Elton Zherka “Xhejms Dini” Shqiptar renia e tij heroike ne Junik..

xhebrail1

INTERIST
”Në kohën kur botohej një korespondencë nga Prishtina sipas së cilës në mënyrë rrënqethëse, gazetarja amerikane çuditej se si në një klub atje kishte vajza me fustane të shkurtra që pinin duhan, djem që pinin “Johney ثolker” e kërcenin “rock” ndërkohë që jo më larg se dy kilometra më tej bënin luftë për liri bashkëmoshatarët e tyre, në njërën nga “rocafortet” e UاK-së në fortifikatën e natyrale kosovare të Junikut,
pikërisht në një luginëz ku mund të penetronte këmbësoria serbe që shoqeronte rreth gjashtëdhjetë blinda të cilët po sulmonin me tërë furinë e tyre të zjarrit, rezistonin katër djem. Ishin Bekim Berisha (apo “Abeja” një luftëtar i sprovuar në luftime në Kroaci), Blerim Shala si dhe dy qytetarët gjakovarë Përmet Vula dhe Elton Zherka.

elton-2Juniku ra pas dy ditësh. Niman Tofaj, tani prefekti i kësaj qyteze prej 20 mijë banorësh, duke shpjeguar se i kishin varrosur të katër trimat me të tëra “adetet” pranë e pranë, kur hapja e varreve kish zgjatur që nga 7 e natës fatale të 11 gushtit 1998 deri në orën 05.30 të mëngjesit prej breshërisë së plumbave që binin tërë kohën duke i detyruar disa të futeshin për t’u mbrojtur edhe në gropat e freskëta që po hapeshin, thotë se “po të mos kish qenë kjo rezistencë serbet do të na kishin kapë të tanëve gjallë siç ishim”.

Shenimet e gazetares Naime Beqiraj bëjnë fjalë për daljen nga luftimi (vrarë apo plagosur) të tre luftëtarëve, me përjashtim të njërit prej tyre. Ai vazhdoi betejën i vetëm, duke zbrasur tërë karikatorët e “Golinovit” duke përdorur me të dyja duart “Kallashnikovët” më pas dhe pas kësaj kërdie mbi sulmuesit që klithnin nga tërbimi dhe nga dhimbjet e plagëve që u kapte djaloshi, tek u sul për të shtënë me kundratank, e morën dy cifla granate, njëra në dorë e tjetra në këmbë, nga të cilat rrodhi aq shumë gjak sa që megjithë ndihmën që i dhane infermierja e UاK-së Afërdita Gacaferri dhe luftëtari vendali Niman Tofaj, pas 30 orësh ai dha amanetin e fundit pasi piu një cigare. Nëna të mos më qajë se kam rënë për lirinë e Kosovës… Afërdita, ma hiq unazën nga dora, jepja për kujtim vëllait tim të vogël Astritit”.

Djaloshi që vajza infermiere nuk pranoi t’ia hiqte unazën nga gishti ishte “Muxhahidini 40 vjeçar N.N (pra i paidentifikuar”, i gjatë 1 metër e 98cm, 105 kg, siç qe shkruar në ekspertizën serbe të ç’varrosjes. Ky “muhaxhir” i ekspertit serb ishte Ylli kosovar i bukurisë i lindurn më 19 gusht 1977 që kish refuzuar vizën për studime në Austri, kitaristi që e qante muzikën e Andrea Segovine, djaloshi që nuk i ishte përgjigjur disa ftesave për sfilatë mashkullore “mode” jashtë Kosovës, një Xhejms Din Hollivudian i trevës kosovare për vdekjen e së cilit u veshën me të zeza në shenjë pikëllimi të thellë rreth tridhjetë vajza, që u drejtohej vajzave dhe grave të Junikut, siç dëshmon vendësja Fatime Gaxhaferri vetëm me “motër” ose “teze” por që tërë fjalët e ndyra që kish mësuar djalërisht ua zbraste militarëve serbë tek shkelte këmbëzat e armëve, biri i Elindës dhe Gëzimit Elton Zherka. Gjithçka rreth Elton Zherkës, mundohemi ta hulumtojmë teksa bujtim mysafir në shtëpinë e tij së bashku me Nimon Muçaj, autor dhe kineast kosovar, i cili kish realizuar edhe një film rreth dëshmorit UاK-së dhe lirisë kosovare.

Elida, e ëma e dëshmorit e veshur me të zeza servir si një bust që ecën. Ajo shtrëngohet aq sa shpirti i saj e di që të mos përlotet para mysafirëve teksa shikon në ekran varrin bosh të të birit, të ç’varrosur nga hienat e Beogradit. Elida kujton se i biri kish qënë i gëzuar ashtu siç nuk e kish parë prej shumë kohësh kur i kish thënë se do të shkonte të bashkohej me UاK-në, se do të luftonte në brigadën e Ramush Haredinajt dhe se ajo të përgatitej për gjithçka se “Krejt shokët e mi janë “bij nanash”. Kur në shtëpi është lexuar telegrami “Me keqardhje ju njoftojmë se Elton Zherka dhe Përmet Vula janë vrarë në Junik. Varrosjen me të gjitha nderet e kanë bërë shokët e tyre”, dorëzuar ilegalisht në Gjakovë nga bashkëpluftëtari i djemve Sokol Dobuna. Elida ka gjetur forca të ngushëllojë për “gajret” nënën e të shoqit Dritën.

