Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmëruar sulmi i tmerrshëm terrorist në klubin e natës “Reina”. Gjatë javëve të fundit shpesh sharlatanë gjëmonin në mediat sociale kundër festës së Vitit të Ri me tituj si „Imam" ose „Hoxha". Në këtë kontekst ata as nuk u rezervuan që t'i shpallnin si "të pafe" e kësisoj edhe si objektiv të sulmeve të dhunshme ata që preferojnë mënyrën perëndimore të jetesës. Madje zyra e religjionit si instanca më e lartë fetare e republikës laike ishte shprehur në predikimin e shpërndarë në xhami kundër festimeve me rastin e Vitit të Ri, që nuk është në përputhje me kulturën islame.
Terrori do të vazhdojë

Kështu pyetja nuk ishte më nëse, por vetëm se ku do të godisnin terroristët e armatosur radikalë islamistë natën e Vitit të Ri. Për këtë arsye policia në Stamboll kishte mobilizuar 17.500 forca, në mënyrë që të parandalohej një masakër. Por pikërisht në „Reina" ndodhej vetëm një polic, që u qëllua prej atentatorit, përpara se ai të qëllonte verbërisht ndaj njerëzve duke vrarë e plagosur. Teoritë e komplotit nuk mungojnë. Por fakt është, që Turqia ndodhet para krizës
më të vështirë në politikën e brendshme, madje para kaosit më të madh që prej themelimit të saj në vitin 1923.
I verbëruar prej qëllimit të tij, për ta kthyer Turqinë në një republikë presidenciale dhe për ta shpallur veten një sundimtar të vetëm ndaj vendit dhe popullit, kalkulimet e gabuara të një pas njëshme të Erdoganit po çojnë në vetëshkatërrimin e tij. Kohët, kur Erdogani si reformator entuziazmonte BE-në e kësisoj edhe Gjermaninë, kanë marrë fund. Në vend që të drejtojë për në BE një Turqi funksionuese në politikë, ekonomi e kulturë dhe të orientuar nga vlerat bashkëkohore, ai e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme kredibilitetin ndaj personit të tij. Në vend që të konsolidojë kursin e dikurshëm të pajtimit me kurdët, ai ka vendosur tani për konfrontimin direkt. Qëkurse faktikisht ai u bë shkas për anulimin e zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor 2015 gjatë sulmeve terroriste në Turqi kanë gjetur vdekjen rreth 1.500 vetë e qindra të tjerë janë plagosur. Që nuk po duket të ketë një fund të vrasjeve, këtë e tregon akti i fundit i dhunës në Bosfor. Nëse e vlerëson realisht situatën sivjet mund të priten edhe shumë sulme të tjera terroriste. Pasojat për ekonominë, për stabilitetin e monedhës kombëtare Lira dhe për turizmin janë qysh tani të ndjeshme.
Sfida Siria

Një kthesë për Erdoganin nuk është më e mundur. Ai tani duhet të zhvillojë luftë deri në fund krah Rusisë kundër milicëve terroristë të "IS". Kundër një organizate, frymën paraprirëse të së cilës Erdogani dhe pasuesit e tij e trajtonin me kujdes dhe tani nuk po munden ta shmangin më. Ushtria turke lufton njëkohësisht edhe kundër kurdëve të Sirisë, për t'i penguar ata që të shtrihen në territoret fqinje përgjatë kufirit turk. Brenda vendit vazhdon lufta kundër lëvizjes së klasifikuar si terroriste (FETض) të bashkëluftëtarit të tij të dikurshëm Fethullah Gülen. Më shumë se 100.000 nëpunës shteti janë pushuar nga puna ose janë shkarkuar nga detyra, mbi 40.000 vetë janë arrestuar, sepse ata gjoja janë ose kanë qenë anëtarë të „FETض". Por deri tani nuk ka dëshmi bindëse për këtë.
Nëse Erdogani do të rifitojë besimin brenda dhe jashtë vendit, ai duhet t'i thërrasë arsyes. Në këtë kontekst ai duhet p.sh. që pas sulmit terrorist natën e vitit të ri të mos mjaftohet vetëm me një deklaratë me shkrim, por të angazhohet edhe personalisht lidhur me hetimet për dorasin apo dorasit. Po ashtu ai duhet menjëherë jo vetëm të distancohet prej kërcënimit ndaj atyre, që preferojnë një stil tjetër jetese, por edhe duhet që drejtësinë e policinë, që janë nën kompetencat e tij, t'i verë në lëvizje në mënyrë që të ndalohet me efikasitet kërcënimi publik i njerëzve dhe institucioneve. Po ashtu ai nuk duhet që në çdo rast të akuzojë publikisht BE-në e në radhë të parë Gjermaninë, se po i mbështesin e sigurojnë strehë terroristëve dhe organizatave të tyre.
Sundimi i arbitraritetit

