Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Lauri

Anunnak
Para qindra mijëra protestuesve sot kryeministri Erdogan ka falemenderuar Shkupin për marshin e djeshëm në shenjë përkrahje.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, pas bisedimeve në lidhje me Parku Gezi, foli me një gjuhë të qartë për pikën e arritur sot.

“Ne themi referendum , themi që të hedhim hapa sipas përfundimit që do të dalë nga gjykata , çfarë mund të them më shumë? Ata më thonë se jam diktator, vallë një diktator a kërkon referendum?”, tha kryeministri i cili u bëri thirrje të rinjve edhe një herë të shkojnë në shtëpi.

Kryeministri Erdgoan mbajti një fjalim në mbledhjen e Kryetarëve të Rretheve të Partisë AK, në rend të të cilit ishte Parku Gezi.

Kryeministri Erdoan pas takimeve që pati me artistët, akademikët, sindikalistët dhe protestuesit foli për fazën e arritur.

Kryeministri Erdogan vuri në dukje se lidhur me çështjen ata do të presin vendimin e gjykatës dhe në rast se vendimi është negativ ata do t’i përmbahen këtij vendimi, në rast se vendimi do të jetë pozitiv ata do të shkojnë në referendum.

Kryeministri turk tërhoqi vëmendjen edhe mbi forcat e huaja të fshehura mbrapa protestave të Parkut Gezi.

Duke treguar reagim edhe ndaj institucioneve mediatike të cilat bënë transmetime për t’i hedhur baltë Turqisë, Kryeministri Erdoan iu drejtua edhe një herë medias ndërkombëtare dhe fuqive të huaja të cilat kanë shtrembëruar ngjarjet.

“Imazhi, respekti, dhe fuqia e Turqisë nuk mund të lëkunden me 3 lajme të gënjeshtërta. Këto institucione të medias të shkojnë në republikat e bananeve dhe me lajme të gënjeshtërta të bëjnë atje operacione, sepse operacione të tilla nuk pinë ujë në vendin tim, ata nuk mund të bëjnë ndërhyrje të tilla këtu”, tha kryeministri turk.

Ai iu drejtua me fjalë të ashpra edhe Parlamentit Evropian që ka marrë vendim kundër Turqisë./Shqipmedia
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Shume mire e ka kap me ballkanin Erdogani cne ?
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Shume mire e ka kap me ballkanin Erdogani cne ?

haha Kesaj here eshte Ballkani qe kapet me sulltan Erdoganin...;)
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

“Ne themi referendum , themi që të hedhim hapa sipas përfundimit që do të dalë nga gjykata , çfarë mund të them më shumë? Ata më thonë se jam diktator, vallë një diktator a kërkon referendum?”, tha kryeministri i cili u bëri thirrje të rinjve edhe një herë të shkojnë në shtëpi.

Kjo eshte drejtesi ,ee sa mir do ishte edhe ne vendin ton te kishte njerz te sinqert.
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Te shkojsh ne 4 anet e Botes vallahin nje Lider si Erdogan s'mundesh ta gjesh . Po , cfare kane keta njerez te cilet nuk po pajtohen me Erdoganin ? Po deshirojn nje Kryminister si Hashim Thaqi dhe Sali Berisha a ?! Te i kishin keta Kryministra me siguri sikur ne ishin pajtuar me korrupcionin dhe varferin keta protestues te paedukuar dhe mendjelehte ! Te rrin urte more , se Zoti i ka nderuar ta kene nje Kryeminister si Erdogan .

Sa per temen jo vetem Shkupi por ne pergjthesi te gjithe muslimanet si ne Shkup si ne Kosove , mendoj po ashtu edhe ne Shqiperi e perkrahin dhe e meriton kete perkrhje Erdogan .

P.sh., me vjene keq qe e shkruajta kete Lauri ! :sun:
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Edhe per mua eshte shume i sinqerte Erdogan, Kishte nje rrugezgjidhje ditet e fundit: O shkopin, o topin. Zgjolli shkopin!! Demokracia eshte loje e veshtire per ata qe nuk dine ta luajne.
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Erdogan do te jete ne pushtet sa ja ka caktuar Zoti , edhe ai e dine kete fakt shume mire . Sot eshte bere veshtir ta mbajshe nje familje , e lere me nje shtete 80 milionesh ne grusht ! Ta shikojm se si do ta kete fatin Erdogan ne ditet ne vijim ...
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen


Eshte nje fjale e urtë: Me punen time mirrem unë, por edhe hasmi im.
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Kush e ndjen veten turk te bej nje kerkes tek ambasada turke dhe te shkoj ne Rumeli.
 
Pe: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Interesant kjo demokracia, secilit çysh po tekët po ia jep
kuptimin...
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Erdogani eshte njeri i sincert, dhe ajo shihet carte se si zhvillohet ekonomia dhe zhvillohet shteti.. po ja qe ka njerez qe nuk e duan njeriun e sukseshem, per fat te keq.... Me pelqen nje thenie e tij ne fillim kur ka hy kryeminister... I eshte bere pyetja se si do ta rrisish ekonomin e vendit. ai me shume modesti eshte pergjigje: shume thjesht, duke mos e vjedhur ate....
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Shqiptaret ne pamundesi te pasjes se rendesise dhe fuqise vendosese jo rralle ne keso situata jane treguar me dashamires per lider te ndryshem boterore se sa per veten e tyre.

Nuk eshte hera e pare qe bejne kshu. Disa vite me pare e bene edhe me SHBA-ne kur madje filluan te kerkonin te shkonin te luftonin per te mbrojtur ate.

Megjithate ne ceshtje vlimesh te medha duhet te jemi te kujdesshem por perseri them se eshte ceshtje e shprehjes se lire te njerezve.
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

Erdogani po i thote ballkanit te pirdhen se une di qka eshte demokracia me mire se ata vet
 
Titulli: Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen

une mora vesh qe kish falenderu dhe Shqiprine, aty neper turqishten e tij degjova, arnaut arnaut :P... Jo per gje po ish bere dhe manifestim perkrahes ne Tirane :D...
 
Back
Top