Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Arfenilla

Themelues i Forumit
Adem Demaçi ishte në vitin e 28 i ngujuar në burgjet e Serbisë, por asnjëherë s'ishte ndalur të deklarohej dhe të jepte intervista për mediat.

a4469a737f_demdem_248621.jpg

Tre muaj para se të lirohej për herë të fundit nga burgu, Adem Demaçi kishte folur për figurën e Enver Hoxhës për gazetën "Vecernji list".

Aty Demaçi përzgjedh fjalët më të mira për diktatorin shqiptar Enver Hoxha, i cili gjatë udhëheqjes së Shqipërisë kishte internuar dhe burgosur më shumë se 35 mijë shqiptarë dhe mijëra të tjerë i kishte vrarë sepse s'pajtoheshin me politikën e Partisë së Punës.

Pavarësisht se Enver Hoxha kishte mbushur pesë vite nga vdekja, Adem Demaçi i thurte elozhe nga burgu.

Sipas vlerësimeve të atëhershme për Adem Demaçin Enver Hoxha ishte shqiptari më i madh dhe udhëheqës gjenial.

"Nga vendi më i prapambetur në Europë, nga një shembull për të keq, për gjithsejtë 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik", kishte thënë ai.

Demaçi i kishte arsyetuar në një formë edhe persekutimet që u bënte Enver Hoxha të burgosurve politik dhe atyre që s'pajtoheshin me sistemin komunist të Shqipërisë.

"Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepirxhinjve, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo shtresa e burokratëve është më e holla sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5 gjer 10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptim që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit", deklarohej Demaçi për Shqipërinë, ani pse asnjëherë deri në atë kohë s'kishte shkelur në shtetin shqiptar. Më poshtë mund t'i lexoni pjesë e intervistës se Demaçit për pjesën e ish-diktatorit të Shqipërisë.

Vecernji list: Po raporti juaj me Enver Hoxhën?

A. Demaçi: ثshtë e pabesueshme, por në thelbin e vet, edhe pse ka folur gjithnjë mirë për Stalinin, i cili nga ana e vet i pati dhënë një përkrahje të konsiderueshme Shqipërisë, Enveri më së paku ishte stalinist. Nuk iu ka përmbajtur skenave të Stalinit. E pati kuptuar shumë drejt vetëlëvizjen e përmbajtjes shqiptare dhe e pati zhvilluar në mënyrën e vet dialektike. Nga vendi më i prapambetur në Europë, nga një shembull për të keq, për gjithsejtë 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik.

Vecernji list: Kam përshtypjen se, edhe pse jeni intelektual, nuk i shihni ose nuk doni t'i shihni dobësitë e regjimit shqiptar që pati vendosur Enver Hoxha, duke filluar nga prapambeturia e gjithëmbarshme ekonomike, gjer te totalitarizmi nga i cili njerëzit ikin

A. Demaçi: Nga çdo drith ka egjër. Nuk gjendet askund një shoqëri sterile që do t'i kënaqte të gjithë. Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepiringjinjtë, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo shtresa e burokratëve është më e holla sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5 gjer 10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptim që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit. Në Shqipëri sundon sistemi njëpartiak, mirëpo ajo parti zhvillon një politikë që i përgjigjet më së miri interesave të njerëzve punonjës dhe të inteligjencies.

Vecernji list: Edhe pse s'keni qenë kurrë në Shqipëri, a mund të na përgjigjeni shkurtazi në pyetjen se a ka në atë vend liri njerëzore dhe demokraci?

A. Demaçi: Ka aq sa lejojnë mundësitë materiale dhe të tjera, dhe në të ardhmen do të ketë përherë më shumë. Projekti i Enverit, vazhdues i të cilit është Ramiz Alia shkon në atë drejtim.

Intervistë e gjatë dhënë gazetës ditore "Vecernji list", të datës 24 shkurt 1990, tre muaj para se të lirohej nga burgu.B.expres..
 