Në Gjermani shteti ligjor do të thotë, që drejtësia dhe organet e sigurisë janë të detyruara, t'u provojnë me fakte të qëndrueshme personave të akuzuar fajin, përpara se t'i dënojnë. Ndërsa në Turqi ende vlen, që vetëm mendimi në kundërshtim me kreun e shtetit të shërbejë si bazë për arrestin dhe mbajtjen në arrest hetimor. Për të rifituar lirinë, individi duhet ta dëshmojë vet fajin e tij. Ndaj ndodhen në burg mbi 170 gazetarë, shkrimtarë e studiues, të cilëve u duhet që në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të përballojnë hetuesinë deri në pesë ditë përpara se t'u lejohet të kontaktojnë një avokat. Kështu Turqia nuk mund t'u bëjë ballë sfidave të shekullit të 21-të.
Noa.al
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Se çfarë bënë zotëriu me popullin e vet të shkojë në dreq të mallkuarë,
por të tjerët të rrijnë të qetë dhe të shikojnë demokracite e tyre diskriminuese.
S'kemi pse të mërzitemi për ta. I di Meta punët e veta.
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Baha Güngِr,
Ti si gazetar i vjeter dhe kolumnist i shquar duhet ta dish qe popujt e fese myslimane qeverisen vetem nepermjet diktatures.Vete historia ka deshmuar dicka te tille.
Edhe rexha i shkrete kete po kerkon, te qeverise Turqine permes diktatures, vdes te behet nje cik sulltan i shkreti.
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Elif Shafak: Në Turqi u goditën laikët që festonin. Erdogan e ka përçarë vendin në pro dhe kundër tij.

Elif Shafak, shkrimtarja më e shitur në Turqi, autore e librit më të fundit “Tre bijat e Evës” (ne shqip jane perkthyer Bastardja e Stambollit, Nderi, 40 rregullat e dashurise) është një grua me një finesë të madhe mendore, dhe di të përziejë politikën me kulturën, shoqërinë me ekonominë. Por këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisë më shumë.
“Jam thellësisht e tronditur, e trishtuar. Nuk kam fjetur fare. Njerëz të pafajshëm që festonin ardhjen e Vitit të Ri, u sulmuan, masakruan në mënyrë të pamëshirshme në klubin e natës Reina. Një akt i tmerrshëm mizorie, kryer me gjakftohtësi. Viti 2016 ishte një vit i tmerrshëm për Turqinë”.
Reina i Stambollit si Bataclani i Parisit: ngjashmëria është e menjëhershme. Eshrë Elif Sharak që flet por, këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisje më shumë.
Përse nuk kalon një javë pa një atentat terrorist në Turqi?

Nga një pikëpamje gjeopolitike, Turqia është bërë për Shtetin Islamik, fronti i ri. Lufta në Siri ndikon drejtpërdrejtë, sidomos që kur jemi përfshirë në konflikte rajonale. Ndajmë me Sirinë 500 milje vijë kufitare, një kufi tashmë i pasigurtë. Për shumë kohë u është dhënë e drejtë kalimi, shumë grupeve sirianë. Më pas nisën të godasin qytetarët turq, t’i rekrutojnë. Në të kaluarën, atdheu im ishte porta, ura kulturore mes Lindjes së Mesme dhe Europës. Sot nuk është më. Jemi një shoqëri në depresion, e tronditur, e traumatizuar.
Presidenti Erdogan flet për “kaos që dikush po e krijon për të shkatërruar Turqinë”. Ju a nuk mendoni se polarizimi i skajshëm i pozicioneve, përjashtimi i forcave demokratike dhe ndryshimi i vazhdueshëm i aleancave të jashtme (me Rusinë, Izraelin, frontin shiit, Europën, SHBA) kanë bërë që Turqia të precipitojë në një vend të paqëndrueshëm, ku të mund të krijohet kaosi?

Në Turqi, elitat në pushtet flasin gjithmonë për “armiq të jashtëm” dhe për “lobe ndërkombëtarë”. Thonë se Turqia është kaq e madhe, saqë armiqtë e jashtëm janë xhelozë dhe duan të na shkatërrojnë. Ka paranojë, mosbesim kundrejt Perëndimit.
Edhe këtë herë?

