Erdogani po na pushton me xhami!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

LeVoyageur

Once upon a time...
Janë shumë vjet investime, miliona e miliona që depërtuan pa vëmendjen tonë. Të preokupuar me ngjarje ditore, skandale politike… për dikë tjetër po shtrohej terreni i gatshëm.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e themeluar nga qeveria turke, e cila në Kosovë udhëhiqet nga Ambasada turke, kishte vërshuar në secilën komunë. Oborret e muret e xhamive të periudhës otomane nisën të vulosen me shenjën e organizatës shtetërore turke. Nuk u mjaftua me rindërtimin e dhjetëra xhamive që u kishin rezistuar kohërave e periudhave, më shumë si objekte kulti.

Turqia nisi zbatimin e projektit më të madh, “rikthimi në vilajete”, ndërtimin e shumë xhamive të reja nëpër Kosovë, shoqëruar me aktiviteteve “kulturore” e duke promovuar haptazi agjendë neootomane. Kriza politike në vend, raporte ndërkombëtare që pasqyronin politikanët e Kosovës të përfshirë në krim dhe korrupsion, lanë vetëm një derë hapur, Turqinë.

Ishte Rexhep Taip Erdogan gjithherë i gatshëm të takojë politikanët tanë, derisa Merkel erdhi një herë deri në aeroport. Duke qenë se ryshfeti tradicionalisht njihet të na ketë mbetur qysh nga pushtimi otoman, ishte lehtësuese edhe arritja e marrëveshjeve me kontrata milionëshe me investitorë turq.

Ekonomikisht nuk pati impakt në Kosovë, sepse edhe nuk kishte qenë ky qëllimi, ishin investime të tjera në kuadër të qindra projekteve (donacione) që filluan të japin rezultatet e agjendës që kishte shtrirje më të gjerë.

Me vullnetin e ish-kryeministrit turk, tani presidentit Rexhep Erdogan, Kosova është vërshuar nga investime milionëshe, jo në ekonomi, as në projektet zhvillimore investive, por në ndërtimin e restaurimin e objekteve fetare. Numri i xhamive kaloi 900 në një shtet që nuk numëron as 2 milionë banorë, jo shkolla, as laboratorë, as fabrika për të punësuar ndonjërin nga 30 mijë të rinjtë që çdo vit presin të futen në tregun e punës.

Miliona euro nga Turqia që erdhën në Kosovë në mënyrë jotransparente, pra jo të gjitha paratë kishin kaluar nga sistemi bankar, po rikthenin kultet fetare donatorit kryesor, TIKA.

Në të shumtën e rasteve, TIKA mban fshehtë financat, zyrtarisht nuk ka shifra se sa para investon. Nga lista që “Zëri” pati siguruar vitin a kaluar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), investime nga TIKA, si donacione, figurojnë më pak se 3 milionë euro, për periudhën prej vitit 2009 deri më 2014. Ndërkaq, vetëm në xhaminë kryesore në Prizren, “Sinan Pasha”, Turqia ka investuar rreth 1.2 milion euro. Nën petkun e ndihmave, TIKA promovon për shumë vjet agjendën e Erdoganit.

Lë gjurmë në secilin investim që bën. Jep duke kërkuar në këmbim rikthim në neootomanizëm. Propaganda turke depërtoi nga zonat rurale, deri në Universitetin e Prishtinës. Profesorë nga departamenti i Sociologjisë, Gazetarisë, Mjekësisë… me nga një govatë mishi që u kishte shtruar në Stamboll autokrati Erdogan, me përkushtim erdhën për të shtrirë ideologjinë erdoganiane.

Të jargavitur nga paratë e TIKA-s, binin në sexhde sa herë u kërkohej nga vëllai i tyre. Turqia është i vetmi shtet i huaj që në Kosovë, pos Ambasadës ka edhe konsullatën. Kështu për më shumë se një dekadë, TIKA u bë si në shtëpinë e saj.

Nisi të shtrijë aktivitetet në rrënjë, aty ku kishin nisur edhe organizatat e Arabisë Saudite menjëherë pas luftës, ndihma për fëmijë. Por këtyre fëmijëve u kërkohet në këmbim besimi në ideologjinë e Erdoganit.