Pe: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Ky Adem Demaci qenka klysh komunisti o te mort me vete ENVER HOXHA
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po mir se ky ket deklerat e ka dhen kur ishte ne burg të datës 24 shkurt 1990,mbase e :sun:ka ber per inat se serbve
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po mire ka bere, ka kalu kohen ne burg ktij e Nelson Mandeles pas gjith atyre rahjeve ne burg mire qe u punon sistemi nervor!

Apo seshte rahur fare ky Demaci se ka qene Burgu i Titos?!
Gjithsesi eshte dashur te provoje ate te Enverit,me siguri do kishte folur ndryshe ky !
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Edhe komunizmi ne Al ra ne 90, c'do thote kjo?
Cfare i ka bere popullit dhe kombit shqiptar Enver Hoxha gjysem shekulli, vetem P.Osame per 5 shekuj ja kalon. Ky thote na qenka Enveri bylbyli i shqiptarve lol
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po mire ka bere, ka kalu kohen ne burg ktij e Nelson Mandeles pas gjith atyre rahjeve ne burg mire qe u punon sistemi nervor!

Apo seshte rahur fare ky Demaci se ka qene Burgu i Titos?!
Gjithsesi eshte dashur te provoje ate te Enverit,me siguri do kishte folur ndryshe ky !

lol me kunja shkrepse te ndezur te ngulur nen thonje
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po mire ka bere, ka kalu kohen ne burg ktij e Nelson Mandeles pas gjith atyre rahjeve ne burg mire qe u punon sistemi nervor!

Apo seshte rahur fare ky Demaci se ka qene Burgu i Titos?!
Gjithsesi eshte dashur te provoje ate te Enverit,me siguri do kishte folur ndryshe ky !

Vetem se nuk ka ndejt ky ne burge pse ka vjedhe apo ka dhunu,por per qeshtje kombetare , heroizmin dhe atdhe dashurin e ka tregu me koh e dashur endrra Demaqi;) mos e bej ni krahasim till endrra se persekutimi serbe ka qen hitlerjan .
Demaqi edhe pse ishte ne burg asnjher nuk e harroj kombin shqiptar .Librin Gjarprinjet e Gjakut e shkroi ne ate kohen sa ishte ne burg. ku ka ndodhe se me shum e ka shkru me gjakun e vet ne munges te lapsit .Nje gje till nuk e ka ber nje politikan i burgosur atj ? apo nuk kam info un?
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Nuk ka të drejtë askush të flas keq për personalitetin e Adem Demaçit vetëm për një deklaratë të tij.
Unë mendoj se Enver Hoxha vertet ka qenë gjeni, si mund të jesh ndryshe për të udhehequr një komb? Por , gjenialitetin e tij e perdori për fat të keq kunder popullit të tij .
 
ka pas dhe te mira enveri , te jemi realist ne ket qeshtje .. Sikur te ishte ashtu siq e paraqesin tjera,, nuk do e kerkonin shum her te qohej nga varri hahahhahahah
 
Ahaha, sigurisht që po sidomos ajo pjesa e simpatisë për miqt kosovar, ndonese nuk i kordinonte mirë punet me vellëzerit kinez e jugosllav .
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Te kujtosh enverin sja vlen...eshte humbje kohe
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Kur nuk e ke provuar ne kurrizin tend, mos e bej pune te lehte per te tjeret.

lexo pak ketu postimet
http://www.forumivirtual.com/historia-61/cila-dita-e-sakte-e-clirimit-48749/
Mir se nuk thash ase un se ka mbjell kopsht me lule Enveri aty apo eshte sjell mir me te burgosurit,por nuk mund te beshe nje krahasim till me regjimin serbe .sepse kjo u tregu me kjart se cfar ishte ne gjendje te bej serbia.Kemi lexu per te bemat e enverit ne shum libra dhe ajo se me ka bind tani eshte ne librin e Bledit, se kush ishte ne te vertet Enveri .Ndoshta kosovaret e kan par me nje syt tjeter per arsyje te embargos se i eshte ber sh. te kosoves drejt shqiperis por regjimi serbe ishte makaber.
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

