Emigrantët, shtetas grekë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për nënshtetësinë, në Greqi ka nisur aplikimi i fëmijëve të emigrantëve që përfitojnë.

Ligji ua njeh të drejtën e nënshtetësisë fëmijëve që kanë lindur në Greqi dhe kanë kryer të paktën 6 klasë mësimore në gjuhën greke.

Në krye të listës së aplikuesve qëndrojnë emigrantët shqiptarë.

Për mënyrën se si funksionojnë strukturat shtetërore në Greqi, kjo përbën një befasi të këndshme.

Proçedura, sipas zyrtarëve grekë, do të avancojë pa probleme.

Por krahas nënshtetësisë një nga pikat që ka ngjallur debat është e drejta e votimit, duke parë se numri i emigrantëve në Greqi është i konsiderueshëm.
tch
 
Back
Top