Shkolla fillore “Elena Gjika”, sikurse edhe xhamitë gjithandej, ishte “dekoruar” me vulën e Erdoganit, shenjën e organizatës së tij TIKA. E çuditshme të mos vëreheshin nga mbikëqyrësi i punimeve, orët me flamurin e Turqisë nëpër klasat e rinovuara me paratë e Erdoganit.

Dhe në fund mbështetësit e tij do të thonë: اka ke kundër Erdoganit, ai po na del në ndihmë?! Këtu fillon e mbaron nënshtrimi. Një shtet i udhëhequr nga matrapazët, populli nga skamja i mpirë! Edhe ne çuditemi pse gjithë kjo dashuri për babën Erdogan. Investimi i Erdoganit ka nisur të kthehet! (Zëri)
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Forumivirtual i Erdoganit :lol:

Ckeni ju turqit e forumit me erdoganin lool
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Pushtoji o Rexhe pushtoji, turkoshaket e tu kosovare e kane per nder te rikthehen ne vilajetin tend por mos Harro nje gje-Historia ka treguar qe Kosoven se mposht dot as me gjak, as me leke, as me tradhtare e aq me pak me turkoshake e anadollake.Kosova ka qene, eshte dhe do te jete toke SHQIPTARE e kurren e kurres s'do behet anadoll.Ti po i deshe kaq shume keta turkoshaket e tu e nese ata te duan kaq shume ty atehere merri me vete atje ne anadoll te kullosin dhite ne mal si shumica e anadollakeve.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Ne Shqiperi po vlon nje skandal dhe eshte bere nje lemsh mes kmsh xhematit, dhe hoxhallareve kete dite, por askush s'di gje se te gjithe te zene me erdoganin, Lol.

Ne po na digjet shtepia nga tanet! Eh...
 
Per cfsre flet ky skandal se skam degju gje
Edhe une jam kirioze te dij perse i beni bisht erdoganit dhe e mbeshtetni kaq fort.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Mir se turqia nuk po ndimon vetem kosoven.Me mir me ndertu nje xhami apo nje pub nate ?un habitem me ket popull qe aqe shum duan ta perkrahin degjenerimin.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Mir se turqia nuk po ndimon vetem kosoven.Me mir me ndertu nje xhami apo nje pub nate ?un habitem me ket popull qe aqe shum duan ta perkrahin degjenerimin.

Numri i xhamive kaloi 900 në një shtet që nuk numëron as 2 milionë banorë, jo shkolla, as laboratorë, as fabrika për të punësuar ndonjërin nga 30 mijë të rinjtë që çdo vit presin të futen në tregun e punës.

Ske pse habitesh se normalisht ti skupton ate qe skuptojm ne dhe ne, mjafton xhamia e zemra mal, te tjerat skane rendesi :)
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Mir se turqia nuk po ndimon vetem kosoven.Me mir me ndertu nje xhami apo nje pub nate ?un habitem me ket popull qe aqe shum duan ta perkrahin degjenerimin.

Me mire mos te ndertojme as xhami e as Pub Nate.Ka me shumice nga te dyja llojet.Me mire te investojme ne shkollimin dhe ndergjegjesimin e te rinjve mbi mundesite e jetës.
Pastaj ku eshte e shkruar qe degjenerimin luftohet me xhami?
Ndoshta xhamia lufton degjenerimin Moral, ndoshta eeeee....por Keto xhamite e turkut te degjenerojne trurin dhe shpirtin, te bejne te thuash qe Skenderbeu eshte tradhtar dhe sulltan Rexha eshte Demokrat dhe bamires i popullit shqiptar!
Dhe e fundit, te shplajne trurin, ne mos me keq, ta heqin fare dhe te bejne Transplant me tru te ri Plastik qe merr Formen qe kane qejf ata.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Numri i xhamive kaloi 900 në një shtet që nuk numëron as 2 milionë banorë, jo shkolla, as laboratorë, as fabrika për të punësuar ndonjërin nga 30 mijë të rinjtë që çdo vit presin të futen në tregun e punës.

Ske pse habitesh se normalisht ti skupton ate qe skuptojm ne dhe ne, mjafton xhamia e zemra mal, te tjerat skane rendesi :)

Shih tani se ti qenke keq ne matematike.

Nje xhami afron me sh persona ok ? Te pakten teorikisht po.
Tani xhamia per cdo person qe mban mjeker jep 30 mije lek te reja.