6 muaj do me qani, 10 vjet do me shani , gjithe jeten do me kujtoni
Cit. Enver Hoxha :D
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Mir se nuk thash ase un se ka mbjell kopsht me lule Enveri aty apo eshte sjell mir me te burgosurit,por nuk mund te beshe nje krahasim till me regjimin serbe .sepse kjo u tregu me kjart se cfar ishte ne gjendje te bej serbia.Kemi lexu per te bemat e enverit ne shum libra dhe ajo se me ka bind tani eshte ne librin e Bledit, se kush ishte ne te vertet Enveri .Ndoshta kosovaret e kan par me nje syt tjeter per arsyje te embargos se i eshte ber sh. te kosoves drejt shqiperis por regjimi serbe ishte makaber.

Deri ne vitet '80 kush ka qene me mire se ju shqiptaret e kosoves, maqedonise, Malit te Zi nen Jugosllavi? Me emigracion ku keni pase deshire neper bote. Pasuri dhe prona private... Ndersa ne Shqiperi pasuria private me e madhe per nje fshatar ka qene 3 pula ne oborr e 500mq toke. Njerzit futeshin ne burg per 1 fjale goje te thene mbrapsh kunder partise deri ne 25 vjet burg. Kjo fale xhaxhit Enver
cnncncnc .....vetem turku na e ka bere me keq.
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Deri ne vitet '80 kush ka qene me mire se ju shqiptaret e kosoves, maqedonise, Malit te Zi nen Jugosllavi? Me emigracion ku keni pase deshire neper bote. Pasuri dhe prona private... Ndersa ne Shqiperi pasuria private me e madhe per nje fshatar ka qene 3 pula ne oborr e 500mq toke. Njerzit futeshin ne burg per 1 fjale goje te thene mbrapsh kunder partise deri ne 25 vjet burg. Kjo fale xhaxhit Enver
cnncncnc .....vetem turku na e ka bere me keq.
Shaka ben ti ! aqe pak e njehe historin e kosoves apo e thua ashtu kot?E din ti se kosova ka qene nen autonimi te serbis gjithher .e din ti se 1 nen 3 kan qen ne pun shqiptaret . 3 serb dhe 1 shqiptar ,e din ti se kosova ka qe nga 1943 ,44 ka qen nen ket okopim e ti thua, kush ka jetu me mir se ju.!!!

lexo pak nga masakra e tivarit ketu;Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
Si u dorëzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijëra shqiptarë të Kosovës
Mbi 5000 shqiptarë të vrarë është bilanci i masakrës më të tmerrshme në historinë e kombit shqiptar. Më e tmerrshme dhe pa u dënuar asnjëherë nga pushtetarët e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E përmendim shtetin dhe udhëheqësit e saj shqiptar pasi kjo masakër në një farë mënyre, megjithëse janë fshehur shumë të dhëna që faktojnë bashkautorësinë e tyre në vrasjen e mbi 5000 mijë shqiptarëve, përsëri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili është roli i udhëheqësve shqiptarë të vitit 1945 në ekzekutimin makabër të vëllezërve tanë kosovarë? Nëpërmjet disa fakteve duhet të ndezim një shkëndijë të vogël, e cila do të ndezi përgjithnjë dritën e madhe të së vërtetës së genocidit shqiptar të muajve mars-prill 1945.

Si nisi kjo ngjarje

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga Shërbimi Sekret i Ushtrisë Nacional اlirimtare të Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill, por edhe më tej të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do të prekte edhe territorin e Shqipërisë dhe për këtë forcat e UNاJ duhet të bashkpunonin me UNا shqiptare, të cilat do të lejonin kordonin e gjatë të "kosovarëve fatkeqë" nën drejtimin e udhëheqësve jugosllavë, pa u cenuar në territorin shqiptar. Deri në këtë moment historia tregon se udhëheqësit shqiptarë me në krye Enver Hoxhën, nuk do të ishin drejtpërdrejtë bashkautorë në masakrën e shfarosjes së burrave të rezistencës kosovare. Por marrëveshja e bërë midis UNاJ me ushtrinë e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UNا të Shqipërisë në 2 shtator të vitit 1944 do të faktojnë të kundërtën.

