Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Lauri

Anunnak
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një paraqitje të tij tha se Kosova është shumë e vogël të flas për Islamin

“Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore që rrjedhin nga thellësitë e historisë, por është e vogël dhe nuk ka të drejtë të flas kundër Islamit,” tha Erdogan për televizionin turk TRT.

Marrëdhëniet kanë parë ndryshime që kur Kryeministri Erdogan erdhi në fuqi për shkak të lidhjeve fetare, politikës së re të jashtme të Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu për shkak të rolit të mbrojtësit të Turqisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Shqipërisë.

Erdogan tha se Beogradi e di se Turqia do të këmbëngulë në çështje të tjera nga [ato] që Beogradi dhe Brukseli do të donin të hapeshin. Turqia është më e interesuar që të flasë rreth asaj sesi të përfshihet Kosova në forumet rajonale, [sesa] mbi targat e makinave apo edhe Mitrovicën e veriut, që Turqia do ta kundërshtojë./Titulli.com
--------------------------------------------------

Si pergjigje K.BERISHA

Kryeministri i turqve, Rexhep Erdogani sot e tregoi arsyen pse Kosova nuk mund të flas kundër Islamit.
“Kosova është shumë e vogël për të folur kundër islamit”.
Pra, Kosova nuk është vetëm e vogël, por është "shumë e vogël", s'ka ku shkon më e vogël, veç Vatikani është më i vogël.
Por sikur të ishte e "madhe" Kosova do të mund të fliste kundër Islamit.

Sipas metrit të Erdoganit, Rusia mund të flas kundër Islamit, se është e madhe. Kundër Islamit mund të flas edhe Afrika, dhe secili shtet që është i madh. Por, të drejtat ekskluzive për të folur kundër islamit i kanë indianët dhe kinezët sepse janë së bashku rreth 3 miliardë.

Vatikani nuk ka të drejtë të flas kundër Islamit, se është edhe më i vogël se Kosova. Pra, sa më i vogël që je, aq më pak të drejt ke.

Kosova është vend, e vendi nuk rritet në mënyrë natyrore, përveç nëse bashkohet me Preshevën. Edhe në rast të bashkimit me Shqipërinë, Kosova prap se prap mbetet e vogël.

Prandaj, Kosova duhet të hesht përgjithmonë. Edhe kur e sheh në ëndërr profetin Muhamed, sepse është e vogël për ta parë në ëndërr pejgamberin.

S’di a na lejon Erdogani që të flasim pro Islamit. Se, nëse nuk mund të flasim kundër Islamit, nuk do të ishte dashur të kishim lirinë as të flasim pro Islamit, se edhe kur flasim pro Islamit, prap jemi të vegjël.

Për cilën Kosovë e ka pasur fjalën Erdogani? Se, Kosova zyrtarisht asnjëherë nuk ka folur kundër Islamit. S’ka pse të flas kundër Islamit.

Nëse Kosova është e vogël, pse Preandoria Osmane, e mbajti të okupuar 500 vjet. Osmanlinjëve u dukej Kosova aq "e madhe" sa që pesë shekuj, me kanunin osman, luftuan kundër shkollës shqipe, kundër këngës shqipe, kundër emrave shqip.

Por, Turiqa ka pranuar që të privatizoj pasuritë e Kosovës "së vogël", sepse pasuria natyrore dhe materiale nuk ka fe. Krejt çfarë pati Kosova, kryeministri Thaçi ia dha Turqisë.

Erdogani zyrtarisht i quan shqiptarët "vëllezër e motra", pra me shqiptarët e Kosovës shkëmben përvoja shpirtërore, shqiptarëve ua jep shpirtin, por Serbisë ia jep 10 milion euro.
Këtë marrëveshje për 10 milionë euro donacion për rindërtimin e aeroportit ushtarak të Kralevës, Turqia e nënshkroi me shefin e armatës serbe, që udhëhoqi luftërat e Milosheviqit, gjeneralin famkeq Ljubisa Dikovic

Sivjet Erdogani është më i zemëruar se vitin e kaluar. اfarë besimtari është ai që Kosovës i thotë "shumë e vogël". Ne jemi të pafajshëm. Të pafuqishëm. S'jemi vetë-zvogëluar dhe nuk kemi vendosur ne që të jemi "shumë të vegjël". Me dëshirë do të ishim "të mëdhenj", si Erdogani. Të vegjël kemi mbetur edhe për shkak të atyre që sot na thonë "të vegjël".