Sipas teje ia vlen verte te punosh? apo iken 5 here ne xhami dhe e merr qyl rrogen

Le ta zeme se do kesh partnere njeren qe ka shami de ia fap 30 mij te tjera.

Ce do punen kur ke Erdgonanin ?!
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Desh me tmerrove, thash se the: e zem se do kesh partnere nje qe mban mjekerr :(
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Planet ecin mire!

Serbi-Turqi planet i kan afatgjate,jo sa suksesi qe duartrokitet per KOSOVARET.

Aq me shume sa venitet ndjenja atdhedashese,aq me shume rriten shanset per asimilim total te nje popullate.

Luftohet ne kater anet ,,,,,,,,,,,,,!
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Edhe 900 Xhami tjera po te ndertoheshin nuk do te mjaftonin ne permbushjen e kerkesave te besimtareve . Faleminderit Turqi per kontributin e dhene ne Kosove . Jemi mirenjohes gjithehere !

Ne Kosove me shume se kurre rinia eshte duke u udhezuar ne rrugen e Zotit . Kafirat le te lehin , Turqia po ecen para me agjentat e saj ne te mire te qytetareve .
 
Ah Ceni ceni ,vertet duket qe Turqia po punon dhe po merre rezultatet.
Ti je shembulli me i pjekur i ketij investimi.
Uroj te mos kete shume si ty, ne kete drejtim te preceptimit fetar-Turk.
Jo per gje o Cen djali,por perpara se te jemi fetar ne jemi Shqiptar.
E pastaj edhe po t"jemi fetar para se Kombtar,nuk eshte nevoja te jemi Turq-mysliman,por shqiptar me besim mysliman.
 
O Nevertiti , une po habitem me islamofobin e juve . Te jesh kunder Xhamise eshte te jesh kunder fese islame .
Pse ju pengon juve ndertimi i Xhamive ?
Cfare investimii e ke fjalen ? Une kurre ne jeten time me ndonje turq skam pire kafe !
Une jam i lindur nga baba dhe nene shqiptare dhe jam shqiptar . Me fe jam musliman , me shtetesi jam kosovar ! Jatm atdhetar dhe jo sikur jo trukofob e islamofob .

Pse gjithe kjo urrejtje per Erdoganin se kam iden ta kuptoj , ai erifi e ka perkrahjen e popullit . Eshte populli qe e vlerson te drejten dhe te gabuaren e tij me se miri . Po , ju kuptoj megjithate se ceshtja e Erdoganit eshte ceshtje globale sot !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Doli fjala ime.
Ne postimet me lart diagnostikohet nje Rast i qarte, i paster, i pakontestuesbem i shplarjes dhe Transplantit te trurit.
Fatkeqesisht pacienti eshte ne Koma te parekuperueshme.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Kjo erdoganofobia gjithnjë e më shumë në rritje.
Po çfarë tî bëshë njërëzve, i ka fajet papunësia.
Dikah duhet t'i a ngjesin sepse kanë monotoni.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Nuk vjen asnje e keqe nga Islami o njerez te zhytur ne erresire.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Per cfsre flet ky skandal se skam degju gje
Edhe une jam kirioze te dij perse i beni bisht erdoganit dhe e mbeshtetni kaq fort.

Mqns pyetja po vjen nga ty e ndjej qe duhet te pergjigjem:

Dhe po te pergjigjem si Soul)per tjeret s'mbaj pergjegjesi)!

1- Deri me sot kam mbajt qendrim ashtu sic kam menduar, paralelisht me ket teme kam komentuar ne temen ku ka urdheruar djegien e librave dhe s'i bej bisht hic! Kur ka qene gabim kam thene e ka gabim!

2- Mbeshtetja ne nje aspekt te caktuar s'duhet te pergjithsoj te tera situatat! E kam mbrojt dhe e mbroj qe nuk u rrezua nga grupshteti! E kam mbeshtet pasi te tera mediat dhane nje tablo ndryshe nga realiteti dhe ne fund doli ndryshe! Ndersa per burgimet apo ndalesa te tjera s'mbaj mend ne asnje teme ta kem mbeshtet! Njekohesisht ate fare simpatie qe e kam(dhe nuk eshte absolute, eshte her po e here jo) nisem nga deshmite e disa miqve turq apo shqiptar(100ndra) qe jetojne atje dhe e njohin realitetin shume here me mire se ne.