اfarë synonte marrëveshja?

Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNاJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNا të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Kjo marrëveshje, e cila kishte synimin parësor luftën kundër fashizmit, devijoi në një plan tjetër ku do të eliminoheshin të gjithë kosovarët, të cilët do t'i bënin rezistencë forcave jugosllave. Luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë". Për të argumentuar këtë qëndrim, letra e Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, e shpjegon më së miri qëllimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 1944. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNاJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t'i gjykojë menjëherë e fshatarët t'i çarmatosë…". Sipas marrëveshjes, UNاJ-UNاSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës I të UNا të Shqipërisë. Marrëveshja UNا jugosllave-UNا shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë. Këtu do të dilte fare hapur emri i më të përfolurit për pjesëmarrje në genocidin kundër shqiptarëve, Ramiz Alisë.

Si e mori urdhrin Ramiz Alia për të qenë pjesë e forcave të UNCSH në mobilizimin e shqiptarëve që do të bënin rezistencë kundër pushtimit jugosllav në Kosovë

Për shumë vite me radhë Ramiz Alia e ka mohuar prezencën e tij në mobilizimin dhe ekzekutimin e mijëra shqiptarëve, të cilët u bënë pengesë e ushtrisë jugosllave në pushtimin e Kosovës. Kjo për shkak të regjimit 50-vjeçar të diktaturës më të egër në historinë komuniste botërore. Duke u mbrojtur nga komoditeti që jepte regjimi komunist në fshehjen e shumë krimeve makabre të bëra nga udhëheqësit politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk është prononcuar asnjëherë për çka ndodhi netët e fundit të marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor në vrasjen e mijëra shqiptarëve në librin e tij të botuar së fundmi është munduar të shtrembërojë të vërtetën, por gjithsesi në mes rreshtash ku Alia tregon për momentet e caktimit të tij në krye të Divizionit V nga komisari i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, shumë njerëz do të zbulojnë misionin e fshehtë që do të kishte Divizioni V dhe VI në mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritësve kosovarë. Ndër të tjera, në librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kërkoi që të kryente më së miri këtë detyrë pasi ky mision kishte një rëndësi të veçantë politike. اfarë ka dashur të nënkuptonte Enver Hoxha me "rëndësinë e veçantë politike"? A mos vallë ky mision ishte një ndër nderet e diktatorit Hoxha në shërbimin ndaj Jugosllavisë? Këto përgjigje duhet t'i japë Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonë të hedhë dritë në prapaskenat e miqësisë së udhëheqësve shqiptarë dhe atyre jugosllavë.

Një pjesë e bisedës midis Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e shkruar nga ky i fundit në librin "Jeta ime"

Enver Hoxha:

Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, që bashkë me divizionin VI do të vazhdojnë ndjekjen e ushtrisë fashiste në territorin jugosllav.

Ramiz Alia:

Puna si Komisar Politik më trembte për mungesë përvoje dhe për moshën e re që kisha në atë kohë.

Enver Hoxha:

Partia ka besim tek ti se do ta kryesh më së miri këtë detyrë. Mbështetu tek shokët dhe bashkë me to, që komandat dhe shtabet të kryejnë me nder misionin e madh që u është besuar. Vendimi për dërgimin e dy divizioneve tona për të ndjekur ushtrinë gjermane edhe në Jugosllavi ka rëndësi të veçantë politike. Kështu ne ndihmojmë popujt vëllezër të Jugosllavisë për çlirimin e tyre nga fashizmi.

Pse u zgjodh Ramiz Alia?

Shumë pikëpyetje janë ngritur se përse Ramiz Alia do të ishte njeriu adapt për kryerjen e këtij misioni. Pa asnjë hamendësim, por bazuar në të vërteta historike, Ramiz Alia nuk është shqiptar në gjak. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillim dekadën e dytë të shekullit të kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrë në jetë nuk përmend origjinën e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human, por një program i cipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjak.

