Erion Veliaj nuk kursen gjestet erotike në publik

My Self

Born To Be Happy
er2-267x300.jpgMund të quhet çifti më i mediatizuar në Shqipëri Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, pasi prej më shumë se gjashtë vitesh lidhje, ata nuk kanë refuzuar intervistat në revista, gazeta apo debatet televizive në të gjitha ekranet e mundshme duke rrëfyer gjithçka. Por pasi Erion Veliaj humbi shansin për t’u bërë deputet, kur kandidoi dy vite më parë, ndërsa ishte kryetar i partisë së tij “G99”, duket se ndryshoi diçka dhe në publicitetin që ata i bënin lidhjes së tyre. Që nga ajo kohë pothuaj nuk i kemi parë më të shfaqen në ekran si çift, aq sa filluan të qarkullonin thashetheme se ishin ndarë. Tashmë që dhe situata politike nuk ka qenë në favor të tyre, Erioni ka menduar më shumë të profilizohet vetëm në deklaratat politike duke i lënë mënjanë rrëfimet për jetën e tij private. Kjo periudhë e “zhdukjes” së tyre nga faqet e shtypit, apo ekranet televizive ka zgjatur afro dy vjet, që nga koha kur Veliaj mori pozicionin e Koordinatorit të PS-së në Kooalicionin opozitar, ndërsa Ajola punon si avokate në një zyrë avokatie në Tiranë. Më në fund ata rishfaqen përsëri bashkë, por kësaj here jo në ndonjë kopertinë reviste apo panel emisioni televiziv, por në plazh. Pas humbjes së Edi Ramës, si kryetar bashkie dhe shpalljes së Lulzim Bashës si kryetari i ri i er5-241x300.jpgBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka menduar t’i largohet klimës së nxehtë dhe të trazuar politike, për të shijuar një fundjavë relaksi dhe qetësie në plazhin më të frekuentuar të jugut, në Drimades, bashkë me Ajolën. Paparaci ynë ka arritur t’i fotografojë në momentin që ata po zinin vend në çadrën e tyre, në një pozicion disi të shkëputur nga plazhistët e tjerë të pranishëm rreth e rrotull. Erioni dhe Ajola zakonisht preferojnë t’i kalojnë er3-300x279.jpgpushimet në Turqi, por mesa duket dhe ata si pjesa më e madhe e personazheve publikë, nuk mund të mos udhëtojnë drejt plazheve të jugut, që kthehen në kryeqendrën e argëtimit gjatë tre muajve të verës. Ata kanë preferuar të marrin rreze dhe të lexojnë ndonjë libër, që siç e kanë shprehur gjithmonë është dhe pasioni i tyre i përbashkët. Por Erjoni nuk ka kursyer edhe sjelljet prej të dashuruari duke u kujdesur për Ajolën pa e patur problem se ndodhej në një ambient publik.er1-300x256.jpg

Burimi: Panorama Plus !
 
Back
Top