Këtë herë duhet të pushojmë së pari “fajtorët perëndimorë” dhe të përqëndrohemi tek “demokracia jonë e brendshme”. Prej shumë kohësh vendi është i polarizuar. Qeveria e udhëhequr nga partia konservatore u zgjua me vonesë për të kuptuar se grupet islamike fondamentaliste, në anën tjetër të kufirit, do të mund të na godisnin një ditë. Nuk e kuptoi atëherë kur duhej këtë rrezik.
E megjithatë, deri pak kohë më parë, Turqia ishte një vend në zhvillim të plotë, edhe ekonomik. Për çfarë ka nevojë?

Kur isha fëmijë, në Ankara, dhe përgjatë gjithë rinisë sime në Stamboll, Turqia ishte një vend i ndryshëm. Festimi i Vitit të Ri ishte normale. Njerëzit bënin blerje, blinin arra dhe fruta, shihnin këngëtarë dhe aktorë të famshëm në televizion, në mesnatë përqafoheshim të lumtur. Kjo ndodhte. Tani nuk ndodh më.
Po çfarë ndodh?

Grupet islamike shpërndajnë fletëpalosje në rrugë, ku u bëjnë thirrje myslimanëve të mos festojnë Krishtlindjen. Dhe ministri për Punët Fetare shpall “ilegjitim” festimin e Vitit të Ri. Sa gabim! Nuk kanë të drejtë: njerëzit duhet të festojnë atë që duan. Por rritet presioni kulturor dhe politik mbi laikët, mbi stilin modern të jetesës.
Pak ditë më parë, u lirua pas katër muajsh burg shkrimtarja Asli Erdogan. Edhe linguistja Necmiye Alpay. Por u burgos gazetari investigativ Ahmet Sik. Për ata që përdorin fjalën e shkruar, të punojnë këtë është bërë gjithnjë e më e vështirë. Edhe ju shkrimtarët jeni larguar pothuaj të gjithë jashtë vendit…

Unë u kënaqa shumë kur Erdogan dhe Alpay u liruan nga burgu. Një kënaqësi e mbytur, sepse po atë ditë arrestuan Sikun. Dhe ai është një gazetar kurajoz, i hapur, një veteran që kërkon të vërtetën dhe tani duan ta heshtin. A e besoni nëse ju them se 143 gazetarë e kanë nisur 2017-ën prapa hekurave? Turqia është sot burgu më i madh i gazetarëve. Këtu fjalët nuk janë të lira. E di mirë çdo gazetar, shkrimtar apo intelektual. Dhe të flasësh e të shkruash bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ka një presion shumë të madh mbi intelektualët që kanë pozicione kritike. Në momentin që kritikon, mund të të etikojnë menjëherë si tradhëtar. Rezultati është që shumë shkrimtarë, e mbi të gjitha gazetarë, janë të frikësuar.
اfarë duhet bërë?

Duhet mbështetur një demokraci e plotë pluraliste. Partia Demokratike e popujve, filokurde, dhe gazetarët e intelektualët turko-kurdë të burgosur duhet të lirohen të gjithë, menjëherë. Qeveria duhet të përdorë policinë e saj për të kërkuar terroristët (edhe të ISIS edhe të PKK), në vend që të arrestojë gazetarë, shkrimtarë, karikaturistë.
Nuk do të jetë e lehtë.

Sot Turqia është më e dobët sepse demokracia ka bërë hapa prapa. Si vend jemi ndarë mes atyre që duan Erdoganin dhe atyre që e urrejnë. Nuk ka më një kulturë bashkëjetese. Ose vlerash të përbashkëta.
Me Reinan, mos vallë terroristët deshën të godasin një simbol të laicitetit?

Zgjodhën një objektiv simbolik. Sulmojnë një stil jetese laik, perëndimor, kozmopolit. Një vend ku myslimanët dhe të krishterët, burra dhe gra, takohen, festojnë, pijnë së bashku. Nuk ka qenë një koincidencë. Fanatikët këtë synojnë: urrejtjen, frikën, ndarjen.

Lapsi
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

E more Erdogan po ta dishe sa te marrin ne goje shqiptaret e zi !
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

E more Erdogan po ta dishe sa te marrin ne goje shqiptaret e zi !

