Elvira Dones flet për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri

Elvira Dones flet për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri: Ul shfrytëzimin e njeriut
38994_143062072378638_2936192_n.jpg

Në diskutimin me temë “اështja e gruas & letërsia”, mbajtur në kuadër të takimit të parë të “Klubit të librit për diversitetin”, ishte e ftuar edhe shkrimtarja Elvira Dones. Shkrimtarja e njohur shqiptare, përmes një videomesazhi, kujtoi së pari, kohën kur e shkroi librin. Teksa foli për gratë, për trafikimin e tyre, ajo u ndal edhe tek legalizimi i prostitucionit.

“Në qendër të Europës, kemi legalizimin e prostitucionit. Pyetja që më është drejtuar është: a do të ishte e përshtatshme, edhe për shoqërinë shqiptare kjo gjë. Legalizimi çon në një ulje të shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun”, tha Elvira Dones. Nëse janë pjekur kushtet që kjo gjë të bëhet në Shqipëri, Dones tha: “ثshtë një bisedë ende e hapur, është një bisedë që shoqëria shqiptare duhet ta bëjë dhe duhet ta bëjë jo në valë fushatash zgjedhore, jo për arsye politike, por që të bëjë një bashkëbisedim, në të gjithë territorin për të kuptuar se si duhet përballuar. Pra, po. Unë mbetem me idenë që kontrolli, legalizimi, është rruga më e mirë për të minimizuar shfrytëzimin e njeriut nga njeriu”.

Dones tha se shoqëria shqiptare ka plagë dhe ndodhet në vështirësi të madhe, me gjithë progresin për shumë gjëra. “Mendoj se duhet të fillojmë të heqim lakrën nga koka, sepse ne kërkojmë të jemi të barabartë të gjithë të tjerët, por ne nuk trajtojmë me barazi, njëri-tjetrin. Kur nuk respekton tjetrin, fqinjën, vajzën, komshien, kushërirën, motrën, gruan tënde, si mund të kërkosh të të respektojnë të tjerët. Ulja e dhunës dhe konsiderimi i gruas si pjesë e barabartë e shoqërisë, është mirë të bëhet.Dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top