Një temë e nxehtë është trajtuar mbrëmë në “Opinion” ku gazetarja e kronikës Klodiana Lala, rrëfeu disa detaje tronditëse rreth biznesit të prostitutave në Shqipëri. Ajo zbuloi se pjesë e rrjetit të prostitutave të luksit në Tiranë, janë femra të njohura në publik. Gazetarja e News 24 tregoi se si nga një hetim për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Bllok, Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet përgjimeve në atë zonë, ra në gjurmët e një rrjeti të sofistikuar të prostituimit, mes të cilëve kishte emra shumë të njohur që njihen edhe si femra në karrierë. Lala gjithashtu tha se një prostitutë luksi, i kishte rrëfyer se një politikan e kishte paguar atë 3000 euro vetëm për një natë.
Lapsi.al
Lapsi.al