Epidamusi ynë në hellin arab dhe kanibalët tragjikë

! - !

Once upon a time...
Durrësi ynë i moçëm, Epidami europian 2600 vjeçar mbasi shitet si bagëti në pazarin arab nga ramaznikët, mbërrin në thertoren e kolonizatorit.
3-6.jpg

Prej aty sipas traditës u çohet formë fërliku me gjithë hell, në sofrën e Darkës së Madhe të Dubait, ku të ftuarit e “nderit” janë pikërisht ramaznikët.

lg.php
Dhe nuk është paradoks, por ngjarje e kronikës, ndonëse ironia dhe grotesku “horror” me këtë Darkë, tejkalon çdo narrativë mitologjike. Kjo sepse në të gjitha kohët parahistorike deri tek baladat e vona, kur atëvrasësi u ofron mish nga kufoma e prindit bijëve pa dijeninë e tyre, këta të fundit qoftë dhe me nuhatjen instiktive e zbulojnë dimensionin tragjik të ngjarjes.

Sigurisht epoka e mitit bashkë me ato të mëpasshme kanë perenduar në moskthim, por kumtet, për epokën historike në të cilën jetojmë, i kanë lënë si mësime të mpiksura në thënie motërzime e proverba. Një prej të cilave është; “…gjaku ujë nuk bëhet…”.

Ndersa duke ndjekur kroniken tragjike mendoj, ajo që nuk ndodhi në Darken e Dubait është shumë më tragjike sesa ajo që ndodhur.


Dhe këtë e zbulon ndonëse tërthorazi vetë kronika.

Në të gjitha intervistat e zëdhënësit të Darkës, për të gjithë tv ku ftohet, ramazniku përdor të njejtin shirit; “…ai që e shikon videon nga larg ka të drejtë të revoltohet, po nuk është ashtu siç shihet, nuk është ashtu si thuhet, nuk është siç mendohet, është krejt ndryshe. Këtë ndryshe e dimë vetëm ne Rama-znikët e Darkes…”

Sa herë pyetet për konflikt interesi, vendos shiritin…, ju keni të drejtë, të gjithë kanë të drejtë, po e drejta jonë, është më e fortë se e drejta juaj…, mbasi ne dimë më shumë nga ato që dini ju…


Sa herë pyetet për shkeljen e ligjit për tenderimet, protokollet qeveritare, rregullat kushtetuese të detyrueshme për qeverinë dhe çdo qeveri demokratike, vendos e rivendos shiritin…, nuk është keshtu si thuhet…

Sa herë pyetet për mbrapshtitë gjeostrategjike, ramazniku, dredhon tek miliardat e Dubait në Durrës me 3D dhe jo Durrësin europian në Dubai siç ka ngjarë.

Nëse reporteri këmbëngul ta ulë ramaznikun në sferën racionale ku normalisht zhvillohet politika, ekonomia, e sotmja dhe e ardhmja e vendit, reporteri fajësohet nga ramazniku se ky nuk kupton edhe pse ka të drejtë …të drejtë vetëm sa për të qënë i revoltuar…

Dhe tragjedia, dmth përmasa tragjike, nuk është ajo që mjaf-ramazniku ynë thotë për atë që nuk thotë.

Siç dhe as fakti mediatik si “praxis” tashmë i zbardhur-tepsi për institucionet e Drejtësisë prej mediave tona të dhunuara nga tërbimet kryeministrore.

Por fakti se kjo specie rama-znikësh nuk shfaq asnjë shenjë ndjeshmërie qoftë instiktuale atdhetare të parentelës nga ato të mitologjisë, ato apollonike të sintaksit niçejan, po dhe asnjë përgjegjësi civile e ligjore, ndaj ekzistencës sonë.

-Çdo natë Kryeministri ynë për mbulesë tavoline shtron harten e Shqipërisë dhe në vend të darkojë me plënc, groshë e raki autoktone, darkon me nga një copë Shqipërie,-i tha popullit Dashamiri i opozitës me një lakonizëm të sigurisht tragjik, po kaq realist.

Dhe tani që po shohim Epidamin e Korinthit pellazg në hellin arab të rrethuar nga babëzia kanibaleske e rama-znikëve, ndersa tek parla-rucistet u fërkojnë barkun, duhet besuar se këtyre përbindshave u duhet hequr preja nga duart.

Mapo.al
 
Nuk ka më nacionalizëm, patriotizëm ndaj vëndit tënd. Jemi drejtë një bote pa kufij nacionale, të pushtojnë duke të blerë porte e interporte, aeroporte, miniera. Pasuritë nëntokësore e mbitoksore. Gjithçka kalojë në dorë të multinacionaleve. Bosëve kapitalist e sheikve të naftës

As kush nuk do t'a kuptojë, por që kur ka lindur një zot i ri, nuk ke nga të shkosh pa besuar në të.

FB_IMG_1610468823132.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top