Sivjet Erdogani vazhdimisht ka qenë i disponuar për deklarata raciste, dhe me një rast e ka çuditur edhe Obamën.
Në element racist, duke kritikuar Kemal Kiliçdaroglu, lideri i qendrës së majtë dhe laike i Partisë Popullore Republikane (CHP), Erdogan tha: "Kiliçdaroglu po përpiqet dëshprimisht që të mund ta ngrejë veten nga niveli i një personi të zi në nivelin e një njeriu të bardhë".
Sipas kësaj deklarate përulëse, Erdogani nuk e ka vëlla, Kemajlin, vetëm për shkak se Kemajli është i zi. Tash, a i ka vëllezër vetëm muslimanët e bardhë, a çka është puna!

CNN, ia përmend Erdoganit edhe këtë deklaratë dëshpëruese: "Ata mendojnë se ne nuk e kuptojmë/ nuk dimë asgjë rreth artit dhe muzikës. Ata mendojnë se ne jemi njerëzit e zezak".
Kjo thënie e Erdoganit, përveç raciste është edhe e pavërtetë, sepse askush nuk këndon dhe nuk kërcen më mirë se afrikanët.

Kështu ndodh kur ish pushtuesi osman dhe ish viktimat e konvertuara shqiptare bëhen ndërmjet vetes vëllezër e motra, për pikë të qejfit.
Se pushtuesi gjithmonë është "i madh", ndërsa viktima gjithmonë mbetet "e vogël"

Turqia zyrtare kurrë nuk ka kërkuar falje për vrasjet, dëbimet, dhunimet e Perandorisë osmane ndaj shqiptarëve për 500 vjet, sepse askush nuk ia ka kërkuar këtë gjë.

S’di a vlen deklarata e Erdoganit edhe për Hashim Thaçin, apo vetëm për Kosovën!

Erdogani vjen në Kosovë fushatës zgjedhore (më 23 tetor 2013, me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë), dhe për ta ndihmuar Hashim Thaçin që ta mbaj Prizrenin në dorë.
Kaq poshtë ka zbritur karizma e tij.

Nervoza e Erdoganit ndaj Kosovës ka lindur në vitin 2011, kur luftonte si osmanli i vërtetë për ta heq pushtimin pesëqind vjeçar osman nga Historia e shqiptarëve.
Pasurinë materialw të Kosovës, e merr nga Hashim Thaçi, por historia është e viktimave të pushtuesit, prandaj s’ka kush që e nxjerr nga libri.

Disponimi racist i Erdoganit, Kosovës (momentalisht) nuk i prish punë!

P.S: Nën udhëheqjen e Erdoganit turqit po magjepsen (edhe një herë) me historinë e tyre. Perandoria osmane po glorifikohet. Se, kur futet thellë në histori, sheh veç viktima "shumë të vogla", dhe i bie në mend koha kur kishin fuqi të madhe, aq të madhe sa që ua "ndërronin edhe Zotin" viktimave të tyre.
Që janë të magjepsur me historinë e tyre, përveç në politikën e jashtme, e shihni edhe në filma.
(shih filmin epik turk "Fetih 1453", se e ka parë edhe Erdogan dhe ka thënë që i ka pëlqyer shumë).
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Cila eshte vizita e pare qe kryeministri yne i zgjedhur ben pasi fiton zgjedhjet, pa marre akoma drejtimin e vendit? Ne Ankara. Te njejten gje beri edhe Fatos Nano ne 1997 ne Krete, ku vajti e takoi Milloshevicin per ta falenderuar per rolin e tij ne destabilizimin e Shqiperise me anen e firmave piramidale dhe rikthimin e socialisteve ne pushtet.

Nuk habitem edhe me Thaçin, ndryshe nuk do ia lejonte vetes erdogani te "kercenonte" kaq hapur!
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

keqintepretimet e fjaleve jane puna ma e mire qe din me bo ky tipi qe gjitheqka eshte vetem njeri jo
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

seriozisht kosova ma saktesisht keta pederrat e politikes sone jan shum te vogel aq te vogel sa qe nuk duken as me zoom . flliqtina hesapi njerez te maleve qe deri dje kan ruajtur bagetin e pas luftes e morren per 1 jave diplomat disa juridik disa ekonomik etj etj politikan te mykt..
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit


Nuk e besoj qe ato fjalë i ka thënë Erdogani... Nuk e besoj fare 99 %... :)


Ne sflasim kunder Fesë tonë, po edhe ne Kosova nuk jemi të vogël hiq... Jeni te bindur. Pa Kosovën / Kosovarët sdo mund te behet Shqipëria etnike... :) Per atë, aspak mos na çvlerësoni...:) Ne jemi te ngritur, ka desht Zoti ashtu dhe shpresojme keshtu te vazhdoje. :)


Per fund, qe ne skemi qene e vogël asnjëher, ua dergoj edhe linkun historik
http://www.forumivirtual.com/histor...borxh-kosovës-territor-rreth-dy-kosova-44159/
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Po mire ka thene, normal nje vend qe pranon haptas se jemi 99 % musliman, dalin e na bekan islamin rrezik per shtetin...(edhe pse nuk eshte populli i thjeshte) para ca ditesh lexova qe nje kish thene se islami eshte rrezik per kosoven me nje konference nderkombtare mduket, se se mbaj mend mire...
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Burimin se kerkund spo e gjejme kete fare lajmi ne asnje gazete as portal mos qit sende prej vetes
 