Faktet që dëshmojnë se Ramiz Alia ka qenë bashkautor i ngjarjeve të marsit 1945

Ramiz Alia mohon të ketë dijeni se ç'ka ndodhur natën e 31 marsit 1945, duke mohuar kështu edhe se ishte në dijeni që kosovarët e mobilizuar nga çetat partizane shqiptare iu dorëzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kërkuar në arkivën qendrore të Shqipërisë rreth ngjarjeve të vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare që kompromentonin udhëheqësit shqiptarë të kohës përgjatë regjimit komunist. Në arkivën qendrore të Shqipërisë është një terr informacioni përsa i përket periudhës shkurt-qershor të vitit 1945 për letërkëmbimet midis Shtabit të Përgjithshëm dhe dy divizioneve V dhe VI të forcave UNاSH të dërguara në Kosovë. Nga kërkimi i gjatë në këto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bërë të mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnë urdhrat që vinin nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas.

Menjëherë pas marrjes së detyrës si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u çua me misionin "politik" të Enver Hoxhës, Ramiz Alia filloi të kërkonte mendime nga Shtabi i Përgjithshëm për mënyrën e kryerjes në përpikmëri të detyrave të ngarkuara në kryerjen e misionit si dhe të jepte informacione për ngjarjet e ditës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në letrën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm në datën 3 mars 1945, Alia informon udhëheqësin e UNاSH, Enver Hoxhën se në datën 7 të po këtij muaji, ai dhe forcat e divizionit të tij do të niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicës. Por ai nuk shkruan se sa do të zgjasë misioni i tij në Mitrovicë. Kjo mbetet e vetmja letër që ekziston në arkivat e shtetit për muajin mars të vitit 1945 nga të tjerat që janë eliminuar nga regjimi komunist për të zhdukur çdo provë që konpromenton lidhjen e Masakrës së Tivarit me udhëheqësit e Partisë Komuniste shqiptare.

Letra dërguar Shtabit të Përgjithshëm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

Komandës së Përgjithshme

Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme jugosllave përcjellë me anë të korpusit të II jugosllav, forcat e divizionit tonë po lëvizin në drejtim Novi Pazar, Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë në datën 7.3.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u morëm vesh me mjekët dhe ramë dakord me qenë se nuk lëvizjen Tonë??, jemi marë vesh edhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.

()
Bota Sot
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po ju thurrim lavde kriminelave keshtu. Na doli Enveri i mire qe e la kete ven gjithe keto vite mbrapa
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Vetem se nuk ka ndejt ky ne burge pse ka vjedhe apo ka dhunu,por per qeshtje kombetare , heroizmin dhe atdhe dashurin e ka tregu me koh e dashur endrra Demaqi;) mos e bej ni krahasim till endrra se persekutimi serbe ka qen hitlerjan .
Demaqi edhe pse ishte ne burg asnjher nuk e harroj kombin shqiptar .Librin Gjarprinjet e Gjakut e shkroi ne ate kohen sa ishte ne burg. ku ka ndodhe se me shum e ka shkru me gjakun e vet ne munges te lapsit .Nje gje till nuk e ka ber nje politikan i burgosur atj ? apo nuk kam info un?

E dashur Arfe, kur te me drejtohesh mua qe te mos bej ksi krahasimesh duhet ti se pari te mos pergjithsosh te persekutuarit politik ne Shqiperi!
Ti nuk ja ke idene se ckane heq te burgosurit politik ne Shqiperi!
Per mua si serbet si enveri aso kohe njesoj kane qene.
Demacin e respektoj per kauzen politike por jo per mendimin ndaj Enverit!
 