Tani nese i referohesh batutave apo ndonje komenti qe: "Ngelet me Erdoganin!" E di pse e them? Se nga 10 tema te reja ne forum cdo dite 5 jane per Erdoganin, ene babe ta kishim pas do na u merziste te na dilte perballe. Mu po iher.
Kaq per pyetjet. :)

Per temen:

Sa per temen e xhamiave ketu, se kam lexuar shkrimin me thene te drejten. Per me teper une realitetin ne Kosove nuk e njoh. Njoh realitetin ne Shqiperi ku shume xhamia dhe krejt kolegjet e medreset po sponsorizohen nga Turqit. Kane vite qe kane marre cdo gje, kane heq krejt nga puna e KMSh-se nga medresete, ama askush nuk foli se qeveria Shqiptare mbush xhepat. POR, A i ben besimtaret "Turq" ky fakt? Do ishte turp edhe te ngrihej si pyetje! Madje une nuk quaj tradhtar as ato shqiptar qe nderrojne identit e emra apo flasin greqisht ne mes Shqiperie.

Njekohesisht Jam shume kundra frymes qe mundohen te ngrejne per Kosovaret! Si turq, si tradhtar, si shqipfoles vetem etj etj. Une kete fryme do e kundershtoj perher, sepse fytyra e Shqiptarit eshte i fundit ne bote ti drejtohet Kosovarve me ate te folur. Pasi nqs i referohemi Historise ato mjekrosha qe sot shahen nga te gjithe pse shkojne ne Xhamia ishin ata qe u rreshtuan ne rradhet e UCK-se.

Dhe e fundit, Shqiperia e Kosova po qene te Zotet ti futen punes, e te ngrijne spitale, shkolla, ndertesa kulti, institucione qe i perjgigjen nevojave te qytetareve dhe s'do kene nevoje as per Turk e as per ndonje tjeter! E keqja jone jemi ne Vete!

Kaq kisha une!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Soulimind, per mua eshte skandal per cdo komunitet fetar te nje vendi sovran, qe te lejoje presidentin e nje shteti te huaj, kushdo qofte ai shtet i huaj qe te vije e te projektoje e inaguroje objekte kulti te atij komuniteti fetar. Ty nuk te ben pershtypje qe nje burre shteti te huaj te vjen e te ben nje xhami ne vendin tend, ashtu sic i do qejfi atij. Mua me ben pershtypje.

Komunitetet fetare jane te pavarura dhe marrin vete vendime te tilla. I projektojne vete xhamite, i inagurojne vete xhamite duke i marre keto vendime brenda keshillit te tyre drejtues.

Erdogani vjen e thote: une ua financoj, une ua ndertoj ashtu sic dua une, une vi edhe ua inaguroj duke marre kompetenca qe nuk i takojne.
Si do te ndiheshe ti nese presidenti i Greqise do te vinte te inaguronte nje Kishe Orthodhokse, apo ai i Austrise te vinte te inaguronte kishen e katolikeve?!

hajduti
 
Hajdut,

ti si duket nuk ke info për realitetin e Kosovës.

Psh. qe sa vite është çliruar Kosova?
Kush e çliroi?
Kush po financon dhe investon?

Sa të huaj punojnë tek ne? - Athua ne s'kemi punëtorë? - Nuk dijmë?

Tani pyete veten sa ke kompetenca dhe sa je i Zoti e vetvetes (zot shtëpie)?

Pra, kjo vlen në çdo sferë të jetës, e jo vetëm në fe.
Të tjerët që kanë financuar, jo që na tregojnë çfarë të bëjmë, bile edhe
na kanë sjellur edhe ekspertët e vet, thuajse ne s'kemi asgjë.
Me një fjalë: vet Car, vetë Lazar! Vetë investojnë, vetë sjellin punëtorët
e vete dhe fitojnë 3 fishin e rrogave që fitojnë në vendet e tyre, pasi që ajo konsiderohet
punë në terren.

Pra, mos ta zgjas, kush po paguan, po i ben fyellit., të pëlqeu apo s'të pëlqeu,
ndërsa ne kemi kërkuar vetëm të na çlirojnë...
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Numri i xhamive kaloi 900 në një shtet që nuk numëron as 2 milionë banorë,

Do te rritet Fly, jo pse do turku apo arabi, por se ka nevoje. Besimtaret jane shtuar aq shume, sidomos ata qe falen zakonisht te premteve ne namazin e xhumase, saqe po shtohet nevoja per ndertimin e xhamive te reja. Ka plot xhami qe kane donatore te ndryshem, duke filluar nga populli etj.

