Erdogan, Qytetar Nderi i Prizrenit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Erdogan, Qytetar Nderi i Prizrenit

E enjte 8 Korrik 2010 19:07



Paralajmërimet për vizitën e kryeministrit turk Tajjip Erdogan në Kosovë ka shkaktuar shumë emocione tek qytetarët e Kosovës. Vizita e Kryeministrit Erdogan ishte paralajmëruar për datën 11 Korrik, ndërsa agjensioni i lajmeve “Kosova Haber” ka njoftuar se vizita e Erdoganit në Kosovë është shtyrë për muajin Gusht.

Edhe përkundër datës së paqartë të vizitës së Erdoganit në Kosovë, Kuvendi i Prizrenit ka vendosur që ky mik i madh i popullit dhe të procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit.

Propozimi erdhi nga anëtari i Kuvendit të Prizrenit, z.Munir Basha, i cili vie nga radhët e Partisë së Drejtësisë, ndërsa për aprovimin e saj votuan të gjithë kuvendarët e pranishëm.

Në fjalimin e tij, z.Munir Basha përkujtoi se Turqia ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës dhe se kryeministri Erdogan ka dhënë kontribut të madh për Kosovën.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top