Redaktimi i fundit:

Endrra diktatori mbetet diktator , e dim mir tani se cfar kan heq se thash dhe me lart po lexojm cdo dit te bemat e enverit , por serbi ka qen armik dhe u mundu te jetoj etnikisht ne trojet shqiptar duk shfaros cdo dit bijet ekombit pa dallim moshe .Enverin mbase ishte frika ajo se e ka shtyre te mbaj ashtu popollin ne izolim... ju shumica e keni then se shqiperia ka qen cdo her ne qendren e vemendjes per popujt tjer per tu sulmu.e pra meqe nuk ka pas tjeter popullat sikur se ne ks ... nga frika se mos po ket perzirje eshte mundu te mbaj popullin ne grusht.per dallim nga ks ,,ku cdo i 10-ti banor u be spiun!!ju impunu jo me qef.
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Arfe Enveri ja fali Titos Kosoven e di kete ti apo jo
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Arfe Enveri ja fali Titos Kosoven e di kete ti apo jo

E kam lexu ket perralla te ditari i Fadil Hoxhes , jan shum faktore tjer pse kosova mbeti jasht kufive te shqiperis.
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

E kam lexu ket perralla te ditari i Fadil Hoxhes , jan shum faktore tjer pse kosova mbeti jasht kufive te shqiperis.

Enver Hoxha per interesat e sundimit e te pushtetit te tij absolut, e shiti Kosoven. Ne argumentim te ketij pohimi permbledhtazi evidentojme :

Miladini jo vetem nuk i lejoi diskutimet per Kosoven, por u mesoi themeluesve te partise internacionalizmin proletar, qe e sakrifikoi ceshtjen e Kosoves. Sharra ne goxhde, Miladinit (qe rrinte nen hijen e fiqve ne 16 shtator 1942 ne Peze) i hasi, kur Konferenca nen ndikimin e nacionalisteve, vendosi edhe per Kosoven, por qe Enveri (qe doli ne krye) asnjehere nuk i zbatoi. Ekzistojne procesverbalet origjinale.

Ne Konferencen e Mukjes, u deklarua Shqiperia etnike, gje te cilen sapo e mori vesh Miladini ne Labinot, (deklaronte ne gusht te vitit 1996, Ymer Dishnica ne nje emision televiziv ne TVSH), ja hodhi letrat ne fytyre Enver Hoxhes.

Ne Konferencen e Bujanit, perseri doli ne evidence bashkimi i Kosoves me Shqiperine, por Tito dhe Enveri e denuan unanimisht Bujanin se ajo ishte per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare.

Ankesen dhe kerkesen e Fadil Hoxhes per Kosoven ne shtator 1945, Enver Hoxha ja raportoi Titos. Nje vit me pas ne tetor 1946, me dijenine e Enver Hoxhes minohet Kanali i Korfuzit, qe te mos kishte pengese bashkimi me Jugosllavine. Ne vitin 1946-1947, Enver Hoxha firmos marreveshjet e bashkimit me Jugosllavine, "sepse - thekson ai, - duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme sa me shpejt bashkimin defakto te Shqiperise me Jugosllavine ne te gjitha fushat, dogana, ekonomi e ushtri" . Kur ne Kosove nen egiden "mbledhja e armeve" (1949-1953) beheshin reprazalje te medha, Tirana,- shkruan albanologu i mirenjohur Noel Malkolm - heshtete. Perzihen nga Kosova (ne vitet 1953-1966) 100 mije shqiptare dhe Enver Hoxha nga dashurite me sllavet, (jugosllave e ruse) flirton me kinezet dhe perseri per Kosoven hesht.

Torturohen nga policia serbe (ne vitet 1968-1974) afro 700 mije kosovare e 10 mije te tjere denohen me burgime te ndryshme, Enver Hoxha jo vetem perseri hesht, por i dorezon UDB-se (ish sigurimi jugosllav) djemte e Kosoves, qe vinin te gjenin strehe ne Shqiperi.

