Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mësohet se 1 Marsi do të zbatohet si dita e lëvizjes “24 orë pa ne” edhe në shtete të tjera evropiane si Itali, Francë, Spanjë, Gjermani dhe Belgjikë, shtete ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh disa qindra mijë emigrantë shqiptarë mes miliona të huajve që kanë lënë vendet e tyre, kryesisht për shkaqe ekonomiko-sociale

Emigrantët shqiptarë dhe të kombësive të tjera që jetojnë në Greqi kanë vendosur t’i bashkohen nismës që nesër më 1 Mars të mos shpenzojnë as edhe një euro për 24 orë me radhë, në kuadër të nismës së emigrantëve “24 orë pa ne”.

“Nuk harxhojmë as edhe një euro të vetme për 24 orë rresht. Asnjë blerje më 1 Mars”. ثshtë slogani i lëvizjes paqësore “24 orë pa ne”, që fton të gjithë emigrantët dhe refugjatët në Greqi që të shmangin çdo lloja transaksioni financiar në ditën ë parë të muajit të ri, si një shenjë proteste për mesazhet e ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Në një faqe të hapur posaçërisht në Facebook, ku gjenden gjashtë mijë anëtarë, shumë prej tyre shqiptarë, përmes internetit, thirrja është lëshuar që të zbatohet nesër më 1 mars për të lëshuar një mesazh edhe për autoritetet greke, shkruan e përditshmja “Ta Nea”.



Niko Ago interviston Dora Bakojanin
Niko Ago, gazetar i njohur shqiptar në Greqi, është dhe iniciator i nismës që gjeti përhapje të gjerë në Facebook.

“Bëhet fjalë për një lëvizje e cila pikënisjet i ka në vitin 2006 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur mijëra vetë dolën nëpër rrugë, nxënësit e studentët nuk shkuan nëpër shkolla dhe universitete dhe punëtorët nëpër qendrat e tyre të punës. Kështu, SHBA u ftua të përjetojë qoftë dhe një ditë të vetme veten pa latino-amerikanët”, - thotë Ago i cituar nga “Ta Nea”, gazeta më e madhe në Greqi.

Por ndërkohë, mësohet se 1 Marsi do të zbatohet si dita e lëvizjes “24 orë pa ne” edhe në shtete të tjera evropiane si Itali, Francë, Spanjë, Gjermani dhe Belgjikë, shtete ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh disa qindra mijë emigrantë shqiptarë mes miliona të huajve që kanë lënë vendet e tyre, kryesisht për shkaqe ekonomiko-sociale.

“Këtu në Greqi, ne nuk presim të ndodhë ajo që ndodhi në Amerikë dhe as vetë ne, nuk i ftojmë emigrantët që të bëjnë greva duke braktisur shkollat dhe punën”, - pohon Niko Ago. Këtë nuk e bëjmë sepse jemi të qartë se është një detgyrë e sindikatave që ta realizojnë, për më tepër, kush mund t’u thotë më pas emigrantëve se si mund ta rifitojnë ditën e humbur të punës”, - thotë Niko Ago.

Por ai shton se në bashkëpunim me sindikatat po punohet që të organizohet një nismë ndërevropiane për të drejtat e emigrantëve.
pa_ne_sot_noa.jpg

Kurse më tej, gazetari shqiptar në Greqi, krahason: “Qëllimi i lëvizjes është i qartë, të tregojë se çdo të bënin gjyshet, nëse gratë e shtëpive nuk do të kujdeseshin një ditë për to duke mos qëndruar në shtëpi. Ose çfarë do të bënte EVGA (kompani e njohur greke e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit, shënim i NOA), nëse emigrantët nuk do të shkelnin në dyqane për të blerë produktet e tyre”.

•NOA•
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Aman re se si bje menja njeriut po ti shikosh gjith duke blere jan un i pari qe do blej po ngela ate dite pa birra ,dihet qe do shkoj ke supermarketi .
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Sa mire me kete insiativen , te isha une dhe 1 jave do rija pa blere ...te kuptonin mire rendesine dhe punen e 1 emigranti .
Uroj te bashkohen gjithe emigrantet neser ,te nxjerin njecik vlerat e tyre ne pah .
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Shum mire dhe me te verte uroj te bashkohen te gjithe.....
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Sa mire me kete insiativen , te isha une dhe 1 jave do rija pa blere ...te kuptonin mire rendesine dhe punen e 1 emigranti .
Uroj te bashkohen gjithe emigrantet neser ,te nxjerin njecik vlerat e tyre ne pah .
A pse nere qeka i marsi nncnc se dija fare neser sdo blej gje jo rrini te qet birra kam benzin kam ::):):) kshu qe ju premtoj qe do i permbahem inisiatives :):):)
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Hahahaha une neser nuk e shpenzoj 1 euro do shpenzoj 50 euro e 50 centesem, duhet te bej abonamentin
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Mendoj ti bashkohem edhe une kesaj inisiative.Megjithese ky organizatori mua me duket pak filo Grek nga c''kam lexuar ne blogun e tij, eshte per tu komplimentuar inisiativa.
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

LOL po ti kishit mar masat me heret ju ,per neser i kini len shpenzimet :D
 
Titulli: Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

Hahahaha une neser nuk e shpenzoj 1 euro do shpenzoj 50 euro e 50 centesem, duhet te bej abonamentin
ARDITO pa abone lal mos na bej kto gjera un thash spaguj kokerr leku neser ouu prisni mer ej po ke makineta e punes do pi kafe un re :(:(:(: jo mer bleni djema se dhe un spo e maj premtimin si re rri robi pa kafe hahah .
 
Back
Top