Hard Styler
ђєค๔ђยภtєг
Nje person qe sdo te kthehet atje ku ka vrare gjurin per here te pare....sa kile vlen ne peshoren tende?Po ketu nuk po flitet per dashuri!! Nuk vihet ne diskutim dashuria per vendlindjen tende, ajo eshte dhe ngelet aty e paprekur. Thjesht gjerat vihen ne peshore, dhe nese peshorja anon nga ana "e huaj", nuk do te thote qe je duke mohuar origjinen tende. Jemi egoiste? Jemi interesaxhinj qe duam "kushtet e mira"? Quajeni si te doni.. por me pasionin e ndjenjat shkohet deri diku, po ketu behet fjale per jeten, e per nje rikthim mbrapsht e nje rifillim nga e para nuk mjaftojne vetem ndjenjat. Duhet dicka me konkrete! Eshte absurde te kesh frike te kthehesh ne vendin tend, sepse ndoshta dhe ajo cope shkolle nuk do te hyje ne pune, duke ditur qe tashme nuk njeh me askend me rendesi. Te kthehesh mbrapsht eshte si te emigrosh per here te dyte. Shqiperia mezi po ia del me ata qe s'jane larguar kurre, imagjinoni sa mikpritese mund te jete per ne te rikthyerit. C'me diskutoni kot per dashurine tani??
ja e lam dashurine morem peshoren