Artikullin siper e ka shkruar Baha Gungor, gazetar dhe kolumnist i shquar turk.
Artikullin poshte Elif Sharak, shkrimtarja me e mire turke e momentit.
Sa per shqiptaret e zi....se di ku i sheh, shikohu ne pasqyre nje here.
Ketu shqiptaret jane kuq e zi!
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Artikullin siper e ka shkruar Baha Gungor, gazetar dhe kolumnist i shquar turk.
Artikullin poshte Elif Sharak, shkrimtarja me e mire turke e momentit.
Sa per shqiptaret e zi....se di ku i sheh, shikohu ne pasqyre nje here.
Ketu shqiptaret jane kuq e zi!

Per shqiptaret e zi e pata fjalen ! Nese nuk je prej tyre mos u preke ti ! :puth1:
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

QUOTE=LeVoyageur;888969]Artikullin siper e ka shkruar Baha Gungor, gazetar dhe kolumnist i shquar turk.
Artikullin poshte Elif Sharak, shkrimtarja me e mire turke e momentit.
Sa per shqiptaret e zi....se di ku i sheh, shikohu ne pasqyre nje here.
Ketu shqiptaret jane kuq e zi!

Per shqiptaret e zi e pata fjalen ! Nese nuk je prej tyre mos u preke ti ! :puth1:[/QUOTE]

Une jam kuq e zi, ta thashe njehere.
Por ti s'me the ku i pe shqiptaret e zi.
Nejse, une kuptoj qe s'ju vjen mire kur thuhet e verteta mbi rexhen por doni s'doni ju temat ne fv nuk i percaktoni ju por realiteti qe ndodh ne Shqiperi, ne bote e ne rajon , perfshire turqine tuaj te dashur.
Nese s'ke koment per temen me mire mos komento,(keshille imja kjo), jo per gje por ti ben shpesh autogola.
Ej pike e zeze, duan edhe te censurojne fv tani keta.
Eh mor rexhe mor rexhe, ta dije ti sa turkoshake ka ne trojet shqiptare do lije turqine e do kandidoje per udheheqes shpirteror ne anadollin shqiptar!
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

E pata fjalen per mediat ne pergjithesi dhe ata shqiptar te"zi" qe mirren me te ne veqanti .

Lidhja shpirterore e neve muslimaneve eshte krejt ok , dhe shtoja ketu kontributin e tij per shqiptaret prej qe eshte ne politike .
Po juve cka dreqin ju ka bo Erdogani qe e urreni kaq shume ?
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

E pata fjalen per mediat ne pergjithesi dhe ata shqiptar te"zi" qe mirren me te ne veqanti .

Lidhja shpirterore e neve muslimaneve eshte krejt ok , dhe shtoja ketu kontributin e tij per shqiptaret prej qe eshte ne politike .
Po juve cka dreqin ju ka bo Erdogani qe e urreni kaq shume ?

Une nuk e urrej per vete, rexha se meriton urrejtjen time.
Une komentoj realitetin sidoqofte kudoqofte duke u perpjekur te jem objektiv dhe pa feta proshutash ne sy i thone italianet.
Nejse, e leme si te thuash ti.
Jam shqiptar i zi dhe jam krenar.
Thene kjo nga nje turk i bardhe eshte komplimenti me i bukur qe mund te me bejne.
1000 here me mire shqiptar i zi se sa turk i bardhe!
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Pak jasht teme. Nje pershendetje nga Bursa E Turqis... Sincerisht mund ta urrejm ose ta urreni Erdoganin. por ketu qyteti eshte mrekulli fare..... sa paster, sa i bukur, njerezit sa mikepritesa...
do kisha deshir te takoja Erdoganin, po skishte kohe, hahah kjo e fundit shaka...
Sincerisht secilen here qe e vizitoj edhe me shume me pelqen... per shume arsye...
 
Titulli: Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Pak jasht teme. Nje pershendetje nga Bursa E Turqis... Sincerisht mund ta urrejm ose ta urreni Erdoganin. por ketu qyteti eshte mrekulli fare..... sa paster, sa i bukur, njerezit sa mikepritesa...
do kisha deshir te takoja Erdoganin, po skishte kohe, hahah kjo e fundit shaka...
Sincerisht secilen here qe e vizitoj edhe me shume me pelqen... per shume arsye...

Bursa eshte e mrekullueshme.Por per kete rexha ska asnje merite :).
Mua me pelqen akoma me shume sepse ka nje % shume te larte banoresh me prejardhje shqiptare qe mundohen te mos humbin as gjuhen e as traditat tona.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top