sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Nga koha e Hipokritit e deri tek gripi i derrit, kërcënim serioz për njerëzit
Përgjatë tre shekujve më të fundit, bota është ballafaquar me një virus të ri gripi epidemik, çdo 30 ose 40 vjet. Para se të zbulohej vaksina e duhur, miliona njerëz kanë gjetur vdekjen kur janë prekur nga këto viruse fillimisht të panjohura. Në vitin 1918, një epidemi e shfaqur nga Spanja dhe më pas e përhapur në vende të ndryshme shkaktoi vdekjen e rreth 50 milionë njerëzve, më tepër sesa kishin vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore. Vaksina kundër këtij virusi u zhvillua në SHBA në vitin 1944, por vazhdimisht gripi bëhej rezistent pasi virusi pësonte mutacione, dhe trupi i njeriut nuk mund të krijonte imunitet ndaj tij, kështu që shkencëtarët duhet të ishin vazhdimisht në kërkim të një vaksine të re. Një vështrim i përgjithshëm të rasteve të epidemive gripale që nga rastet më të hershme e deri në shekullin e 21-të, dhe vaksinat e prodhuara për t’i luftuar ato paraqiten në një material nga “Newsweek”. Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet. Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën, për shkak se çdo dimër virusi i gripit ndryshon, kështu që dozat e papërdorura duhen hedhur. Gripi i derrit i përhapur kohët e fundit ka përhapur panik, por po punohet për të prodhuar vaksinën për ta luftuar atë.
1
Përhapja e viruseve gripale
Hipokriti (460-370 para Krishtit), fizikani i njohur grek, gjithmonë i referuar si “babai i mjekësisë”, në shkrimet e tij herë pas here përshkruante simptomat e gripit, por deri më atëherë nuk ishte shfaqur ndonjë epidemi gripi. Rasti i parë i dokumentuar njihet në vitin 1580 gjatë mbretërimit të King Philip II në Spanjë. Shkencëtarët besojnë se ushtria e mbretit Philip II ishte shumë e përgjegjshme për përhapjen e virusit të gripit në pjesën tjetër të Evropës.
2
Epidemia e vitit 1700
Në vitin 1700, bota u përfshi nga një tjetër virus epidemik gripi, si një nga epidemitë më të vështira. Edhe pse doktorët përpiqeshin të bënin të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin të shtruar në spitalet e ndërtuara në shekullin e 18-të, ata nuk arrin të kuptonin avancimin e gripit. Për disa kohë u mendua se ky virus përhapej edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, çka mund të justifikonte vështirësinë që ky lloj gripi të kurohej me medikamentet e deriatëhershme.
3
Epidemia gripale në Rusi
Përhapja e viruseve vazhdoi edhe përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të qyteteve dhe lëvizjeve të popullatës brenda një shteti apo edhe nga një vend në tjetrin. Një epidemi e shpërthyer në vitin 1837, ishte kaq e rëndë saqë preku në tërësi foshnjat dhe moshat e thyera, dhe si pasojë lindjet në Berlin shënuan rënie, dhe të gjitha bizneset publike në Barcelonë u bllokuan. Për të përballuar situatën u ndërtuan spitale me tenda në vitin 1890, sidomos gjatë epidemisë gripale në Rusi, e cila u mëndua se erdhi nga Kina Jugperëndimore në Evrope dhe më pas nga Rusia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
4
Epidemia në Luftën e Dytë Botërore
Në vitin 1918 pjesa më e madhe e botës u prek nga një epidemi e madhe gripale, e cila njihet se epidemia më shkatërruese gripale në historinë e njerëzimit. Në të gjithë botën e vu në rrezik jeta e 50 milionë njerëzve, nga ku 8 milionë prej tyre vetëm në Spanjë, një shifër kjo që bëri që kësaj epidemie t’i referoheshin si gripi “spanjoll”. Sa për krahasim, 19 milionë njerëz vdiqën gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. I njohur në këtë periudhë u bë spitali pranë Fort Riley, në Kanada, ku virusi u vëzhgua për herë të parë.
5
Shkatërrimet e gripit “spanjoll”
Pavarësisht nga këto shkatërrime, gripi “spanjoll” u shkatërrua duke lënë pas sigurisht kujtime të dhimbshme dhe vështirësi ekonomike, mbase edhe pse erdhi fill pas Luftës së Parë Botërore. Si çdo gjë që lë gjurmë në historinë e njerëzimit, edhe kjo situatë u përfshi në krijimet letrare të asaj kohë, di dhe të kartonët e animuara, siç ishin vizatimet e Charles Dana Gibson. Kur shkenca krijoi mundësinë e vaksinimit, e gjithë bota duhej t’i nënshtrohej asaj për të mos krijuar rrezik për ndonjë epidemi tjetër. Kështu në vitin 1963 balerinat e teatrit Windmill në Londër, u publikuan gjatë vaksinimit si reklamim për vaksinimin e popullatës.
6
Izolimi i viruseve gripale
Më kalimin e kohës, shkencëtarët mësuan shumë më tepër rreth viruseve gripale, mënyrës së përhapjes dhe luftimin e tyre. Kështu u kryen zbulime të ndryshme sesi këto viruse të izoloheshin dhe të kultivoheshin në laboratorë, për të prodhuar më pas vaksinat. Por disa porcione të realizuara nuk ishin ende efektive për të luftuar viruset e gripit. Në vitin 1941 një shkollë infermieresh në Buckinghamshire, Angli, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u larguan në mënyrë që të shmangnin përhapjen e viruseve gripale.
