Enriçmenti i gjuhes shqipe!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shkroi: Puhie Demaku

Edhe unë, sikurse ti, u linda dhe u rrita në një familje patriotike shqiptare në Kosovë. Edhe unë, sikur ti, në një moshë shumë të re u ballafaqova me atë që moshatarët e mi nga vendet e tjera të botës kishin parë vetëm ne filma ose kishin lexuar vetëm në libra. Edhe mua dikur më quajtën refugjat!
E kjo shkolla e jetës nëpër të cilën kaluam bashkë, vetëm sa na forcoi. Sa krenare isha që i përkisja një populli që sa më shumë vuante, sa vinte e forcohej. Krijova bindjen që diaspora shqiptare është më e organizuara në mesin e të gjitha të tjerave (me përjashtim të çifutëve!).
Diaspora shqiptare lobonte për një të ardhme me të mirë për Kosovën, influenconte proceset politike, pothuajse çdo javë kishte protesta pranë institucioneve më të larta të BE-së ne Bruksel.
Diaspora e luftonte asimilimin, çdo të diele fëmijët shqiptarë në diasporë shkonin në “shkollat shqipe”. Diaspora e ruante kulturën me koncerte e orë letrare, me takime e tubime që na e kujtonin se kush jemi e nga vijmë. E kur erdhi puna te armët, edhe aty treguam gatishmëri: u mobilizuam siç na kishte hije, kush sa kishe mundësi!

Unë u binda, ky popull ishte më i fortë se guri – armikut do t’i duheshin shekuj për ta çformësuar e asimiluar.

U binda, ne në diasporë ishim shumë më patriotë, më atdhetar se ata në Kosovë. Kur u ktheva në Prishtinë, e vulosa këtë bindje. O zot, a ishte e mundur që pas tërë torturave që kishte pësuar gjuha ime e dashur shqipe nga barbarizmat e turqishtes dhe serbishtes, tani po vuante nga huazimet nga anglishtja.
E pabesueshme! Të rinjtë që tashmë ishin punësuar tek organizatat ndërkombëtare nuk flisnin më për ditë pushimi por për “dej of”(day off), nuk flisnin më për pushim mjekësor por për “sik lliv”(sick leave), nuk flisnin më për ngjyrë të printerit por për “kartrixha” (cartridge), identifikoheshin përmes “ajdisë” (ID – kartelë identifikimi) dhe takoheshin te “ejq kju-ja” (HQ – Selia qendrore).
O zot, thash me vete, këta janë po të njëjtit njerëz që diasporën që vjen verës në Kosovë për tu çmallur, e quajnë “shacat!”. Nuk e ditkan këta që më të asimiluar janë këta që jetojnë në Kosovë, se ata në diasporë.
E këtë bindje e ruajta të shenjtë deri në momentin kur qesh ftuar për vizitë te një familje kosovare në Bruksel. Meqë ne ishim mysafir nga Kosova, në shenjë respekti, nikoqiri kishte ftuar edhe ca miq të tij që të na takonin, një çift tjetër që tash e sa vite jetonte në Bruksel.
Me të hyrë në derë pala tjetër, e zonja e shtëpisë iu drejtua mysafires: “Uh “saly”(salut! – përshëndetje) , Melihat, “sa va?” (اa va?- Mirë jeni?). Me ç’rast Melihatja iu përgjigj: “Sa va, sa va!… Sa va burri sa va fëmija...” (اa va! – Mirë, mirë... mirë burri, mirë fëmijët!). Seç më goditi kjo shqipja e frengjishtizuar si plumb në lule të ballit. O zot, a ishin edhe këta pjesë e po të njëjtës diasporë që unë nisa ta adhuroj?

E vërteta ishte se ishin! Ndërsa e keqja më e madhe ishte se nuk ishin të vetmit.

Jo shumë vite më pas, rastisa të jem në Londër. Takimi im i parë me vëllezërit e motrat nga Kosova ishte mbresëlënës. Vetëm se po të mos e njihja anglishten, nuk do të kisha kuptuar as gjysmën e bisedës.

Personat qe më shoqëronin, po qanin hallet e tyre të jetës në Angli. Njëra kishte problem me “rentën” (rent – qëra) , ndërsa tjetra kishte blerë shtëpi por “morgixhi” (mortgage – kredi) ishte shumë i lartë. Më pas biseda morri kahje tjetër, sepse shoqja e tyre, që tash e sa vite jetonte në Angli, ende s’e kishte marrë “britishin” (nënshtetësinë britanike) edhe pse burri i sajë ishte alamet djali që punonte shumë në një “katunar uosh” (car wash – autolarje) dhe shkonte në punë me “andërgraund” (underground – treni nëntokësor). Sot e kishin pushim ngase ishte “benk hollidej”(bank holiday – festë zyrtare).

Më vonë u kujtuan se isha edhe unë aty, dhe mu drejtua njëra: “Sa mirë që nuk i ke këto gajle, nuk e din ti çka është Anglia: sa “rod taksa” (road tax – tatimi rrugor), sa “dajrekt debiti për telefon” (direct debit - pagesa e telefonit përmes llogarisë bankare), sa “billi për internet” (fatura e internetit) mandej edhe “billi i telefonit” (fatura e telefonit)… mandej po duhet me pagu edhe “inshurancën” (insurance – sigurimi) ne fund të muajit s’të mbesin as njëzet “paund” (funtë) në “benk akaunt” (bank account – llogaria bankare)!”