Loverboy

A pretty face can never trick me
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

E ke ne botasot xhebrail dhe nca portale tjera !

p.s. Pajtohem me Soulmind
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një paraqitje të tij tha se Kosova është shumë e vogël të flas për Islamin

Pse mo e paska ndermen me ardhe prape Erdogani e me na msu Islamin?
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Cila eshte vizita e pare qe kryeministri yne i zgjedhur ben pasi fiton zgjedhjet, pa marre akoma drejtimin e vendit? Ne Ankara. Te njejten gje beri edhe Fatos Nano ne 1997 ne Krete, ku vajti e takoi Milloshevicin per ta falenderuar per rolin e tij ne destabilizimin e Shqiperise me anen e firmave piramidale dhe rikthimin e socialisteve ne pushtet.

Nuk habitem edhe me Thaçin, ndryshe nuk do ia lejonte vetes erdogani te "kercenonte" kaq hapur!

Zyrtarisht Kryeminister shkoi diku tjeter jo ne Ankara... Barku jot esht fry shume Hajduto,ka shku borxhi publik saqe kan frike ta pranojn e ta thon troç dhe thon 67%. (ju e patet lon ne bilanc ma t'mir sipas Vanit)

Kshu me historine s'je keq,vetem se ato Firmat Piramidale e di shume mire ti kush i boni,ca boni dhe ne vendlindje ai ish-Kryeministri yt(ato kohe),se nuk te akuzo njeri per vrasje... E di ai kush po e vret se i ka shku fjala.

Erdogan i referohet politikaneve te shartuar te Parlamentit te Kosoves... Mos e boni mizen elefant.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Socialistet shqiptare jane puthadores. Fatos Nano puthi doren e Milloshevicit ne Krete ne 1997, Edi Rama puth doren e Erdoganit ne Ankara ne 2013.

Kujt i behet vone per interesat kombetare te Shqiperise? Ne na interesojne vetem interesat e "Partise" ku partia eshte lopa me shume sise qe te gjithe e mjelim.

hajduti
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Turqia: Erdogan s’ka komentuar asgjë për Kosovën

Ambasada e Republikës së Turqisë ka bërë të ditur se kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka bërë komente për Kosovën.
Në disa portale kosovare është publikuar një lajm ku Erdogan citohet se ka thënë që “Kosova është e vogël të flasë për Islamin”.

“Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë demanton këtë lajm të publikuar me titullin: Erdogani për Kosovën: Jeni të vegjël për të folur kundër Islamit”, ka bërë të ditur ambasada turke, transmeton Koha.

Erdogan pritet të vizitojë Kosovën gjatë muajit tetor. /Telegrafi/
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

keshtu qe ai shkrim mund te jete thjesht nje shkrim nga disa katolik te mykt ne kosove qe dojn te plasin qe Erdogani shum shpejt ka me vizitu Kosoven :D
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Duhet nje Ali Pasha qe tu vije hakut te gjithve. Tek libri "Bonaparti mysliman" tregon jeten tij me hollsi, ku i sillte ne gisht te gjithe duke filluar nga Sulltani, ruset, venecianet, anglezet, greket, dhe vete Napoleon Bonaparton e perdori si kishte qefe Aliu. Deri sa i tha kur ngelen ushtaret e tij pa buke ne ishujt perballe: Napoleon, nese do grurin, me sjell parate..:)
Keta jane burra shteti!!

@Ado, tema eshte ne dy pjese, shiko mire se nuk eshte i modofikuar.
 
Redaktimi i fundit:

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Erdogan: Kosova është shumë e vogël të flas kundër Islamit

Duhet nje Ali Pasha qe tu vije hakut te gjithve. Tek libri "Bonaparti mysliman" tregon jeten tij me hollsi, ku i sillte ne gisht te gjithe duke filluar nga Sulltani, ruset, venecianet, anglezet, greket, dhe vete Napoleon Bonaparton e perdori si kishte qefe Aliu. Deri sa i tha kur ngelen ushtaret e tij pa buke ne ishujt perballe: Napoleon, nese do grurin, me sjell parate..:)
Keta jane burra shteti!!

@Ado, tema eshte ne dy pjese, shiko mire se nuk eshte i modofikuar.

une po flas per ato qka kan than qe erdogani ka than ato fjal per kosoven edhe pse , edhe me i than skishte me qene diqka jo reale... sa i perket pjeses tjeter kam pritu me lexu 1-2 rresht i kam lexu edhe skam humb koh ma shum.
 
Top