Ermina Lekaj Prljaskaj: ” Fitoi vota shqiptare në Kroaci”

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Dje ishte një ditë e stërngarkuar në tërë Kroacinë, e me shumë emocione, padyshim se ishin edhe gjithë shqiptarët, gjithandej botës, e posaçërisht bashkëkombasit tanë që jetojnë në Kroaci. Edhe pse, elektorati ynë ishte paksa i thyer me disa kandidatë, megjithate, votuesit besnikë i qëndruan afër ish deputetes e tash përsëri deputetes, zonjës Ermina Lekaj Prljaskaj. Juristja e mirënjohur, e cila ishte zgjedhur në zgjedhjet e kaluara për herë të parë në historinë e këtij shteti deputete, përmes gjashtë muajve sa ishte në parlament, ajo realizoi shumë takime me personalitetet më të larta të këtij shteti dhe të shtetit amë e Kosovës. Thënë shkurt, zonja Lekaj Prljaskaj, me modesti dhe vetëm me punë, e duke ecur për toke siç thotë populli, duke pasur miqësi të mirë me të gjithë bashkëkombasit e saj, pavarësisht, se nga cila trevë e atdheut vijnë, ajo ishte e njejtë me të gjithë dhe njëherit falëndeures. Se jo rrallë, kur e arrinë një qëllim harrohen edhe të mirat e të tjerëve, por kjo zonjë, e pastër shpirtërisht, ku edhe e ka dëshmuar nëpër kohë, por edhe e përgaditur në maksimum për të mbrojtur e kërkuar gjitha të mirat bashkëkombasve tanë në këtë shtet mik të kombit tonë, ajo edhe në zgjedhjet e djeshme, pra të dates 11 shtator, fitoi bindshëm prej kandidatëve të tjerë. E ne, ekskluzivisht e morëm një prononcim nga deputetja, e cila gjatë tërë natës, ishte në përcjellje të rezultateve, jo nga meraku se të jetë e ulur në këtë parlament, por për të përcjellur premtimet e saja deri në realizime finale. Disa nga projektet e premtuara i ka realizuar, por edhe do ti realizoj deri në fund. Zonja.Lekaj Prljaskaj, falënderoi familjen e saj, miqtë, të gjithë që e kanë ndihmuar gjatë fushatës, të gjithë votuesit që kanë dalur dhe e kanë besuar, anëtarët e Unionit Shqiptarë në Kroaci me kryetar Esad اollaku, një veprimtar i dalluar dhe të gjitha shoqatat, sportistat e kështu me radhë. Ajo special ndër të tjera na tha: “Shumë faleminderit edhe për mediat, që më kanë përkrahur, do të jem shumë afër me mediat edhe në të ardhmen, për çdo gjë të mirë për rezultatet që do ti arrijmë. I kam dhënë hapësirë edhe më herët edhe shumë personaliteteve që të vizitojnë këtë parlament, besoj, se në të ardhmen, do të kenë shqiptarët edhe një adresë tjetër, do të kenë deputeten e vet në këtë parlament të këtij shteti, siç e quajmë edhe shumë, si atdhe të dytë. Unë do të bashkëpunoj edhe me kryetarin e Zagrebit, me mikun tim e të shqiptarëve, që gjithmonë ishte afër nesh dhe është edhe në të ardhmen. Unë do të bashkëpunoj edhe me dy kandidatët tjerë shqiptarë, por edhe me të kombësive të tjera, kuptohet nëse duan ata, për të mirën e përgjithshme. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe besoj shumë, se do të pajtohen edhe ata që nuk më kanë votuar, apo ishin në dilemë, se e kam merituar të jem në këtë parlament. Shumë faleminderit të gjithë, u jem mirenjohës nga zemra e shpirti. Më lejoni të nderuar, që ti uroj të gjithë bashkëkombasit e mi të fesë islame, për festën e Kurban Bajramit, duke i dëshiruar gjitha të mirat”. Sipas publicistit e gazetarit të njohur Sejfedin Prekazi, që jeton e vepron në Zagreb, zonja Ermina, ka siguruar 25.31% të votave, ose 1.35425.31. Ky është një lajm që do të gëzoj të gjithë bashkëkombasit kudo që gjenden, pas shenjtërimit të Nënë Terezës, pas festës së Kurban Bajramit, po na vjen edhe ky gëzim. I urojmë suksese deputetes dhe gjitha të mirat. / Dashnim HEBIBI, ZagrebBashkëkombasit tanë, përsëri do të kenë deputeten e tyre në Parlamentin e Kroacisë. Menjëherë me të marrur këtë lajm, zonja Lekaj Prljaskaj na dha një prononcim ekskluziv për agjencinë e lajmeve INA.

“Jemi të hapur për bashkëpunim dhe besoj shumë, se do të pajtohen edhe ata që nuk më kanë votuar, apo ishin në dilemë, se e kam merituar të jem në këtë Parlament.Shumë faleminderit të gjithë, u jem mirenjohës nga zemra e shpirti”, u shpreh ajo
FOTO1-640x437.jpg
http://ina-online.net
FOTO1-640x437.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top