Mbrojtja (ne se mund te quhet e tille) me 13 artikuj e Enver Hoxhes per ngjarjet e 1981-it, tashme dihet se u be per arsyet e nderkombetarizimit qe mori ceshtja shqiptare e Kosoves, veprim qe edhe sot "cuditerisht per disa kosovare Shqiperia, shteti ame, identifikohet me mbrojtesin e tyre(!?) ndersa Enver Hoxha si kampion i nacionalizmit, kur ne fakt eshte krejt e kunderta. "Gjate atyre viteve, ishin te shumte ata qe vinin ne Shqiperi per te shpetuar nga terrori antishqiptar i viteve '50 e me pas dhe perfunduan ne burgje, internime e izolim, sepse konsideroheshin spiune apo titiste, e me vone revizioniste" (Dr. Aleksander Meksi, artikull ne gazeten "Zeri" i Prishtines, 8 nentor 2001).
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Arfen ti jeten e xhaxhit se ke jetuar, prandaj shkruan e je
e bindur ne çfar ke degjuar.
Po ta kishe jetuar do ishe ndryshe ....!
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Vetem se nuk ka ndejt ky ne burge pse ka vjedhe apo ka dhunu,por per qeshtje kombetare , heroizmin dhe atdhe dashurin e ka tregu me koh e dashur endrra Demaqi;) mos e bej ni krahasim till endrra se persekutimi serbe ka qen hitlerjan .
Demaqi edhe pse ishte ne burg asnjher nuk e harroj kombin shqiptar .Librin Gjarprinjet e Gjakut e shkroi ne ate kohen sa ishte ne burg. ku ka ndodhe se me shum e ka shkru me gjakun e vet ne munges te lapsit .Nje gje till nuk e ka ber nje politikan i burgosur atj ? apo nuk kam info un?

Deri ne vitet '80 kush ka qene me mire se ju shqiptaret e kosoves, maqedonise, Malit te Zi nen Jugosllavi? Me emigracion ku keni pase deshire neper bote. Pasuri dhe prona private... Ndersa ne Shqiperi pasuria private me e madhe per nje fshatar ka qene 3 pula ne oborr e 500mq toke. Njerzit futeshin ne burg per 1 fjale goje te thene mbrapsh kunder partise deri ne 25 vjet burg. Kjo fale xhaxhit Enver
cnncncnc .....vetem turku na e ka bere me keq.

Adem Demaci nuk e shkroi librin ne fjale gjate kohes se burgut. Ndoshta ai liber ishte fillesa e katrahures se tij.

Laur; Nuk do arrija te besoja qe padijunia juaj arrine deri ne kete mase ne mosnjohjen e gjysmes se popullit ame. Siqerisht e them, ne ato vite, shqiptaret ne shumicen nga keto trojet qe ke permend nuk gezonin asnje te drejte, ndersa ne disa nga keto vende gezonin te drejten e punes dhe ca te drejta tjera te cilat, mos harro, i kishin fituar me munde, djerse dhe gjak. :liber::liber:

Ah lidhur me deklaratat e Demacit. Ka probleme plaku. Kishte ideal xhaxhin. U rrit dhe u plake me te edhe pse per mua, Enver Hoxha, nuk ka dhe nuk kishte asnje vlere, por historiografia shqiptare dikur, do analizoje ngjarjet pa kokenxehtesi dhe do i jap mendimin adekuat. :viol:
 
Pe: Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Po mir se ky ket deklerat e ka dhen kur ishte ne burg të datës 24 shkurt 1990,mbase e :sun:ka ber per inat se serbve

muk eshte puna se kete deklarate e ka bere kur ishte ne burg, por ky me sa duket e mbeshtet akoma kete version.
 
Titulli: Pe: Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shq

muk eshte puna se kete deklarate e ka bere kur ishte ne burg, por ky me sa duket e mbeshtet akoma kete version.

Po mir ku eshte problemi ketu! ne ferizai ne nje qytez ne ks, ja festojn ditlindjen,, ka komunist sa te duash sepse dikujt edhe i ka konvenu te jetoj ne ate koh ,jo cdo njeri ka qen i persekutuar .
 
Titulli: Pe: Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shq

Po mir ku eshte problemi ketu! ne ferizai ne nje qytez ne ks, ja festojn ditlindjen,, ka komunist sa te duash sepse dikujt edhe i ka konvenu te jetoj ne ate koh ,jo cdo njeri ka qen i persekutuar .

Enver Hoxhes ne Ferizaj nuk ja festojne ditelindjen njerezit te cilet kan qene me beneficione ne kohen e Komunizmit jugosllav por pikerisht njerezit te cilet kan besuar ne idealin e tij dhe per kete gje jane persekutuar dhe kan henger nga shume vite burg. :kapele:
 
Titulli: Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar

Adem Demaci nuk e shkroi librin ne fjale gjate kohes se burgut. Ndoshta ai liber ishte fillesa e katrahures se tij.

