herët, kur shkollohej në Itali, kulturë prej së cilës mori e dha. Përvetësoi modele poetike, jo duke imituar, por duke asimiluar dhe pastaj aplikuar në shqip.[/FONT]

[FONT=&quot]Veprimtaria[/FONT]

[FONT=&quot]Ernest Koliqi vazhdoi traditën e të mëdhenjve të qarkut letrar të Shkodrës. Duke përthithur dhe asimiluar kulturën poetike arbëreshe, kulturën poetike klasike dhe moderne, veçanërisht atë latino-italiane. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfare shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si:” Ora e Maleve”, “Shkëndija”, “Shêjzat”. Gjatë 60 vjetëve të punës si erudit dhe krijues i nivelit të lartë lëvroi një poezi me lëndë tërësisht shqiptare e ambiente shkodrane. Motivet e kësaj poezie evokojnë veçanërisht lashtësinë e racës vitale të të parëve, të bujarisë dhe fisnikërisë, evokojnë gjuhën shqipe, doket dhe zakonet, duke aspiruar që mbi trungun e lashtë stërgjyshor të shartohet filizi i ri i qytetërimit perëndimor. ثshtë këngëtari dashnor më i plotë dhe më i begatë i Shkodrës,"pasqyrë e odave të mëdhaja, trapazan i shtëpisë shkodrane që censhëm përpunuan daltat mjeshtrore". Nëpërmjet një lirike plot ndjeshmëri dhe ngjyrë të kopshteve dhe të qiellit shkodran, pasqyroi çaste intime dhe përjetime sublime, një botë të zakonshme dhe të jashtëzakonshme të jetës shkodrane nga këndvështrimi i një zotniu fisnik dhe të kulturuar që studimin në dhé të huaj e vë tërësisht në shërbim të përparimit të atdheut dhe kulturës kombëtare. Mjafton të kujtojmë se " gjatë vitit shkolluer 1941-42, si Titullar i Arsimit, dërgon në Kosovë 200 mësues e mësuese. Më në fund erdhi çasti historik i hapjes së Shkollës së parë të plotë të mesme në gjuhën shqipe, realizuar më 12 Dhjetor 1941". Përkthen poetë të mëdhenj shqiptarë në italisht (Fishta, Ali Asllani).[/FONT]

[FONT=&quot]Veprat[/FONT]

[FONT=&quot]Kushtrimi i Skanderbeut, (1924) Hija e maleve (1929), Gjurmat e stinëve (1933), Tregtar flamujsh (1935) Pasqyrat e Narçizit (1936), Symfonia e shqypeve (1936). Kangjelet e Rilindjes (1959), Shija e bukës mbrume (1960), Albania (1965),[/FONT]
[FONT=&quot]Epika popullore shqiptare (1937),[/FONT]

[FONT=&quot]Analizë poezish[/FONT]

[FONT=&quot]Kur theksojmë që Koliqi jo rastësisht zgjodhi poezinë, kemi parasysh jo vetëm krijimtarinë poetike të tij, por edhe momentet më jetësore dhe domethënëse të autorit që e lidhin natyrshëm me artin e fjalës. "Kur më lulëzuen në shpirt gjashtëmbëdhjetë pranvera të freskëta, "Zana ma dha ngushllimin e shfrimit muzikuer të fjalëve Tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë të begatë, zhdërvjelltësi përpunuese dhe asimiluese të lëndës së vendlindjes, duke e shndërruar atë në poezi atdhetare, në ditiramb për gjuhën shqipe, në këngë malli e përgjërimi për Shkodrën, në tingëllimë dashurie, ku ndiehet "shfrimi muzikuer i fjalëve".[/FONT]