Sdq, Islamofobia & Turkofobia ne pergjithesi ua ka bere erresire shpirtin. Shyqyr keto tema hapen dhe shihet urrejtja ndaj shqiptareve.

Sa e sa kishat jane duke u ndertuar ne Kosove, e ke idene Fly ? E din kush i financon ato ? E din ti se ne fshatra ku jane 5-10 te krishtere, ndertohet nje kishe, dhe pjesa tjeter jane muslimane, madje ata japin para, shume simbolike per te ndertuar kishen, rastin e fundit e ke ne internet kerko po deshe, Mulla Osmani.

Kur mua si besimtar musliman nuk me pengon ndertimi i kishave as s'me intereson nga financohen, nuk ka nevoje as nje te krishteri t'i pengoje. Po shqiptari keshtu e ka, pret i huaji t'vije t'ja ndertoje shkollat dhe t'gjitha tjerat. Keshtu kur s'jemi te zotet e vetes tone.
 
Ke ngaterruar thes, sjam i krishter, me kollaj te kendoj suret se lutjet e ortodoksve apo katolikve.
Kape boldin te gjithe ku flitet per shkollat dhe aty mbase gjen ndonje grimce per tu ardhur keq.

Nuk jam as islamofob as turkofob, urrejtja eshte e lodhshme per ta mbajtur ne peshe ama me intereson vendi im dhe Kosoven e llogaris si timen, neser mund te shkoj te jetoj ne turqi, te punoj me turq e te ha me turq, mund te bej dhe vellezer turq dhe familje turke por jam Shqiptar dhe turqit sdo i pranoj kurr si clirimtar ashtu si sdo pranosh ti Serbin.

Por per aq kohe sa ju lezeton $$ sdo arrini te beni dot ta pranoni veten si myslyman shqiptar, do vareni gjithmone nga te tjeret duke mohuar histori dhe gati me shpaten e justifikimeve per cdo idjotesi qe i behet vendit tend.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Nuk te thash qe je, fola ne pergjithesi. Pjesa tjeter eshte muhabet tjeter, se si e sheh ti e si e shohim na historine. Mua s'me hyne asnje $ ne xhep, per mua me rendesi eshte besimtaret e cilesdo fe qofshin, te kene hapesire per kryerjen e riteve fetare.
 
Po si e shihni ju historine e shqiperise dhe si e shihni historine e kosoves?

Dhe sbesoj se ka pasur ndonjeher ne trojet shqiptare myslyman te pa korrptuar materialisht apo moralisht qe te kete probleme, dhe ne kemi xhami sa te duash ketu mu ne mes tirane.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

O Fly ste shkon kur flet serioz. :p

Nejse, vura re qe ne Durres ishte ndertuar nje xhami e re, ishte fringo fare, e bardhe. Goxha e bukur.
Sinqerisht sme intereson, duan te ndertojn xhami le ta bejn. Ama ajo kenga e hoxhes qe je i detyruar ta degjosh
sme pelqen, po ske çi ben. Jemi tolerant.

Nejse, se artikullin se lexova, me mjaftoi emri Erdoganit e as e mar mundinin.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Unë edhe një do ta kisha thënë sa i përket fobive që lindin në trojet shqipëtare:
hani bukën e juaj, e bartni brengat e juaja, e mos bini pre fobive që vetëm
përçarje sjellin, ndërsa dobi të armiqëve, dhe që paoashtu inicohen e mbështeten
nga ta duke përdorur si mjet "perin e hollë".
Duhet të keni të kjartë, se jemi duke jetuar në një kohë moderne, ku edhe budallain
s'mund ta mashtrosh, si dhe dihet se ideali i shqipëtarit çfarë është, pamarrëparasysh fenë,
si dhe regjionin kulturor ku jeton. Dhe një dihet, pamarrëparysh se si e pranon
të kaluarën dhe historinë: se as turku, sërbi, as greku, as bugari
s'kanë për të kakitur në trojet tona.

Shqipëtarët gjithmonë kanë pasur tolerancën e bashkëjetësës, dhe se ai që
kumton të kundërtën është armik i yni.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Rri pse del nga tema.