Laur; Nuk do arrija te besoja qe padijunia juaj arrine deri ne kete mase ne mosnjohjen e gjysmes se popullit ame. Siqerisht e them, ne ato vite, shqiptaret ne shumicen nga keto trojet qe ke permend nuk gezonin asnje te drejte, ndersa ne disa nga keto vende gezonin te drejten e punes dhe ca te drejta tjera te cilat, mos harro, i kishin fituar me munde, djerse dhe gjak. :liber::liber:

Ah lidhur me deklaratat e Demacit. Ka probleme plaku. Kishte ideal xhaxhin. U rrit dhe u plake me te edhe pse per mua, Enver Hoxha, nuk ka dhe nuk kishte asnje vlere, por historiografia shqiptare dikur, do analizoje ngjarjet pa kokenxehtesi dhe do i jap mendimin adekuat. :viol:

Nuk eshte padituri Kitrrush, po keshtu ka qene fakti! Nqs ti mundesh te me gjeshe ate pjese tjeter te trojeve shqiptareve qe jetonin me mire se ju ekonomikisht, liri levizjesh jasht-shtetit, vetem keta dy pika kane qene enderra fantazie per shqiptaret ne Enverin, per te mos hyre me thelle ne detaje te tjera.
Per tu kthyer atyre koheve te viteve deri ne '80 ne Ks. Tito jua plotesoj te gjitha (besoj)te drejtat, qe nga arsimi ne shkolla fillore deri tek universitetet ne shqip. Flamure kombetar nuk jua ka leviz kush. Ju u acaruart, dhe me te drejte, me Miloshin, kur filloj tua hoqi keta te drejta. Per hollsira te tjera i dini ju me mire, por keta jene fakte qe ne kete perjudhe ju ishit te avancuar.
 
Le qe eshte padituri por padijuni totale:

Po te tregoje vetem ca fakte rrenqethese:

Ne Maqedoni: Shqiptaret nuk gezonin asnje te drejte elementare, madje, nuk kishin te drejte ta regjistronin as femijen e tyre edhe pse ishte i te njejteve prinder. Nje pjese e madhe e tyre nuk kishin te drejte as ne shtetesi. U kishin nderruar pothuajse te gjitheve mbiemrat, pa mos te flasim per te drejtat tjera. Per me shume te informon Princesha.

Ne Mal te Zi: Te tregon Hartini se e drejta e shqiptareve ishte edhe me rrenqethese se sa ne Maqedoni. Po ashtu edhe ne Presheve, Medvegje e Bujanovc.

Ne Kosove: O Laur djali ti me thua se kemi gezuar cdo te drejte dhe po harron:

- vet ti ke shkruar se ne vitet 50-60 po me urdherin e Titos jane shperngulur afer 500.000 shqiptar ne Turqi (shumica e tyre me dhune dhe dajak)
- ne vitet 45-70 edhe ne sikurse ju kemi pasur akcionet e mbledhjes se ushqimit per shtetin jugosllav dhe shqipeve ua fshinin miellin neper hambar dhe ua merrnin bagetin per ti varferuar edhe me shume
- ne vitet 50-60 shqiptaret, ne akcionin e mbledhjes se armeve, i rrihnin me metodat me te cmendura sikur kafshet dhe nje pjese e mire e tyre lan vdekur nga keto turtura
- poashtu ne ekto vite shume familje shqiptare jane rreh e jan mbyte te akuzuar si ballist
- Flamurin e fituam me demonstrata, protesta e besa dhe me gjak ne vitet 1968
- ne te njejten menyre e fituam edhe shkollimin shqip perfshi universitetin
dhe shume, shume, shume te tjera..................................................

Pra, ta kam thene edhe me lart se shqiptaret gezonin te drejten e punes, madje per te emigruar edhe stimuloheshin, por kjo nuk ishte e drejte por ishte nje mase sa per ta pastruar teritorin.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top