Emigrantët shqiptarë në Greqi përfitojnë kompesim social, ja si aplikohet

emigrante.jpg


Autoritetet greke kanë bërë të ditur se në shkurt do të nisë kompesimi për Fondin e Solidaritetit, nga i cili përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Greqi.

Emigrantët, sipas shtypit që del në gjuhën shqipe në Athinë, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në adresën www.keaprogram.gr, në bashkitë ku ata banojnë dhe në Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve. Gazeta “Tribuna Shqiptare” që del në Athinë vlerëson se sipas autoriteteve greke rreth 700 mijë vetë do të përfitojnë nga Fondi i Kompensimin Social të Solidaritetit, i cili nisi të shpërndahej për herë të parë një vit më parë.

Fondi parashikon mbështetje financiare, shërbime sociale plotësuese, përfshirë dhe trajtim shëndetësor falas dhe përfshirje në një seri programesh të kujdesit social për një kategori shtresash të varfëra dhe në nevojë. Sipas vendimit të qeverisë, shuma që do t’u paguhet përfituesve nëpërmjet kompensimit social të solidaritetit përcakton për familjet me një anëtar 200 euro në muaj, për çdo pjesëtar të rritur të familjes edhe 100 euro në muaj plus, si dhe për çdo pjesëtar të mitur 50 euro çdo muaj.

Aplikantët do të duhet t`u nështrohen disa kritereve të përcaktuara nga qeveria greke. Disa mijëra emigrantë shqiptarë që emigruan 20 vitet e fundit në Greqi janë vënë në vështirësi ekonomike për shkak të humbjes së vendeve të punës.

Shumica e emigrantëve e kanë të vështirë kthimin në Shqipëri, për shkak të përfshirjes së fëmijëve në ciklet e shkollimit dhe vështirësive të punësimit dhe ri*integrimit në vendin amë./ Zeri i Amerikes
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top