[FONT=&quot]Poeti evokon lashtësinë ilire, kohën e Skënderbeut, kohën e lulëzimit qytetar të Shkodrës, kohën e mërgimit politik, ku dhe mbylli sytë papritur. Ndërsa hapësira gjeografike që rrok vështrimi dhe imagjinata e tij poetike kalon "përtej avullis, rreth kumbonares, nëpër qiell të bardhë e më larg, në male të Shqipërisë, mbi udha të detit, në pambarim të gjithësisë. Shkruan "Tingëllimat e mallit", ku qan se larg tij lulëzon Shkodra, pastaj kur e humbet shpresën e rikthimit dërgon shtatë tekste poezie testament nën titullin "Bijës sime", poezi tronditëse që dëshmon lidhjen e pazgjidhshme me qytetin e lindjes. Poezia "Shqipninë e mora me vete", që të kujton dhe një varg të nobelistit grek Seferis, që ka qënë dhe konsull në Korçë, "kudo që shkoj Greqinë e marr me vete si një plagë," është sintezë e lëndës poetike,që u shndërrua në shpirtin dhe artin e poetit. Koliqi ecën në vazhdën e rilindasve të mëdhenj për të evokuar e lartësuar lashtësinë dhe shenjën më të patjetërsueshme të etnitetit dhe identitetit të shqiptarëve, fjalën shqipe. Shkroi poezinë "Gjuha shqipe", siç kanë bërë Naimi, Mjeda, Fishta, Poradeci, Kuteli, Kadareja.[/FONT]
[FONT=&quot]Kulmin e këngës së vet me këtë temë mendojmë se e arrin në poezinë "Ditiramb trako-ilir", që siç e shënon edhe titulli shpreh edhe qëndrimin himnizues edhe konceptin që kish vetë Koliqi për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.[/FONT]

[FONT=&quot]Ernest Koliqi edhe nëpërmjet poezisë që lëvroi është zë i veçantë i një malli të zhuritur atdhetari dhe qytetari modern, i nostalgjisë së një pinjolli dyersh fisnike dhe dashnori të përgjëruar. Detajet, gjetjet poetike, peisazhin, ngjyrat e stinëve, zërat e kopshteve, misteret e natës dhe magjepsjet e njeriut përballë natyrës dhe çasteve sublime të jetës që përjetoi, i ktheu në figurë poetike, në kumbime dhe ritme të vargut herë klasik, herë modern. Në mënyrë të ndërgjegjshme solli reflekse të vargut deradian, si te "Kangjellet e Rilindjes". Lëvroi veçanërisht tingëllimën si jehonë të ndikimit të Petrarkës dhe si vazhdues i vetëdijshëm i mjeshtërisë dhe porosisë së Mjedës. "Mjedja na kishte mësua shorti që ka fjala kur zgjidhet me kujdes. Ai dinte të pajtojë në shkrim të vetin mënyrat e shprehjeve stilistike ma moderne, (asokohe çmohej shortia këmbore e lirikës simboliste dhe përsosja e ftohët, por skalitëse e vargut parnasian,) me ekzigjencat e veshit shqiptar." Me kryeveprën "Pasqyrat e Narçizit" dëshmoi aftësi të jashtëzakonshme krijuesi, që mitin universal ta shndërrojë në biografi poetike, në meditacion dhe ëndërrim të riu për qytetërimin perëndimor, shortuar në trungun e lashtësisë arbërore.[/FONT]

[FONT=&quot]Proza[/FONT]

[FONT=&quot]Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t’Italيs I dhe II.[/FONT]
 
Tingellimit

Tingëllim, bukurija kurr s’t’humbasë
qyshse Danti t’amshoi me t’madhen lyrë:
prej dashunije fshân gjithnji kur hasë
Beatriçen kah përshndet’ me aq t’âmbël mnyrë;

n’ty ende qلn Petrarka e vaji n’gjasë
t’nji kroji rrjedh ku qartas si n’pasqyrë
prap bota vron me mrekulli t’pamasë
Lauren qimjare t’hijshme kejèt n’ftyrë.

Kisha me dashtë edh’un me i a përmendë
s’dashunes s’ime emnin larg ndër mote
porsi poett puth rrojn’ sa bota e dielli,

por vargjet puth kunor’ shkoj tue ia endë
veç nji prendver’ mâ s’ngjasin n’ftyr’ t’ksaj bote
aq koh’ sa lulet puth çel’ drandofilli.
 
E pashe por eshte formuluar ne forme teme jashte letersise. Megjithate mund te bashkohen per mua. S'ka problem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top