Ricky behet edhe shaka. Per cfare arsye duhet "te na tregosh rrugen" ?

Se 100 here i kemi diskutuar keto tema dhe vetem perçarje kot se koti nxjerin.

Ps. Aman se mos ofendohet njeri me komentin tim me lart, se si dihet si u'a kap disave.

Nuk të tha njeri gjë ty, edhepse në shumës, JU!
Besoj të kesh kuptuarë.

Më mirë është t'i përmbahemi rregullave e mos të dalim nga
tema, që të mos keqkuptohesh a po t'ia kap dikujt keq.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Mqns pyetja po vjen nga ty e ndjej qe duhet te pergjigjem:

Dhe po te pergjigjem si Soul)per tjeret s'mbaj pergjegjesi)!

1- Deri me sot kam mbajt qendrim ashtu sic kam menduar, paralelisht me ket teme kam komentuar ne temen ku ka urdheruar djegien e librave dhe s'i bej bisht hic! Kur ka qene gabim kam thene e ka gabim!

2- Mbeshtetja ne nje aspekt te caktuar s'duhet te pergjithsoj te tera situatat! E kam mbrojt dhe e mbroj qe nuk u rrezua nga grupshteti! E kam mbeshtet pasi te tera mediat dhane nje tablo ndryshe nga realiteti dhe ne fund doli ndryshe! Ndersa per burgimet apo ndalesa te tjera s'mbaj mend ne asnje teme ta kem mbeshtet! Njekohesisht ate fare simpatie qe e kam(dhe nuk eshte absolute, eshte her po e here jo) nisem nga deshmite e disa miqve turq apo shqiptar(100ndra) qe jetojne atje dhe e njohin realitetin shume here me mire se ne.

Tani nese i referohesh batutave apo ndonje komenti qe: "Ngelet me Erdoganin!" E di pse e them? Se nga 10 tema te reja ne forum cdo dite 5 jane per Erdoganin, ene babe ta kishim pas do na u merziste te na dilte perballe. Mu po iher.
Kaq per pyetjet. :)

Per temen:

Sa per temen e xhamiave ketu, se kam lexuar shkrimin me thene te drejten. Per me teper une realitetin ne Kosove nuk e njoh. Njoh realitetin ne Shqiperi ku shume xhamia dhe krejt kolegjet e medreset po sponsorizohen nga Turqit. Kane vite qe kane marre cdo gje, kane heq krejt nga puna e KMSh-se nga medresete, ama askush nuk foli se qeveria Shqiptare mbush xhepat. POR, A i ben besimtaret "Turq" ky fakt? Do ishte turp edhe te ngrihej si pyetje! Madje une nuk quaj tradhtar as ato shqiptar qe nderrojne identit e emra apo flasin greqisht ne mes Shqiperie.

Njekohesisht Jam shume kundra frymes qe mundohen te ngrejne per Kosovaret! Si turq, si tradhtar, si shqipfoles vetem etj etj. Une kete fryme do e kundershtoj perher, sepse fytyra e Shqiptarit eshte i fundit ne bote ti drejtohet Kosovarve me ate te folur. Pasi nqs i referohemi Historise ato mjekrosha qe sot shahen nga te gjithe pse shkojne ne Xhamia ishin ata qe u rreshtuan ne rradhet e UCK-se.

Dhe e fundit, Shqiperia e Kosova po qene te Zotet ti futen punes, e te ngrijne spitale, shkolla, ndertesa kulti, institucione qe i perjgigjen nevojave te qytetareve dhe s'do kene nevoje as per Turk e as per ndonje tjeter! E keqja jone jemi ne Vete!

Kaq kisha une!

Nderkohe qe une mendoj te kunderten dhe bazohem ne ata persona qe ndaj perditshmerine time e qe jane me kombesi turke.
Nese per ty eshte ok qe erdogani e kushdo lider i botes tw fusi duart ne punet tona qofshin keto e fetare per mua nuk eahte ok.
 
Titulli: Erdogani po na pushton me xhami!

Nuk e kuptoj kam i jet qe du tja shpjegoj njerzve se edhe ne qe e kundershtojm apo kritikojm si erdoganin apo fen islame jemi po myslyman . Tani ca ktu na dalin sikur e kan bab erdoganin dhe kan arritur cakrren e 8 nje me shum se profeti muhamed!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top