Gëzim Zherkaj, i ati i Eltonit, i ndihmuar nga vëllezërit, ka mundur të rivarrosë të birin, për të tretën herë pasi ka arritur të gjejë vendin ku i kishin shtie në dhe serbi pas nxjerrjes nga varri, të rivarrosë në prezencën e 25 mijë qytetarëve të Gjakovës së pushtuar, në ceremoninë e së cilës kanë folur plot trimëri të njohurit anekënd Zeharia Cana dhe Din Mehmeti.

Gëzim Zherkaj ka qënë personi që ka arritur të kapë dhe të dënojë ata që kryen hetimet e nxënësve të shkollave kosovare. Për këtë ka qënë dënuar me 12 vjet burg, por është lëshuar pas pak “me pare në dorë”, duke inspiruar akoma më shumë birin e tij 12 vjeçar atëherë që shkruante tinëz parrulla nëpër Gjakovë “Kosova Republikë”, “Demokraci” por që e ëma ia dallonte shkrimin megjithë konspiracionin e thellë të vogëlushit.

Gëzim Zherkaj, megjithë paralajmërimet e panumurta të miqve e telefonatave anonime, ka dalë nëpër rrugët e Gjakovës fare hapur pas deklarimit tanimë publik se biri i tij ishte “terrorist”. Ai sikur po e kërkonte vetë vdekjen. Eltoni shkonte dhe kthehej nga Perëndimi me kurora, çmime dhe të holla si protagonist i sfilatave të modës. Po e braktisi këtë udhë kur mori vesh për UاK-në dhe luftën e saj. La sallonet dhe konfortet e konkurimeve të modës dhe mori rrugën bashkë me shokë të UاK-së. Në front në Junik ra në ballë të betejës.

Zherkaj tregon për dy atentate të dështuara ndaj tij, “keqtrajtim” të nënës, të vëllait dhe bastisjen disa herë të shtëpisë.

“Mua më shfaqet përditë në mëngjes Eltoni. Më shfaqet në gjumë sidomos kur kemi fjetur sëbashku në front ca ditë para vrasjes, kur më thosh natën “Xhimi… Po fle? Unë nuk kam gjumë” – thotë Gëzim Zherkaj duke ndezur cigare pas cigareje me kokën lart për shtyllat e mermerta mbi të cilat rri Kosova e çliruar”

* – Nga te 470 serenatat qe ka kompozuar Presidenti i tyre, Mihallaq Andrea, eshte vetem njera qe nuk ka lidhje me dashurine. Eshte ajo kushtuar heroit gjakovar Elton Zherka. Andrea e ka te pamundur ta kendoje kete kenge live, qe e ka te kompozuar me gjashte zera te bera nga ai vete. Shkaku eshte se , sapo ai nis ta kendojw kete kenge, nis te qaje papushim – RL



2.jpg3.jpg5.jpg4.jpgeltonzherka0011.jpg
 
Titulli: Elton Zherka “Xhejms Dini” Shqiptar renia e tij heroike ne Junik..

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Elton Zherka “Xhejms Dini” Shqiptar renia e tij heroike ne Junik..

1.jpg

Elton Zherka Djaloshi i madh i Gjakoves
 
Titulli: Elton Zherka “Xhejms Dini” Shqiptar renia e tij heroike ne Junik..

Oooooooo hije t'paska emri
Gjakov lulja e gjakut
Shqipja me dy krena ooo je molla e bajrakut
Shqipja me dy krena ooo je molla e bajrakut
Toka ndizej zjarr,Mbillej po me plumba
Paska djem Gjakova trim si Permet Vula
Folet prap me yje ndor tu dridh martira yjet rriten n'djepa yll si Yll Morina
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur yjet e gjakoves Zoti i ka perkundur
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur
Oooooooo sa her ta nxin qiellin
token si dhet burra
djepat zbrasin fushekt ooo plot me Bajram Curra
djepat zbrasin fushekt ooo plot me Bajram Curra
Moj Gjakov dardane varre male gropa
Do ta sjell lirin pisket Ilir Soba
Paska djem si zana yje permbi kreshta yjet perkun nana yll si Elton Zherka
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur yjet e gjakoves Zoti i ka perkundur
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur
djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur
 
Titulli: Elton Zherka “Xhejms Dini” Shqiptar renia e tij heroike ne Junik..

Respekte te reneve per atdhe..
Ata qe lane nje jete me shume te mira edhe erdhen e dhane jeten. Ky eshte atdhetarizem i vertete e jo llogjet neper internet....se e pame se sa atdhetar jemi ne te Shqiperis 1997 kur dolen edhe e shpallen Saranden autonome, vran ne mes te Tiranes Ahmet Krasniqin etj etj..

Zoti ia beft drite atje ku prehen..
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top