7
Viruset e shfaqura në Azi
Shkencëtarët përdoren një teknikë me anë të së cilës zhvillonin viruse aziatike si viruse gripi të vezët e pulës. Më vonë, ky virus i dobësuar do të injektohej te njerëzit si vaksinë. Në vitin 2004, revista “Shkenca” publikoi një artikull ku tregonte se ky kërkim do të bazohej edhe në krahasimin e viruseve të dy epidemive më të njohura asaj spanjolle, ku virusi ishte marrë nga mushkëritë, e një gruaje që vdiq si pasojë e tij, dhe mostrave të virusit të marrë ushtarët amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore, që vdiqën gjatë epidemisë.
8
Vitin 1957 njihet si mësymja e epidemisë gripale aziatike. Gjatë përhapjes së këtij virusi, shkencëtarët e quajtën atë si lehtësisht të identifikueshëm, zyrtarët në fushën e shëndetësisë ishin në gjendje të përgjigjeshin shpejt dhe të prodhonin sasinë e nevojshme të vaksinave të dobishme. Por përsëri, shifra globale e personave që gjetën vdekjen nga ky virus shënoi 2 milionë. Në Danimarkë, pacientët e prekur nga epidemia u vendosën përkohësisht në palestra të modifikuara si spitale për arsye të situatës emergjente.
9
Gripi që përfshiu Hong Kongun
Në vitin 1969, gripi që përfshiu Hong Kongun, u regjistrua si rekordi më i fundit i epidemive gripale, që vrau rreth 34 mijë persona. Londra për të zotëruar situatën, trajnoi infermiere vullnetare për të rritur numrin e personave që do të kujdeseshin për të sëmurët nga virusi i gripit. Pothuajse të gjithë zyrtarët dhe punonjësit përdornin maska mbrojtëse për të shmangur viruset që qarkullonin. Pasi u analizuan këto gjene virale, u gjykua mënyra sesi sëmundja arrinte të përhapej aq shpejt dhe në mënyrë shkatërruese, dhe përdorën virusin e dobësuar për të prodhuar vaksina të reja.
10
Shfaqja e parë e virusit të dërrit
Gripi i derrit i përhapur nga ushtarët e Fort Dix, në Neë York, në vitin 1976, shkaktoi një të vdekur. Zyrtarët e shëndetësisë u alarmuan nga kjo pasi mund të shoqërohej nga raste të tjera, sepse u duk si një rishfaqje e gripit spanjoll. Por virusi qarkulloi tek derrat Amerikanë, dhe u mund të zhvillohej një vaksinë e re ku një e katërta e popullsisë amerikane iu nënshtrua. Rreth 25 persona gjetën vdekjen si pasojë e komplikacioneve nga vaksina, por ishte një personi që vdiq nga virusi i gripit të derrit.
11
Shfaqja e virusit H5N1
Një tjetër kapitull të epidemive gripale përbën përhapja e virusit H5N1 të njohur si gripi i shpendëve. Ky virus fillimisht u cilësua i tillë pasi rrallë herë mund të prekte njerëzit. Por në vitin 1997 u shënua rekordi i thyerjes së këtij mendimi kur gripi i shpendëve vrau 19 njerëz, një pjesë e të cilëve ishin në kontakt direkt me shpendët e infektuara. Policia e Seattle, në SHBA, u pajis me maska mbrojtëse në fytyrë, përgjatë gjithë epidemisë gripale të vitit 1918.
12
Epidemia e gripit të shpendëve
Në vitin 2003, virusi i gripit të shpendëve u identifikua në fermat e Koresë së Jugut. Qeveria e vendit e mori në mënyrë aspak serioze shfarosjen e miliona zogjve, pulave dhe rosave si pasojë e përhapjes së virusit në të gjithë vendin. Ushtarët e vendit dhe personeli i veterinerëve groposën më miliona shpendë të ngordhur për të shfarosur virusin. Monitorimet dhe analizat për “influencat” gripale janë ngritur në nivele serioze që prej rishfaqjes së gripit të pulave H5N1 në Azi. Ekspertët thonë se kjo epidemi, apo një tjetër epidemi mund të përhapet gjerësisht duke vrarë miliona njerëz.
13
Gripi i shpendëve vazhdon
Rreth 400 raste të infeksioneve të gripit të shpendëve u raportuan në vitin 2003. Vietnami ishte fillimisht vendi ku u regjistruan rastet më të larta. Secila nga 64 provincat raportoi rastet e shfaqura gjatë vitit 2004, dhe miliona shpendë të ngordhura si pasojë e virusit. Përgjithësisht në vendet aziatike, gripi i shpendëve ishte po aq i frikshëm sa HIV/AIDS, dhe shumë njerëz refuzojnë mishin e shpendëve apo kontaktin me to. Njerëzit, nganjëherë mund të infektohen me virusin nga derrat, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që ta përcillnin te njëri-tjetri.
14
Rishfaqet gripi i derrit
Një virus i rrallë i gripit të derrave shkakton panik në Meksikë e Shtetet e Bashkuara. Virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreh shqetësimin se mund të shkaktohet ndonjë pandemi. Virusi i cili është përhapur fillimisht në Meksikë e më pas në SHBA, dhe është një përzierje virusesh që zakonisht shfaqen tek derrat, zogjtë dhe njeriu. Virusi është i tipit të viruseve gripale A, dhe mban përshkrimin H1N1. Ai përmban ADN tipike të viruseve aviane (të pulave), njerëzore dhe të derrit, me elementë nga viruset evropiane dhe aziatike të derrit.TO