Bisedën e ndërpreu tjetra duke e pyetur shoqen: “Mori, a ke ndi që Linda e ka pasë djalin te “gji pija” (GP – mjeku i përgjithshëm) se ju ka rrëzuar prej “katunar sitit” (car seat – ulësja e veturës)?”.

Këtu edhe u binda që gjuha shqipe po kalonte nëpër një proces që unë, për hir të lexuesit, do të doja ta quaja “enriçmenti i gjuhës shqipe” apo thënë në standarden e “lashtë” shqipe “pasurimi i gjuhës shqipe”.
Kulmi i kësaj përvoje dhe “enkaunterit”(encounter – ndeshje/takim) tim me procesin e ri ndodhi ne aeroplan për në Prishtinë. Të ulur afër meje ishin 2 pjesëtar të një familje 4 anëtarëshe, shqiptar nga Virginia e SH.B.A-ve: djali 5 vjeç, që mezi i zinte vendi vend dhe nëna e tij, tejet e stresuar nga sjellja e të birit. Kur djali e teproi, dhe nënës i humbi durimi ...ajo ulëriti: “Liridonnnnn breeee, ulu qaty edhe qite “sit belltin” (seat belt – rripi i sigurimit! se qëtash vjen “erhostesa” (air hostess – stjuardesa) të kapë për veshi e të qet jashtë për “imërgjësi ekzitit” (emergency exit – dalja emergjente)!”
Në atë çast, më afrohet shqiptari nga Tirana dhe më thotë: “Zonjushë, mund ta lëvizni valixhen pak ngase nuk ka “spacio” për timen!”
E derisa aeroplani po përtokësonte në Prishtinë... bashkë me të përtokësoi edhe krenaria ime, unë hoqa dorë nga bindja ime!
 
Me pelqeu si teme e bukur... Ehhhh une vete habitem me kete fenomen.

Mire qe e lexova artikullin se ne fillim do thoja "pse ke perdorur fjalen ENRICMENTI dhe flet per gjuhen shqipe ne te njejten kohe?" lol
 
Ok, megjithese flitet shqip ne shtepi, jo te gjitha fjalet e shqipes perdoren ne ato bisedat shkarazi qe bejne pjesetaret e nje familjeje kur takohen te gjithe (zakonisht mbasdite). Prandaj, nuk eshte se duan, por ata qe kane shume vite jashte i kane ca fjale shqipe te 'ndryshkura'...nuk eshte se i kane harruar, por nga mosperdorimi i atyre fjaleve per momentin nuk e gjejne fjalen perkatese shqip. Ka dhe nga ata qe rriten jashte qe e kane edhe me te veshtire; motra ime e vogel psh shqip flet, por ama nuk mundet te lexoje Remarkun pas disa viteve pa ndihmen e nje fjalori shqip-shqip sepse fjalet qe do t'i kishte mesuar ne shkolle ne Shqiperi (mbase!) nuk i ka hasur ne shqipen e perditshme qe flitet ne shtepi.
Megjithate e kuptoj shqetesimin e Puhie Demakut, pasi kam vene re qe ka edhe shume njerez qe e bejne per tu dukur. Por kam arritur ne nje pike ku nuk trishtohem me, sepse secili tregon nivelin e vet, secili e ka per vete.
 
cdo te thote "enricment" ???!!!

Spo kuptoj temen, prandaj dhe se zgjata te lexoj artikulllin.
 
cdo te thote "enricment" ???!!!

Spo kuptoj temen, prandaj dhe se zgjata te lexoj artikulllin.

Autorja e shpjegon me vone sepse ka zgjedhur te perdore ate fjale. Enrichment do te thote pasurim ne anglisht, dhe ajo e ka pedorur me sarkazem.
 
Autorja e shpjegon me vone sepse ka zgjedhur te perdore ate fjale. Enrichment do te thote pasurim ne anglisht, dhe ajo e ka pedorur me sarkazem.

flm per shpjegimin, por meqe nuk ishte as shqip dhe as anglisht, pasi ishte germezuar gabim pata veshtiresi per ta kuptuar se cfare eshte vertete kuptimi i saj.
 
Prandaj duhet me kembengul qe Qeveria e kosoves te nxjeri sa me shpejt standartin e gegenishtes,gjysmes se trurit,trupit dhe te nje kembe e nje dore te gjuhes shqipe te lene jashte nga ata qe dihen.Gjuha shqipe standarte esht sot si ulok ose si nje i paralizuar pas nje aksedineti te rende auto.Qeveria e kosoves (dhe ajo e maqedonise)te nxjeri ligjet qe te behet e detyrueshme ne cdo qelize te jetes shoqerore dhe publike ku te vendosen dhe ligje deri ne venien e gjobave ndaj gazetareve,televizioneve dhe kujtedo qe e bastardon ate.Rivendosja e kultures se neperkembur do pune dhe disipline te forte per ti hapim mbare shtratin e rruges brezave qe te do te vin.Gjuha esht filozofia mijera e mijera vjecare e ketij populli dhe ne s'duhet ta lem me vdek.Them Qeveria e Kosoves sepse qeveria e Shqiperise esht mbizoteruar nga epshi Eurik(euro) dhe atdheu i duket si nje uturak i mire.E vetmja shprese e ringritjes se ketij kombi ashtu sic duhet te jet eshte Kosova dhe Qeveria e saj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top