Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Enverizmi komunist vs. mercenarizmit cinik në Kosovë

Enverizmi komunist vs. mercenarizmit cinik në Kosovë

Isa Mulaj*


Sa herë që gjendja e tanishme në çdo shoqëri bëhet degjeneruese dhe ekziston frika e përkeqësimit të mëtëjmë në të ardhmen, vërehen tendencat e përqafimit të anakronizmave dhe nostalgjive me karaktere edhe monstruoze.
Festimi në Prishtinë i 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës nuk është diçka e veçantë nga përvjetorët e festave për Hitlerin në Gjermani dhe Stalinin në Rusi. Tërmetin mediatik dhe politik që e paska shkaktuar në Kosovë festa e 100 vjetorit të lindjes së një prej diktatorëve më të tmerrshëm të Evropës nuk e gjëjmë si "tërmet" në përvjetoret e Hitlerit dhe Stalinit në vendet e këtyre monstrumave. Shtrohet pyetja pse, dhe ku është dallimi?

Gjermania dhe Rusia kanë arritur një nivel të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror ku shoqërisë i është hapur rruga të gjëj forma më të përshtatshme dhe përparuara për të ecur përpara. Ata që shikojnë prapa në veprat e diktatorëve të mëhershëm janë grupe njerëzish, pavarësisht nga numri, por nuk janë funksionarë dhe numër i madh i njerëzve të ngritur sikur në Kosovë që festojnë përvjetore të ngjashme. Mediat dhe politika e Kosovës nuk janë duke e analizuar shkakun e këtij dallimi, prandaj "tërmetet", "uraganet" "vullkanet" dhe "cunamet" mund të jenë të pritshme.

Në një profeci apo teori historike të konspiracionit kam lexuar se "Do të vie një kohë kur njerëzimin do ta kaplojë një pakësim i njohurive". Ndoshta me "njërëzim" në kuptimin alegorik janë apostrofuar shumica e shqiptarëve të Kosovës! Shteti i "pavarur" dhe "demokratik" i Kosovës në vend se të bëhet i pavarur dhe demokratik, u kthye në një mercenar cinik duke ia mbyllur shoqërisë rrugën e ecjes përpara. Kur bisedoni privatisht me qeveritarë dhe deputetë, vëreni fjalë të buta, dukje elegante, sjellje të mira, kritika fenomenale për trendet degjeneruese të shoqërisë, pas të cilave ata kthehen në Kuvend të miratojnë ligje çnjërëzore me pasoja për popullin të cilit i takojnë.
Pas shpalljes së pavarësisë është stërtheksuar se prioriteti i Kosovës tani është zhvillimi ekonomik. Derisa me kushtetutën e KSAK-së të vitit 1974 "Rregullimi shoqëror dhe ekonomik" përmbante afër 44 faqe (29-72), kapitulli IX i Kushtetutës së shtetit të Kosovës "Marrëdhëniet ekonomike" përmban vetëm 2 faqe (48-49) dhe gjithsej 4 nene. Pjesa tjetër e Kushtetutës 2008 ka të bëjë me orientimet seksuale, kontrollin e trupit (sa pa lidhje kjo fjalë), ndalimin e kontrollit mjekësor pa lejen e tij/saj (kjo edhe më palidhje), centralizimin total të pushtetit, veton e padëshiruar të personit, bartjen e sovranitetit, ekstradimin e qytetarëve që mund ta kërkojnë shtetet tjera dhe organizatatat ndërkombëtare (për orientime seksuale?!!!), mosnjohjen e familjes natyrore – qenies njerëzore, legalizimin e abortit (me Kushtetutë), çdo ligj dhe traktat ndërkombëtar duhet të qëndroj mbi çdo ligj dhe qytetar të Kosovës (për dallim nga kushtetuta 1974 ku Kosova ndikonte përmes RSFJ-së në dhënien e pëlqimit për miratimin e ligjeve ndërkombëtare), etj. Këto bizaritete nuk i ka kërkuar as Ahtisaari, as Millosheviqi, as Serbia, as dreqi e as i biri. Këtij i thonë mercenarizëm cinik ose Enverizëm demokratik i përbërë nga pushteti, opozita dhe një pjesë e madhe e shoqërisë civile, i cili është i tmerrshëm po aq sa edhe Enverizmi komunist qoftë i atëhershëm apo i sotshëm. Duke u gjendur ndërmjet këtyre zjarreve, një pjesë jo e vogël e shoqërisë kërkon "shpëtim" në ideologjinë e Enverizmit komunist për shkak se rrugën për të ardhmen e ka mbyllur Enverizmi demokratik. Shoqëria së pari duhet ta ndalë Enverizmin demokratik sepse ky është e tashmja që mund ta formësoj edhe të ardhmen, e pastaj të merret me Enverizmin komunist dhe krimet e tij. Po që se zbatohet kjo strategji, funksionarët dhe njerëzit e ngritur jo vetëm që do ta braktisin vullnetarisht Enverizmin komunist, por nuk do të kishin kohë as të dëgjojnë për "tërmetet" e përvjetorëve të diktatorëve të egër. Në këtë stad të zhvillimit historik të Kosovës gjendja është kështu: Pus Enverizmi komunist, e "daha" më pus Enverizmi demokratik!



*Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike.
link: Mekuli Press
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back